Komunikimi Virtual

Me shume Informacion Rreth Nesh?

AS, nënshkruan “Memorandum Mirëkuptimi” me Akademinë e Estonisë

Një delegacion i vendit të Estonisë, i cili aktualisht ka kryesinë e BE-s deri në Gusht të vitit 2018, i përberë nga:  Rektore e Akademisë së Shkencave të Sigurisë së Brendshme të Estonisë, Dr. Katri Raik, Zv. Rektor i Akademisë së Shkencave të Sigurisë së Brendshme të Estonisë, Z. Andres Pung, Shefi i Marrëdhënieve me Jashtë të Akademisë së Shkencave të Sigurisë së Brendshme të Estonisë, si edhe Pika Kombëtare e Estonisë për Kolegjet Policore Evropiane CEPOL, Z Elmar Nurmela, sot më datë 01.11.2017, vizitoi Akademinë e Sigurisë, në kuadrin e kthimit të vizitës që Delegacioni i AS bëri në Estoni në kuadrin e Programit të Shkëmbimit të CEPOL.

Gjatë kësaj vizite delegacioni bëri një takim me Rektorin dhe përfaqësuesit kryesor të Akademisë së Sigurisë, në të cilin Rektori prezantoi misionin dhe strukturën e kësaj Akademie homologëve të Estonisë. Më pas u bënë edhe diskutime lidhur me fushat e përbashkëta të bashkëpunimit me Akademinë e Shkencave të Sigurisë së Brendshme të Estonisë dhe mbas miratimeve të përbashkëta, u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit midis Akademisë së Sigurisë dhe Akademisë së Shkencave të Sigurisë së Brendshme të Estonisë.

Qëllimi kryesor i këtij Memorandumi Mirëkuptimi është krijimi i marrëdhënie të përbashkëta më të drejtpërdrejta, në lidhje me shkëmbimin e eksperiencave të dy Akademive për zhvillimin dhe përmirësimin e kurrikulave, metodologjisë së mësimdhënies duke futur elemente të avancuara të Teknologjisë së Informacionit, shkëmbim pedagogësh si dhe shkëmbimin e leksioneve të përbashkëta, me qëllimin kryesor atë të vendosjes së standardeve të kurrikulave, metodologjisë mësimdhënies, stafit pedagogjik etj, në të njëjtën linjë me standardet e vendeve anëtare të BE-s, mbi të gjitha duke marrë parasysh faktin që Estonia ka aktualisht kryesinë e Bashkimit Evropian. Pjesë e vizitës së delegacionit Estonez ishin vizita në Poligonin e Qitjes, si edhe vizita të Institucioneve kryesore dhe Ambienteve të Akademisë se Sigurisë, si Fakulteti i Sigurisë dhe Hetimit, Kolegji i Lartë i Policisë, Komplekset Sportive, Shtëpia Taktike, Muzeu i Policisë, etj.

“Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit midis Akademisë së Sigurisë dhe Akademisë së Shkencave të Sigurisë së Brendshme të Estonisë”. Kliko këtu