Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Një delegacion i lartë i FRONTEX, vizitoi Akademinë e Sigurisë në datën 16 prill 2019

Delegacioni i lartë i FRONTEX, që vizitoi Akademinë e Sigurisë më 16 prill 2019, ishte i përberë nga Zv. Drejtor Ekzekutiv i FRONTEX, Z. Berndt Koerner, Shefi i Përgjithshëm i Trajnimeve FRONTEX, Z. Edgar Beugels, Oficere e Projekteve të Trajnimeve, Znj. Beata Znoj, Oficerja Madhore Ndërlidhëse për Rajonin e Ballkanit Perëndimor, Znj. Vesna Marinkovic , Oficeri i Trajnimeve, përgjegjës për bashkëpunimin midis Rrjetit të Akademive Partnere, Z. Oliver Waltz.

Kjo vizitë, u bë në kuadrin e kthimit të vizitës në Gjermani dhe Poloni, që bëri një delegacion nga Akademia Sigurisë, ku i'u dha Certifikatë Pranimi në Rrjetin e Akademive Partnere. Gjatë kësaj vizite u theksua që Akademia e Sigurisë është e para Akademi në Ballkan e cila i bashkohet Rrjetit të Akademive Partnere që ka FRONTEX (që janë të gjitha të vendeve të BE).

Në Akademinë e Sigurisë, ata u pritën nga Drejtori/Rektori i Akademisë së Sigurisë, Drejtues i Lartë Dr. Bilbil Memaj. Gjithashtu ky delegacion zhvilloi takime dhe në Fakultetin e Sigursë dhe Hetimit, ku u prit nga Dekani i Fakultetit, Drejtues i Parë, Prof. Dr. Ilirjan Mandro dhe pedagogët e fakultetit. Më pas, ata u takuan dhe me Drejtorin e Kolegjit Profesional të Lartë “Kolegji i Policisë “, Drejtues Ylli Vasili.

Në këto takime, përfaqësues të FRONTEX, shprehën dëshirën të asistojnë në Akademinë e Sigurisë lidhur me kërkesat mbi trajnimet e nevojshme. Me korrektësi dhe vemendje, evidentuan të gjitha pikat dhe nevojat konkrete për kurse që Kolegji i Policisë dhe Fakulteti i Sigurisë dhe Hetimit kanë.

Në fund të vizitës, delegacioni i përfaqësuesve të FRONTEX, shprehën mendimet dhe mundësitë e tyre paraprake mbi mbështetjen e Akademisë së Sigurisë në Tiranë, lidhur me Trajnimet Rajonale që kanë të bëjnë me fushën e Kufirit & Migracionit.

Për të mundësuar këto ide, është e nevojshme të kryhen hapa të mëtejshëm, duke forcuar në këtë mënyrë edhe bashkëpunimin midis FRONTEX dhe Akademisë Sigurisë, Tiranë.