Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Misioni i "Kolegjit të Policisë"

 

Misioni i Kolegjit Profesional të Lartë "Kolegji i Policisë"  është përzgjedhja e kandidatëve të rinj për punonjës policie, shkollimi bazë policor i tyre, trajnimi, kualifikimi i vazhdueshëm profesional për gjithë oficerët e policisë me gradën "Inspektor", si dhe kualifikimi e trajnimi i punonjësve të agjencive të tjera ligjzbatuese në fushën e sigurisë.

Kolegji Profesional i Lartë  "Kolegji i Policisë"  është përgjegjëse për përgatitjen e punonjësve të Policisë së Shtetit të rolit bazë. Kursantët shkollohen për një periudhë 11 mujore, ku nga këto, 8 muaj në ambientet e Akademisë dhe 3 muaj praktikë mësimore në strukturat e policisë. Pas përfundimit të trajnimit në terren kursantet certifikohen dhe emërohen në pozicione sipas nevojës. Kolegji Profesional i Lartë "Kolegji i Policisë" është përgjegjëse edhe për trajnimet bazë të specializuara sipas shërbimeve, për punonjësit e policisë së rolit bazë të Policisë së Shtetit.