Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Drejtori i "Kolegjit të Policisë"

Jetëshkrim     

Drejtori i Kolegjit Profesional të Lartë “Kolegji i Policisë”

      Drejtues, Ylli VASILI

 

Ylli Vasili ka lindur në Korçë në 24 Mars 1958, është i martuar dhe ka një vajzë. Aktualisht banon në Tiranë. Ka përfunduar Akademinë e Policisë në vitin 1979-1982, me rezultate te larta. Në vitin 1982 ështe emëruar Instruktor/Pedagog në Qendrën e Instruksionit  të Policisë dhe në vitin 1986 u emërua Pedagog në Shkollën dy vjeçare të Policisë.  Shkolla dy vjeçare e Policisë, ishte e para shkollë arsimore për përgatitjen dhe shkollimin e punonjësve të policisë së rolit bazë. Nga stafi i pedagogëve të kësaj shkolle, u punua fort në hartimin e përpilimin e programit të parë mësimor policor, tema dhe leksione për përgatijen profesionale, juridike, fizike dhe kulturës së përgjithshme. Studentët e kualifikuar nga shkolla dy vjeçare e Policisë, kanë punuar me profesionalizëm e integritet në strukturat e organizatës së policisë duke arritur edhe poste të larta në Policinë e Shtetit.

Në vitin 1990 u emerua Oficer Drejtimi në Degën e Shërbimeve të Drejtorisë së Policisë në Ministrinë e Brendshme. Në vitin 1992 u emërua Kryetar i Degës së Shërbimeve e njekohësisht Zv/Drejtor i Rendit Publik në Drejtorinë e Policisë në Ministrinë e Brendshme.

Në vitin 1995 u emerua Pedagog në Akademinë e Rendit e më pas Shefi i Departamentit të Policisë Kriminale në Akademinë e Rendit. Në Gusht të vitit 1997, u emerua Drejtori i Drejtorisë së Policisë së Rendit Publik ku mori pjesë aktivisht në ringritjen e Komisariateve e Degëve të Rendit, në çarmatosjen e popullsisë, rivendosjen e rendit e qetësisë publike, goditjes dhe eleminimit të bandave të armatosura, situata të krijuara pas revoltës së vitit 1997. Ndërkohë fitoi edhe gradën Kolonel.

Në Shtator të vitit 1998, u emerua Zv/Drejtor i Akademisë së Rendit deri  në vitin 2001 kohë në të cilën u emerua Shefi i Sektorit të Rendit Publik dhe njëkohësisht Zv/Drejtor në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Në vitin 2005, emërohet Specialist i Kartotekës dhe Kërkimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë dhe me kërkesën e tij nderpret marrëdhëniet e punës në Maj 2006.

Nga viti 2006 e deri në vitin 2012, është punësuar pranë mediave televizive me aktivitet privat, në funksione të ndryshme.

Në vitin 2015, rikthehet në strukturat e Policisë së Shtetit me emerim Specialist/Koordinator, në Sektorin e Planifikimit Strategjik në Drejtorinë e Studimeve Strategjike e në muajin Maj të këtij viti,  emerohet Shef Sektori në Sektorin e Rendit Publik në Drejtorinë e Rendit Publik në Drejtorinë e Përgjithshme të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit.

Në muajin Shtator të vitit 2016, emerohet Drejtor i Kolegjit Profesional të Lartë “Kolegji i Policisë” ku aktualisht vazhdon dhe sot.

Në drejtim të rritjes së tij profesionale, në angazhimin për realizimin e detyrave të ngarkuara, kanë patur efekt pozitiv trajnime të ndryshme brenda e jashtë vendit, duke u çertifikuar në rreth 15 trajnime të tilla.

Veçojmë,  në zhvillimin e trajnimeve atë të  Programit  të Asistencës Antiterrorizëm, Menaxhimi i Udhëheqjes për Drejtuesit e Lartë të Policisë të realizuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Menaxhimin e Projekteve për Drejtuesit e Lartë, Policia dhe të Drejtat e Njeriut etj, të realizuara në Hungari, Kroaci, Itali si dhe në Tiranë.