Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Departamenti i Formimit të Përgjithshëm dhe Juridik

 

Departamenti i Formimit të Përgjithshëm dhe Juridik eshtë njësi bazë, pjesë e strukturës të Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit.

Ai përmbledh një sërë lëndësh me karakter formues, social, dhe të formimit juridik.

Në këtë Departament zhvillohen pjesa me e madhe e lëndëve të programit “Bachelor” në vitet e para. Ato synojnë të formojnë punonjësin e ardhshëm të policiës, t’a aftësojnë atë me shprehi dhe dije bashkëhohe, t’i shërbejnë formimit të tij psikologjik kulturor e social, i japin atij aftësi komunikuese kulturore të arsyetimit dhe të shprehive të tjera që e ndimojnë atë per realizimin e detyrave policore për hetimin dhe zbulimin e krimit.

Lëndët formuese dhe ato jurdike plotësojnë pjesën më të madhe të programit dhe  pjesën dërrmuese të lëndëve të vitit të parë.

Në këtë Department bëjnë pjesë pedagogë me provojë të kualifikuar me aftësi të spikatuar në mësimdhënje  në institucionet e arsimit të lartë me grada dhe tituj shkencore.

Ky Departament dalllohet gjithashtu për veprimtarin Kërkimore Shkencore të stafit pedagogjikë në përbërje  të Departamentit në bashkëpunim me Departamentet e tjerë dhe student ndonëse është nje Departament civil si pjesë e strukturës të Akademisë së Sigurisë,  ai bashkëvepron me të gjitha njësit e tjera dhe bën punë të lavdërushme për lidhjen e përmbajtjes së lëndëve që mbulon me profilin e policisë dhe integrimin e saj në komunitet.