Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

OBDAT-i, zhvilloi trajnimin me stafin mësimdhënës të Fakultetit të Sigurisë dhe Sigurisë

Në vazhdim të trajnimeve të organizuara nga zyra e OBDAT-it, pranë Ambasadës Amerikane më datë 19.12.2017, në ambientet e Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit u zhvillua trajnimi për "ndryshimet ligjore në kuadër të reformës në drejtësi", me stafin mësimdhënës të fakultetit.

Tema e takimit u fokusua në ndryshimet e fundit në Kodin e Procedurës Penale dhe Të drejtat e viktimave. Prezantimet u paraqitën nga lektorët pjesëmarrës Dr. Henrik Ligori, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme dhe Specialistët ligjor të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara (OBDAT) Znj. Xhoana Kovaci dhe znj. Brunilda Jani.

Në takimin e zhvilluar, të ftuarve, nga ana e Dekanit të këtij fakulteti, Prof.Dr.Ilirjan Mandro, ju bë një prezantim i programit mësimor që studentët zhvillojnë në programin”Bachelor” në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit për lëndët penale dhe ato procedurale si dhe përfshirjen e tyre në kurikulat mësimore.

Ky takim u mundësua nga zyra e OBDAT-it, pranë Ambasadës Amerikane.

Në vazhdimësi do të ketë të tjera trajnime për kapituj të vecante të legjislacionit procedurial penal të cilet do të ndikojnë në rritjen profesionale të studentëve.