Lezhë, finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar "Acari".

Lezhëlezhe operacion acari

Operacion antidrogë "Acari". (për video kliko mbi link).

Sekuestrohen 22 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Arrestohen 3 shtetas në flagrancë.

Me datë 06.01.2017, nga Seksioni kunder narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e aktivitetit kriminal të narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe pas një punë hetimore të mirëorganizuar, u bë i mundur realizimi me sukses i operacionit "Acari" ku u arrestuan në flagrancë 3 shtetas :

1- F.GJ., 30 vjeç, banues në Rreshen

2- A.GJ., 46 vjeç, banues në Tiranë

3- P.P. , 39 vjeç, banues në Mirditë

Këta 3 shtetas , në aksin e vjetër rrugor Lezhë - Milot, në vendin e quajtur Pllanë , u kapen në flagrancë me automjetin e tyre tip Benz me targë DR 3609 E , ku kishin të fshehur në 4 thasë 22 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa e cila u sekuestrua në cilësinë e proves materiale së bashku me mjetin e tyre.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale " Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

lezhe operacion acari

Arkiva

Dhjetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...