Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Në datat 23 - 25 tetor 2018 në Budva të Malit të Zi, u mbajt Konferenca Ndërkombëtare me temë “Implementimi i Trajnimit Policor në Vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Përfaqësues të Akademisë së Sigurisë ishin Drejtues i Lartë Dr. Bilbil Memaj, Drejtor/Rektor i Akademisë së Sigurisë dhe Prof.Dr. Ilirjan Mandro, Dekan i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit.

Temat e konferencës u fokusuan në propozimin e një modeli më të mirë për planifikimin e nevojave për trajnimin e specializuar të policisë dhe matjen e efektëve të trajnimeve të tilla.

Gjatë ditëve të Konferencës u zhvillua dhe një vizitë studimore në Akademinë e Policisë në Danilovgrad.