Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

IT

 

Totali i orëve mësimore të Kolegjit Profesional të Lartë " Kolegji i Policisë" përbëhet nga pjesa teorike, prej 1141 orësh dhe pjesa praktike, prej 504 orësh mësimore; gjithsej 1645 orë mësimore. Programi përmban modulet kryesore për: “Policimi në patrullë ”, “Aftësim profesional policore ”, “Ndihmën e parë mjekësore”, “Armët e policisë dhe qitje”, “Gjuhë e huaj (anglisht)” dhe “Teknologji-informacioni”.

Moduli “Teknologji-informacioni”, ofron njohuri kompjuterike dhe mbi sistemet e teknologjinë e përdorur nga Policia e Shtetit. Zhvillimi i kësaj lënde ka për qëllim që të përcjellë dhe aftësojë kursantët me njohuritë bazë në fushën e teknologjisë së informacionit duke e venë theksin në formimin e tyre praktik, krahas atij teorik.

Përfundimi i Kolegjit Profesional të Lartë "Kolegji i Policisë"  kryhet në këtë mënyrë:

1. Në përfundim të programit teorik – test përfundimtar.

2. Në përfundim të programit praktik – test praktik.

3. Rezultati përfundimtar – mesatare e komponentëve teori-praktikë-disiplinë.

4. Certifikimi – punonjës policie.