Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Departamenti i Ruajtjes dhe Sigurisë

Departamenti i Ruajtjes dhe Sigurisë si një nga hallkat kryesore të Fakultetit të Hetimit dhe Sigurisë në Akademine e Sigurisë, ka si mision nxitjen, programimin dhe zhvillimin e veprimtarisë së mësimdhënies dhe punës kërkimore-shkencore në fushën e Ruajtjes dhe Sigurisë. Departamenti i Ruajtjes dhe Sigurisë harton programin mësimorë për temat në fushën e sigurisë dhe ndjek zbatimin e tij sipas programit studimor të miratuar.

Departamenti i Ruajtjes dhe Sigurisë ka si objektiv kryesor përgatitjen e lartë teoriko-praktike të oficerëve të policisë, rritjen e aftësisë profesionale të tyre për realizimin me sukses të detyrave që u ngarkon ligji dhe përballimin e sfidave që ndeshet oficeri i policisë në vendet demokratike në zhvillim, lidhur me sigurinë publike..

Departamenti i Ruajtjes dhe Sigurisë bën një punë të vazhdueshme për përmirësimit e programit mësimore, temave mësimore dhe leksioneve duke reflektuar në to politikat strategjike të zhvillimit të Drejtorisë së Policisë së Shtetit dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Akdemisë së Sigurisë.

Objektiv tjetër i Departamentit te Ruajtjes dhe Sigurisë është rritja e kapaciteteve profesionale të stafit pedagogjik duke u fukusuar në punën kërkimore-shkencore të tyre dhe punës studimore për fitimin e gradave shkencore nga ky staf.