Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Përfundimi dhe heqja e statusit

  1. Statusi i studentit përfundon me marrjen e diplomës.
  2. Statusi hiqet me ç’regjistrim në këto raste:
    1. Me propozim të Dekanit dhe miratim e urdhër të drejtorit te AS, bazuar në kërkesën e studentit për tu çregjistruar, në formën e një deklarate personale;
    2. Kur vërtetohet se nuk i ka, i kanë munguar herët, ose i ka humbur rishtas kushtet, kriteret dhe të drejtën për të vazhduar studimet;
    3. Kur arrestohet në flagrancë apo dënohet me burgim për kryerjen e një vepre penale me dashje;
    4. Kur braktis pa shkak studimet dhe/ose i ndërpret ato pa u ndjekur procedurat përkatëse.
    5. Me propozim të dekanit dhe urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të AS, pas konsultimit me këshillin përkatës të studentëve për shkelje të rëndë ose të përsëritur të kësaj Rregulloreje ose rregulloreve te tjera.
    6. Kur klasifikohet mbetës me 30 ECTS në sezonin e vjeshtës;
    7. Kur largohet nga strukturat e policisë së Shtetit