Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Trajnime dhe Kualifikime

 

Zhvillimi profesional

Akademia e Sigurisë do të vijojë të jetë institucioni përgjegjës për forcimin e kapaciteteve profesionale të shërbimeve të policisë, nëpërmjet:

• Trajnimeve të specializuar dhe të avancuar të të gjitha shërbimeve të policisë për çdo nivel dhe gradë.

• Kualifikimeve të punonjësve të policisë.

• Trajnimit të vazhduar ricertifikues të shërbimeve të policisë.

• Trajnimeve për ngritjen në gradën “komisar”, “kryekomisar” dhe “drejtues i parë”.

• Akademia do të ofrojë edhe trajnime dhe kualifikime për personelin e agjencive të tjera të zbatimit të ligjit.

Trajnimet e specializuara, të avancuara dhe kualifikimet

• Hetim krimi

• Trajnerët dhe instruktorët

• Shërbimet mbështetëse

• Kufiri & migracioni

• Siguria publike

Trajnimet ricertifikuese

• Armët e zjarrit

• Drejtimi i automjeteve të policisë

• Taktikat mbrojtëse

• Ndihma e shpejtë