Veprime të paligjshme kundër kofidencialitetit, integritetit dhe funksionimit të të dhënave dhe sistemeve kompjuterike :

  • Hyrja e paautorizuar kompjuterike    
    Kjo mbulon veprën baze të kërcënimeve dhe sulmeve kundër sigurisë të të dhënave dhe sistemeve kompjuterike. Këtu bëhet fjalë për veprime “Hacking”, “Cracking” dhe “Computer Trespass”, të cilat thjesht në vetvete në parim përbëjnë veprime të paligjshme. Këto veprime lidhen me pengesat që ju krijohen përdoruesve të ligjshëm të të dhënave dhe sistemeve kompjuterike dhe mund të shkaktojë ndryshim apo shkatërrim të tyre, të cilat kanë shpenzime të larta për rindërtim. Gjithashtu kjo ndërhyrje mund të japë aksesin në të dhënat konfidenciale si fjalëkalime, informacion mbi sistemin që do të sulmohet, sekrete, përdorimin e sistemin pa pagesë etj.
  • Përgjim i paligjshëm kompjuterik    
    Kjo ka të bëjë me të drejtën e privatësisë të të dhënave të komunikimit për të gjitha format e transferimit të të dhënave elektronike, qoftë me telefon, mesazh elektronik-email, apo transferim të dhënash-file transfer. Ajo kryhet nëpërmjet; - dëgjimit, monitorimit apo vëzhgimit-mbikqyrjes të përmbajtjes së komunikimit; - sigurimit të përmbajtjes së të dhënave direkt nëpërmjet aksesimit dhe përdorimit të një sistemi kompjuterik apo indirekt nëpërmjet përdorimit pajisjeve elektronike të përgjimit; - regjistrimit të përmbajtjes së të dhënave. Procesi mund të kryhet me pajisje teknike të fiksuara në linjat e transmetimit ashtu edhe pajisje për të mbledhur dhe regjistruar komunikime pa lidhje-wireless, përdorimin e programeve kompjuterike, fjalëkalimeve dhe kodeve
  • Ndërhyrje në të dhënat kompjuterike    
    Kjo ka të bëjë me mbrojtjen e të dhënave kompjuterike dhe programeve kompjuterike nga dëmtimi dhe shkatërrimi, për të ruajtuar integritetin, funksionimin normal apo përdorimin e të dhënave kompjuterike. Ky krim kryhet nëpërmjet Dëmtimi, shtrembërimi, ndryshimi, fshirja apo suprimimi i paautorizuar i të dhënave kompjuterike apo programeve kompjuterike. Futja e kodeve të këqija, si viruset, Trojan-ët etj.
  • Ndërhyrje në sistemin kompjuterik    
    Kjo ka të bëjë me pengimin e përdorimit të ligjshëm të një sistemi kompjuterik ku përfshihen pajisjet e telekomunikimit, duke përdorur apo ndikuar në të dhëna kompjuterike në dëm të operatorëve, përdoruesve të kompjuterave, sistemeve të telekomunikimit në mënyrë që të funksionojnë normalisht. Ky krim kryhet nëpërmjet futjes, dëmtimit, shtrembërimit, ndryshimit, fshirjes apo suprimimit të të dhënave, përdorimit të programeve që gjenerojnë sulme DoS, kode të këqija si viruse që parandalojnë apo ngadalësojnë procesin e sistemit kompjuterik, apo programe që dërgojnë sasi të mëdha të mesazheve elektronike tek marrësi në mënyrë që të bllokojë komunikimet apo funksionimin e sistemit.
  • Keqpërdorimi i pajisjeve kompjuterike    
    Kjo ka të bëjë me keqpërdorimin e pajisjeve apo të dhënave të aksesit me qëllimin për të kryer krimet e lartpërmendura. Ato mund të jenë “hacker-tools” apo pajisje të tjera të fuqishme për të kryer krimin kompjuterik. Ky krim kryhen nëpërmjet prodhimit, mbajtjes, shitjes, dhënies në përdorim, shpërndarjes apo çdo veprimi tjetër, për vënien në dispozicion të një pajisjeje, ku përfshihen edhe një program kompjuterik, një fjalëkalim kompjuterik, një kod hyrjeje apo një e dhënë e tillë e ngjashme, të cilat janë krijuar ose përshtatur për hyrjen në një sistem kompjuterik ose në një pjesë të tij.

Veprime të paligjshme të kryera nëpërmjet kompjuterit :

  • Falsifikimi kompjuterik    
    Kjo ka të bëjë me krijimin e paautorizuar apo ndryshimin e të dhënave të ruajtura, në mënyrë që ato të marrin një vlerë dëshmuese të ndryshme në procesin e transaksioneve ligjore, e cila mbështetet në autenticitetin e informacionit të gjendur në të dhënën kompjuterike dhe bëhet subjekt i një mashtrimi. Ky krim bëhet ndaj sigurisë dhe besueshmërisë të të dhënave elektronike të cilat mund të kenë pasoja për marrdhëniet ligjore. Bëhet fjalë për të dhëna “dokumente” apo “transaksione”që kanë efekte ligjore. Ky krim kryhet nëpërmjet futjes, ndryshimit, fshirjes apo heqjes se të dhënave kompjuterike, pa të drejtë, për krijimin e të dhënave të rreme, me qëllim paraqitjen dhe përdorimin e tyre si autentike, pavarësisht nëse të dhënat e krijuara janë drejtpërdrejt të lexueshme apo të kuptueshme. Kur kjo vepër mund te kryhet edhe nga personi, që ka për detyrë ruajtjen dhe administrimin e të dhënave kompjuterike
  • Mashtrimi kompjuterik    
    Kjo ka të bëjë kryesisht manipulimin e informacioneve të futura, ku të dhëna jokorrekte janë futur në kompjuter ose nga programe manipulues apo ndërhyrje të tjera gjatë procesit të procesimit të të dhënave me qëllim kryerjen e një tranferimi pasurie të paligjshëm. Kjo kryhet nëpërmjet futjes, ndryshimit, fshirjes ose heqjes se të dhënave kompjuterike apo ndërhyrjes në funksionimin e një sistemi kompjuterik, me qëllim për t’i siguruar vetes apo të tretëve, me mashtrim, një përfitim ekonomik të padrejtë apo për t’i shkaktuar një të treti pakësimin e pasurisë
  • Shpërndarja kompjuterike e materialeve pro gjenocidit ose krimeve kundër njerëzimit    
    Kjo ka të bëjë me ofrimin në publik ose shpërndarjen e qëllimshme publikut, nëpërmjet sistemeve kompjuterike, të materialeve, që mohojnë, minimizojnë, në mënyrë të ndjeshme, miratojnë ose justifikojnë akte, që përbëjnë gjenocid ose krim kundër njerëzimit
  • Kanosja me motive racizmi dhe ksenofobie nëpërmjet sistemit kompjuterik    
    Kjo ka të bëjë me kanosjen serioze për vrasje ose plagosje të rëndë, që i bëhet një personi, nëpërmjet sistemeve kompjuterike, për shkak përkatësie etnike, kombësie, race apo feje
  • Shpërndarja e materialeve raciste ose ksenofobike nëpërmjet sistemit kompjuterik    
    Kjo ka të bëjë me ofrimin në publik ose shpërndarjen e qëllimshme publikut, nëpërmjet sistemeve kompjuterike, e materialeve me përmbajtje raciste ose ksenofobike.
  • Fyerja për motive racizmi ose ksenofobie nëpërmjet sistemit kompjuterik    
    Kjo ka të bëjë me fyerjen e qëllimshme publike, nëpërmjet sistemit kompjuterik, që i bëhet një personi, për shkak të përkatësisë etnike, kombësisë, racës apo fesë
  • Të tjera

Veprime të paligjshme të lidhura me përmbajtjen e të dhënave apo sistemeve kompjuterike :

  • Prodhimi i materialeve pornografike me të mitur    
    Kjo ka të bëjë me prodhimin elektronik të materialeve pornografike me të mitur dhe jo me prodhimin tradicional të këtyre materiale. Pra prodhimi elektronik i këtyre materialeve me qëllimin për tu shpërndarë në Internet. Këto veprime kryhen nëpërmjet përdorimi i të miturit për prodhimin e materialeve pornografike
  • Shpërndarja e materialeve pornografike me të mitur    
    Kjo ka të bëjë shpërndarjen e materialeve pornografike me të mitur nëpërmjet Internet-it si mundësi e mirë për tregtimin e një materiali të tillë dhe jo me shpërndarjen fizike të këtyre materiale. Këto veprime kryhen nëpërmjet rrjeteve të ndryshme P2P, me anë të së cilave mund të shkëmbehen të të dhëna video, audio, etj., adresave të Internet-it, ku publikohen këto materiale etj

Veprime të paligjshme të lidhura me shkeljen e të drejtës së autorit dhe të drejta të lidhura me të, të kryera në Internet :

  • Shkelja e të drejtës së autorit dhe të drejta të lidhura me të    
    Kjo ka të bëjë me shkeljen e të drejtave intelektuale, në veçanti të drejtat e autorit të cilat janë më të shpeshta në Internet. Riprodhimi apo shpërndarja në Internet e produketeve të mbrojtura, pa miratimin e mbajtësit të së drejtës, si psh literaturë, fotografi, muzikë, audio-pamor etj
 

Informacion Personal

Emër
Atësia
Mbiemër
Subjekti Juridik
Data e lindjes
Gjinia
Qyteti
Telefon
Vendbanimi
E-Mail

Informacion për personin që ka kryer krimin:

Emër
Mbiemër
Atësia
Telefon
Vendbanim
Email
Vendi i punës
Qyteti Adresa
 
Website
Adresa IP
Emri i chat-it
Të tjera
Humbje monetare

Sasia
Monedha
Mënyrat e pagesës

Kesh
Kompani për transferim parash
Kartë Debiti/Krediti
Transferta bankare

 

Përshkruani me fjalët tuaja incidentin duke përfshirë datën, orën, vendin e ndodhjes:


Përcaktoni si është realizuar komunikimi me personin e dyshuar :

Chat E-mail Fax Personalisht
Telefon Website Të tjera


Ka patur dëshmitare apo të dëmtuar të tjerë nga ky krim :

Po     Jo

Specifiko

A keni raportuar në agjenci të tjera të zbatimit të ligjit apo qeveritare. Nëse po specifiko cilat :

Po     Jo

Specifiko

Vendosni kodin në imazh:
    verification image, type it in the box