Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Ciklet & Programet e Studimit

 

Në AS zhvillohen programe të akredituara të studimeve për të tre ciklet e studimit në fushën e policimit, rendit dhe sigurisë publike. Studimet për ciklin e parë dhe të dytë janë pjesë integrale e programeve të karrierës. Cikli i parë (“Bachelor”) realizohet në 3 vite akademike, me 180 kredite. “Masteri Profesional” zhvillohet i integruar në programin e punonjësve të policisë për ecurinë në karrierë; ai realizohet në kohëzgjatjen, një deri në një vit e gjysmë akademik, me 60-90 kredite. Për profesione të veçanta në polici, në programin e studimeve “Master Profesional”, pranohen ato kandidatura, të cilët zotërojnë një diplomë universitare në profesionin përkatës dhe që plotësojnë kriteret e përcaktuara në nenin 40 të Ligjit për Policinë e Shtetit. “Masteri i Shkencave” zhvillohet për të gjithë personat që kërkojnë të thellohen në studimet e mëtejshme shkencore në fushën e sigurisë; ai realizohet në dy vite akademike, me 120 kredite. AS-ja zhvillon edhe programe studimore të ciklit të tretë, “Doktoraturë” në fushën e sigurisë publike, në tre vite akademike. AS-ja ofron arsimim, kualifikim për zhvillimin e karrierës për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit dhe të institucioneve të tjera të shtetit. Kohëzgjatja dhe lloji i programit të karrierës përcaktohet me urdhër të Drejtorit të Policisë së Shtetit.