Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Gjuha angleze

 

Totali i orëve mësimore të Kolegjit Profesional të Lartë "Kolegji i Policisë" përbëhet nga pjesa teorike, prej 1141 orësh dhe pjesa praktike, prej 504 orësh mësimore; gjithsej 1645 orë mësimore.  Programi përmban modulet kryesore për: “Policimi në patrullë ”, “Aftësim profesional policore ”, “Ndihmën e parë mjekësore”, “Armët e policisë dhe qitje”, “Gjuhë e huaj (anglisht)” dhe “Teknologji-informacioni”.

Moduli i “Gjuhës së huaj” ka si objektiv kryesor të ndihmojë studentët që të thellojnë njohuritë e përftuara në gjuhën angleze dhe t’i aftësojë ata në aplikimin me dije të qëndrueshme, veçanërisht në shprehitë e të shkruarit dhe të së folurit të gjuhës angleze.

Përfundimi i Kolegjit Profesional të Lartë "Kolegji i Policisë" kryhet në këtë mënyrë:

1. Në përfundim të programit teorik – test përfundimtar.

2. Në përfundim të programit praktik – test praktik.

3. Rezultati përfundimtar – mesatare e komponentëve teori-praktikë-disiplinë.

4. Certifikimi – punonjës policie.