Elbasan – Konferencë për shtyp për operacionin policor “Krasta”

Elbasan

Zv/drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Drejtuese e Lartë Aida Hajnaj, së bashku me Prokurorin Ridvan Sukja, Drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale, Drejtues i Lartë Tonin Vocaj, Drejtorin e Policisë Elbasan, Drejtues Arjan Muça – në konferencë për median për finaliziminin e operacionit policor “Krasta”

Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore 3 ngjarje kriminale të ndodhura më parë.

Goditet edhe një rast korrupsioni i kryer nga punonjës shtetërorë të Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe të sektorit privat

Sekuestrohen një sërë sendesh të kundraligjshme

Më datë 14.06.2019, në kuadër të operacionit “FORCA E LIGJIT”, nga Njësia Hetimore pranë Task – Forcës Speciale Qëndrore, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, pas një hetimi 1-vjecar, në bashkëpunim më Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, forcat speciale RENEA, FNSH, në orët e para të mëngjesit kanë zhvilluar operacionin policor të koduar “KRASTA”, për të bërë të mundur ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, të masave të sigurimit personal “Arrest me Burg” dhe kontrollin e banesave e ambienteve për llogari të hetimeve të procedimeve penale të rifilluara si më poshtë vijon :

  1. Procedimit Penal nr 40 të vitit 2006, i rregjistruar për veprat penale: “Vrasja me paramendim mbetur tentativë”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga nenet 78-22, 278/2 të Kodit Penal, që bën fjalë për tentativën e vrasjes së shtetasit F.M., ngjarje e ndodhur më datë 30.01.2006 në Elbasan.
  1. Procedimit penal nr 1121/2012, i rregjistruar për veprat penale “Vrasja në rrethena cilësuese e kryer në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga nenet 79/dh-25, 278/2 të Kodit Penal, që bën fjalë për vrasjen e shtetasit G.B. (alias A.M) dhe të babait të tij shtetasit N.B., ngjarje e ndodhur më datë 15.08.2012, në lagjen “Çlirimi” Elbasan.
  1. Proçedimi Penal nr 627-2013, i rregjistruar për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja me dashje”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga nenet 88, 110/2, 278/2 të Kodit Penal, ngjarje e ndodhur në datë 19.04.2013 në qytetin e Elbasanit.

Si rezultat i hetimeve intensivenga kjo njësi në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, është bërë e mundur që të tre këto ngjarje të zbulohen dhe të dokumentohen me prova ligjore, dhe konkretisht :

Për Procedimin Penal nr. 40 viti 2006, nga hetimet e zhvillura ka rezultuar se autor i kësaj ngjarje është shtetasi

F.Ç, 38 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan lagjia “Emin Matraxhiu”. Për këtë shtetas u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr. 477 datë 11.06.2019, per të cilin ishte caktuar masa e sigurimit “Arrest me burg” i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim e mbetur tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Për Procedimin Penal nr. 627 viti 2013 nga hetimet e zhvillura ka rezultuar se autorë të kësaj ngjarje janë shtetasit :

M.L (alias S.Ç), 31 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan “Lagjia 5 Maji”, aktualisht person i shpallur në kërkim për një tjetër vepër penale.

E.Ç, 30 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, aktualisht i ndaluar për një vepër tjetër penale dhe vendimi ndaj këtij shtetasi u ekzekutua në ambientet e IEVP, Elbasan.

Për Procedimin Penal nr. 1121 viti 2012 nga hetimet e zhvillura ka rezultuar se autorë të kësaj ngjarjeje janë shtetasit:

E. B, 38 vjeç, lindur në Kavajë dhe banues në Elbasan, “Lagjia Shënkoll”, i cili është shpallur në kërkim.

E. C., 28 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan “Lagjia Çlirimi” i cili është shpallur në kërkim.

Në kuadër të hetimeve të kryera mbi Procedimin Penal nr 627 viti 2017, është bërë e mundur të dokumentohet aktiviteti i jashtëligjshëm në lidhje me disa veprime korruptive, të kryera nga punonjës shtetërorë të Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe të sektorit privat

Si rezultat i hetimeve u arrit që përmes provave ligjore të dokumentohet aktivitetit korruptiv i shtetasve të mëposhtëm dhe u ekzekutuan vendimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg” për veprat penale:

“Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,

“Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”

“Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”

parashikuar nga nenet 244, 245/1,2, dhe 149/a,

B. K, 39 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan

A. B, 61 vjeç, lindur e banues në Elbasan.

A. N, 67 vjeç, lindur Sarandë dhe banues në Tiranë.

S. M, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

I. H, 51 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

A. D, 34 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan,

Sh. S, 38 vjeç, lindur dhe banues në Labinot Mal-Elbasan, i cili u shpall në kërkim

E. T, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tropojë,

Në vijimi të ekzekutimeve të vendimeve për kontrollet e banesave dhe ambienteve, janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet si më poshtë:

Revolver “Nagant” me mulli, me gjashtë fishekë, kalibër 9 mm.

Pistoletë gjysmë automatike e markës “Zoraki”, me gjashtë fishekë, kalibri 7.65 mm

Nje krehër pistolete TT, me katër fishekë, model 54.

26 copë fishekë, model 54.

4 jelekë antiplumb

Një shkop metalik me hapje me stampë policie “USING”

Një portofol lëkure me stampë “policia e shtetit”.

7 palë targa automjetesh, shqiptare dhe të huaja.

4 radio marrëse – dhënëse

Një peshore elektronike

735 gr. lëndë narkotike e dyshuar marijuanë, e paketuar dhe e përgatitur për tu tregtuar.

Disa telefona celularë dhe një satelitor.

Gjithashtu nga kontrollet e banesave, si rezultat i sendeve të paligjshme të gjetura në banesa, është bërë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Gj. (S), 40 vjeç, për veprat penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, lëndëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja dhe shitja pa leje e armëve të ftohta”, dhe “Mbajtja pa të drejte e uniformës”, vepra të parashikuara nga nenet, 278, 279 dhe 247 të Kodit Penal.

Ështe shpallur në kërkim shtetasi Q.H., 25 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e Narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Në përfundim bëjmë me dije se vijojnë hetimet intensive në lidhje me një numër ngjarjesh të vjetra të ndodhura në Qarkun e Elbasanit dhe Tiranës, duke bashkëpunuar me autoritet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.