Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

AS, nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me Akademinë e Sigurisë, Vjenë, Austri

Sot, më datë 13 Nëntor, në ambientet e Akademisë së Sigurisë, u nënshkrua rishtaz Memorandumi i Mirëkuptimit midis Akademisë së Sigurisë, Tiranë dhe Akademisë së Sigurisë, Vjenë, Austri, për një bashkëpunim të ngushtë dhe konkret midis dy akademive respektive. Duhet theksuar se ky Memorandum Mirëkuptimi është nënshkruar për herë të parë në vitin 2006, por ekzistonte vetëm në letër. Ky rifreskim i Memorandumit dakordëson edhe njëherë bashkëpunimin dhe e bën atë praktikisht të zbatueshëm dhe konkret. Në këtë event të rëndësishëm ishin prezent, Rektori/Drejtori i Akademisë së Sigurisë së Vienës, Z. Norbert Leitner, Shefi i Marrëdhënieve me Jashtë, Z. Peter Lamplot, Oficeri i Kontaktit i Ambasadës Austriake, Z. Wolfgang Samer, si edhe Drejtori/Rektori i Akademisë Sigurisë, Drejtues i Lartë Dr. Bilbil Memaj dhe Drejtorët kryesor të kësaj Akademie.

Ky Memorandum ka për qëllim, bashkëpunimin reciprok midis dy institucioneve në fushat e trajnimit, studimit dhe hulumtimit shkencor policor. Në vazhdim delegacioni Austriak, bëri edhe një vizitë në ambientet e Akademisë së Sigurisë, në Kolegjin Profesional Policor, në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit, në Shtëpinë Taktike, Poligonin e Qitjes, Muzeun e Policisë, Kompleksin Sportiv, etj.

Kjo vizitë do të vijojë me të tjera takime reciproke, me synim komunikimin konstruktiv, pse jo edhe miqsor......