Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Aftësimi profesional Policor

 

Totali i orëve mësimore të Kolegjit Profesional të Lartë "Kolegji i Policisë" përbëhet nga pjesa teorike, prej 1141 orësh dhe pjesa praktike, prej 504 orësh mësimore; gjithsej 1645 orë mësimore.  Programi përmban modulet kryesore për: “Policimi në patrullë ”, “Aftësim profesional policore ”, “Ndihmën e parë mjekësore”, “Armët e policisë dhe qitje”, “Gjuhë e huaj (anglisht)” dhe “Teknologji-informacioni”.

Moduli i “Aftësimit profesional policor” përbëhet nga “Taktikat mbrojtëse” dhe “Stërvitja fizike”.

Përfundimi i Kolegjit Profesional të Lartë  "Kolegji i Policisë" kryehet në këtë mënyrë:

1. Në përfundim të programit teorik – test përfundimtar.

2. Në përfundim të programit praktik – test praktik.

3. Rezultati përfundimtar – mesatare e komponentëve teori-praktikë-disiplinë.

4. Certifikimi – punonjës policie.