Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Misioni i revistës shkencore “Policimi dhe siguria”

 

Revista shkencore “Policimi dhe Siguria”, botohet nga Qendra Kërkimore Shkencore e Akademisë së Sigurisë, bazuar në Urdhrin e drejtorit të përgjithshëm të Akademisë së Sigurisë, Drejtues i Lartë Dr. Bilbil Memaj, Nr. 639, datë 23.7.2015, "Për botimin e revistës shkencore të Akademisë së Sigurisë".

Revista shkencore “Policimi dhe Siguria” me ISSN 2413-1334, është botim periodik i Akademisë së Sigurisë e cila shërben për publikimin dhe shpërndarjen e rezultateve të veprimtarisë kërkimore shkencore të Akademisë së Sigurisë në fushën e policimit dhe sigurisë me qëllim përmbushjen e standardeve më të larta në veprimtarinë kërkimore-shkencore në Akademinë e Sigurisë dhe më gjerë.

Kjo revistë do të publikojë studime, kërkime shkencore dhe botime në fushat e policimit dhe të sigurisë. Akademia e Sigurisë zotëron liri akademike dhe respekton detyrimet ligjore të përcaktuara shprehimisht në ligjin për Policinë e Shtetit dhe Arsimin e lartë si dhe të gjitha aktet e tjera ligjore që janë të detyrueshme për institucionet publike. Pikëpamjet e shprehura në revistën "Policimi dhe Siguria", janë të autorëve dhe nuk pasqyrojnë qëndrim zyrtar të Akademisë së Sigurisë. Autorët e publikimeve në revistën "Policimi dhe Siguria" gëzojnë liri të plotë akademike, me kushtin e vetëm që kur shkruajnë, ata të zbatojnë të gjithë legjislacionin përkatës si të komunikimit edhe atë profesional, i cili nuk cenon të drejtat e ndryshme.