Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Departamentet e Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit

1. Departamenti i Hetimit të Krimit

2. Departamenti i Formimit të Vazhdueshëm

Departamenti i Formimit të Vazhdueshëm, ka për mision zhvillimin dhe mbikqyrjen, e trainimeve per ecurine ne karriere (ecuria ne gradë), e trajnimeve te specializuara dhe avancuara një fushën profesionale, që zhvillohen nga policia e shtetit apo agjensi të tjera ligjzbatuese, pa ose me bashkepunimin e partnereve kombetare dhe ndërkombetare, si dhe të shkollimit për nivelin e dyte të studimeve në Fakultetin e Sigurise dhe Hetimit.

3. Departamenti i Formimit të Përgjithshshëm dhe Juridik

Departamenti i Formimit të Përgjithshëm dhe Juridik eshtë njësi bazë, pjesë e strukturës të Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit.
Ai përmbledh një sërë lëndësh me karakter formues, social, dhe të formimit juridik.
Në këtë Departament zhvillohen pjesa me e madhe e lëndëve të programit “Bachelor” në vitet e para. Ato synojnë të formojnë punonjësin e ardhshëm të policiës, t’a aftësojnë atë me shprehi dhe dije bashkëhohe, t’i shërbejnë formimit të tij psikologjik kulturor e social, i japin atij aftësi komunikuese kulturore të arsyetimit dhe të shprehive të tjera që e ndimojnë atë per realizimin e detyrave policore për hetimin dhe zbulimin e krimit.
Lëndët formuese dhe ato jurdike plotësojnë pjesën më të madhe të programit dhe  pjesën dërrmuese të lëndëve të vitit të parë.
Në këtë Department bëjnë pjesë pedagogë me provojë të kualifikuar me aftësi të spikatuar në mësimdhënje  në institucionet e arsimit të lartë me grada dhe tituj shkencore.
Ky Departament dalllohet gjithashtu për veprimtarin Kërkimore Shkencore të stafit pedagogjikë në përbërje  të Departamentit në bashkëpunim me Departamentet e tjerë dhe student ndonëse është nje Departament civil si pjesë e strukturës të Akademisë së Sigurisë,  ai bashkëvepron me të gjitha njësit e tjera dhe bën punë të lavdërushme për lidhjen e përmbajtjes së lëndëve që mbulon me profilin e policisë dhe integrimin e saj në komunitet.
 

4.Departamenti i Ruajtjes dhe Sigurisë

Departamenti i Ruajtjes dhe Sigurisë si një nga hallkat kryesore të Fakultetit të Hetimit dhe Sigurisë në Akademine e Sigurisë, ka si mision nxitjen, programimin dhe zhvillimin e veprimtarisë së mësimdhënies dhe punës kërkimore-shkencore në fushën e Ruajtjes dhe Sigurisë. Departamenti i Ruajtjes dhe Sigurisë harton programin mësimorë për temat në fushën e sigurisë dhe ndjek zbatimin e tij sipas programit studimor të miratuar.

Departamenti i Ruajtjes dhe Sigurisë ka si objektiv kryesor përgatitjen e lartë teoriko-praktike të oficerëve të policisë, rritjen e aftësisë profesionale të tyre për realizimin me sukses të detyrave që u ngarkon ligji dhe përballimin e sfidave që ndeshet oficeri i policisë në vendet demokratike në zhvillim, lidhur me sigurinë publike..

Departamenti i Ruajtjes dhe Sigurisë bën një punë të vazhdueshme për përmirësimit e programit mësimore, temave mësimore dhe leksioneve duke reflektuar në to politikat strategjike të zhvillimit të Drejtorisë së Policisë së Shtetit dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Akdemisë së Sigurisë.

Objektiv tjetër i Departamentit te Ruajtjes dhe Sigurisë është rritja e kapaciteteve profesionale të stafit pedagogjik duke u fukusuar në punën kërkimore-shkencore të tyre dhe punës studimore për fitimin e gradave shkencore nga ky staf.