Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Policimi në Patrullë

 

Totali i orëve mësimore në Kolegjin Profesional të Lartë "Kolegji i Policisë" në Akademinë e Sigurisë policor përbëhet nga pjesa teorike, prej 1141 orësh dhe pjesa praktike, prej 504 orësh mësimore; gjithsej 1645 orë mësimore. Programi përmban modulet kryesore për: “Policim në patrullë”, “Aftësim profesional policorë ”, “Ndihmën e parë mjekësore”, “Armët e policisë dhe qitje”, “Gjuhë e huaj (anglisht)”  dhe “Teknologji-informacioni”.

Moduli i “Policimit në patrullë” përmban:

  • Njohuri mbi të drejtat e njeriut,         
  • Formimi i përgjithshëm,                                              
  • Kompetenca policore (e drejta e Policisë),
  • Njohuri juridike,
  • Penale e përgjithshme,
  • Procedure penale,
  • Kundërvajtjet administrative,                    
  • E drejta kushtetuese,
  • Njohuri në fushën e qarkullimit rrugor,
  • Njohuri në fushën e investigimit të krimit,
  • Njohuri në fushën e shkencave ligjore,
  • Njohuri mbi kufirin & migracionin,
  • Automjetet e Policisë së Shtetit/përdorimi.
  • Studim dhe përgatitje për provim.

Përfundimi i Kolegjit Profesional të Lartë "Kolegji i Policisë" kryhet në këtë mënyrë:

1. Në përfundim të programit teorik – test përfundimtar.

2. Në përfundim të programit praktik – test praktik.

3. Rezultati përfundimtar – mesatare e komponentëve teori-praktikë-disiplinë.

4. Certifikimi – punonjës policie.