Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

Një delegacion i Mbretërisë së Hollandës, vizitoi Akademinë e Sigurisë

Në datën 03 Nëntor 2017, u zhvillua një vizitë zyrtare në ambientet e Akademisë së Sigurisë, nga një delegacion i Mbretërisë së Hollandës, i cili kryesohej nga Kryetari i Bashkisë së Roterdamit Z. Ahmet Aboutaleb, Shefi i Policisë së Roterdamit Z. Frank Paauw, Krye-Prokuror i Roterdamit Z. Marc van Nimwegen, Ambasadorja e Mbretërisë së Hollandës në Shqipëri Zj. Dewi van de Werd, si edhe përfaqësues të tjerë të Mbretërisë së Hollandës. Ato zhvilluan një takim të shkurtër me Drejtorin e kësaj Akademie, Drejtues i Lartë Dr. Bilbil Memaj, si edhe më pas bënë një takim të hapur në kuadër të organizimit të një Paneli Diskutimi mbi "Luftën Kundër Krimit të Organizuar", me temë: “Trekëndëshi i Rendit Publik dhe Sigurisë” – një model bashkëpunimi në qytetin e Roterdamit. Në këtë Panel Diskutimi, që u organizua me iniciativë të Ambasadës Hollandeze dhe Akademisë së Sigurisë, ishte e pranishme edhe Zv. Ministrja e Brendshme, Zj. Rovena Voda, si edhe pjesëmarrës të tjerë, përfaqësues të Misioneve Ndërkombëtare si OSBE-s, PAMECA-s, përfaqësues të Gjykatës, etj. Gjatë diskutimeve, u përmendën histori suksesi të këtij trekëndëshi të bashkëpunimit, sfidat dhe mësimet e nxjerra përgjatë një eksperience të tillë, ku u theksua dhe vlerësua lidhja e bashkëpunimit të Bashkisë, Policisë dhe Prokurorisë në fushën e luftimit të krimit të organizuar dhe migrimit të paligjshëm. Diskutimet u bënë jo vetëm nga anëtarët e panelit, por edhe në formën e pyetjeve dhe përgjigjeve nga pjesëmarrësit e pranishëm në këtë takim, i cili rezultoi mjaft i suksesshëm për bashkëpunim reciprok në të ardhmen.