Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Viti mbarëkombëtar i Skënderbeut - Studiuesi Dritan Egro bashkëbisedoi me studentët e Akademisë së Sigurisë

Në kuadër të aktiviteteve për nder të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, në Akademinë e Sigurisë historiani dhe osmanologu, Prof Asoc. Dr. Dritan Egro zhvilloi një bashkëbisedim me stafin drejtues dhe akademik dhe me studentët e Fakultetit për Hetimin e Krimit në Akademinë e Sigurisë, Qendrën Kërkimore Shkencore dhe Kolegjin e Policisë.

Në referatën e tij, z.Egro solli të dhëna të rëndësishme për periudhën e sundimit të Perandorisë Osmane dhe rolin e rëndësishëm gjeostrategjik të Skënderbeut si faktor kyç në jetën politike të vendit dhe sigurinë e qyteteve dhe tokave shqiptare që rrezikonin pushtimin.

Më pas studentët përmes pyetjeve të tyre shprehen interes lidhur me këtë figurë të rëndësishme të historisë sonë.

Drejtori i Akademisë së Sigurisë, Drejtues i Lartë, Dr. Bilbil Memaj falënderoi profesor Egron për informacionin e vlefshëm të përcjellë në interes të auditorit.