Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Sektori i Botimeve

 

Sektori i botimeve realizon botime dhe menaxhon punën për shpërndarjen e rezultateve studimore dhe kërkimore sipas standardeve në përputhje me nevojat, vizionin dhe prioritetet strategjike të zhvillimit të Policisë së Shtetit, duke përdorur strategji dhe teknika të ndryshme, të shfrytëzueshme si për komunitetin shkencor, ashtu dhe për një audiencë më të gjerë.

Ai shpërndan rezultatet studimore në fushën e rendit dhe sigurisë si dhe informon publikun, nëpërmjet publikimeve “online” dhe “hardcopy”, promovimeve studimore, diskutimeve në grupe specialistësh, seminare, simpoziume, konferenca, etj., si dhe koordinon punën në fushën e botimeve shkencore, publikimit të tyre, me njësitë bazë të Akademisë së Sigurisë si dhe strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.

Sektori koordinon punën për zhvillimin e një politike të gjerë të bashkëpunimit në kërkimin dhe botimet shkencore me institucionet e tjera kërkimore të arsimit të lartë dhe agjencitë e sigurisë; siguron që botimet dhe publikimet në të gjitha format, të përmbushin standardet e shkrimit akademik, drejtshkrimor dhe të jenë në përputhje me standardet etike dhe normat e pranuara mbi pronësinë intelektuale; kërkon nga departamentet dhe drejtoritë përkatëse në DPSH të dhëna dhe materiale që i gjykon të nevojshme për realizimin e botimeve shkencore dhe të publikimeve, përputhje me nevojat, vizionin dhe prioritetet strategjike të zhvillimit të Policisë Shtetit.

Ai realizon botimin e revistës shkencore të Akademisë së Sigurisë, tekstet, broshurat, guidat, si dhe produkte të tjera informuese, të shfrytëzueshme si për komunitetin shkencor ashtu dhe për një audiencë më të gjerë si dhe bashkëpunon me strukturat mbështetëse të Akademisë së Sigurisë për realizimin e realizimin e botimeve, teksteve, broshurave, guidave, fletëpalosjeve si dhe produkte të tjera informuese të planifikuara.