Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Drejtori i ICITAP, z. Steve Bennett, zhvilloi një takim me studentët e kursit universitar "Specialist Hetim Krimi"

Në datën 26.04.2019 në ambientet e Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit u zhvillua një takim me studentët e kursit universitar "Specialist Hetim Krimi". Të pranishëm në takim ishin z. Steve Bennett, drejtor i ICITAP dhe dekani i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit Prof.Dr. Ilirjan Mandro.

Në këtë takim u diskutua mënyra e organizimit të ICITAP, asistenca ligjore në ndihmë të Policisë së Shtetit dhe studentëve të Fakultetit të Sigursië dhe Hetimit. Pati interes nga ana e studentëve, të cilët bënë pyetje në lidhje me objektivat dhe politikat e këtij misioni në Shqipëri e më gjerë.