Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Profesoreshë Ann Fitzgerald zhvilloi Trajnimin me temë: “Planifikimi Strategjik për Sigurinë dhe Zhvillimin” me Drejtorët e Qarqeve dhe Drejtorive kryesore

Nga datat 28 Shkurt – 02 Mars 2018, në ambientet e Akademisë se Sigurisë, u zhvillua Trajnimi me temë: “Planifikimi Strategjik për Sigurinë dhe Zhvillimin”, me Drejtoret e Qarqeve si edhe Drejtorive kryesore pranë Drejtorisë se Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ky trajnim u krye nga Profesoreshë Ann Fitzgerald, e ftuar speciale për çështjet e Sigurisë, nga Universiteti i Cranfield, Angli.

Në fund të këtij kursi, ku ishin të ftuar Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ardi Veliu, si edhe Zëvendësministri i Brendshëm, Zoti. Besfort Lamallari, kursantet u certifikuan mbi këtë trajnim.