Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 01.02.2017

DORËZIMI I ARMËVE. 1Drejtoria PPSH.1

 

Policia e Shtetit

Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve.

Gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 31 armë zjarri, 11712 fishekë, 12 granata, 12 krehëra, 1 gjerdan me fishekë gjuetie.

Konkretisht në qarqet:
Qarku Tiranë
Dorëzohen 9 armë zjarri, 3723 fishekë luftarakë, 2 granata dhe 1 gjerdan me fishekë gjuetie, konkretisht: dy armë zjarri në Komisariatin nr.1, dy armë zjarri në Komisatiatin nr.2, një armë zjarri në Komisariatin nr.4, dy armë zjarri në Komisariatin nr.5, një armë zjarri në Komisariatin nr.6 dhe 1 armë zjarri në Rrogozhinë.

Qarku Shkodër
Dorëzohen edhe 5 armë zjarri të tjera e 1400 fishekë, 12 krehëra dhe 2 granata, konkretisht: 3 armë dhe 820 fishekë në Shkodër, 1 armë dhe 50 fishekë në Vaun e Dejës dhe 1 armë zjarri, 530 fishekë dhe 2 granata në Pukë.

Qarku Kukës
Dorëzohen 5 armë zjarri dhe 390 fishekë nga banorë të Njësive Administrative Ujmisht, Bushtricë, Malzi, Shtiqen e Klosh.

Qarku Gjirokastër
Dorëzohen 2 armë zjarri dhe 4780 fishekë, konkretisht: 1 armë zjarri dhe 4720 fishekë në Gjirokastër, si dhe 1 armë zjarri dhe 60 fishekë në Përmet.

Qarku Elbasan
Dorëzohen 3 armë zjarri e 90 fishekë e 1 granatë, konkretisht: 2 armë në Cërrik dhe 1 në Peqin.

Qarku Durrës
Dorëzohen 4 armë zjarri dhe 120 fishekë.

Qarku Dibër
Dorëzohen nga banorët e Njësisë Administrative Tomin, 1 armë zjarri, 7 granata me ndezësa dhe 1109 fishekë.

Qarku Lezhë
Dorëzohen nga dy banorë 2 armë zjarri dhe 100 fishekë.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me komunitetin do të vijojë përmbushjen e nismës "Shqipëria pa armë", për grumbullimin e armëve dhe municioneve në të gjithë vendin.

Theksojmë se afati përfundimtar i dorëzimit vullnetar të armëve është data 30 e muajit Prill 2017.

Në këtë kuadër edhe një herë iu bën thirrje të gjithë atyre që disponojnë armë pa leje, t'i dorëzojnë ato brenda datës 30 Prill.

Policia e Shtetit:
Operacion i koduar "Drejtësia".
Operacioni është zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Policinë e Shtetit me Sektorët përkatës në Drejtorinë Vendore Tiranë e Elbasan dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në koordinim me Sektorët për Hetimin e Korrupsionit në qendër, seksionet Tiranë e Elbasan dhe Drejtorinë e forcës së posaçme operacionale, më datë 31.01.2017, ka goditur 3 raste korrupsioni në sistemin e drejtësisë.

Pas një hetimi proaktiv prej 3 muajsh, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda, më datë 31.01.2016 është finalizuar operacioni "Drejtësia", me arrestimin e avokatit Gj.M, 52 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Fushë - Mamurras.
Arrestimi u bë me vendim gjykate në datë 31.01.2016. I larpërmenduri me veprime aktive ka kërkuar 3000 euro në mënyrë sistematike për ti paguar tek gjyqtari i çështjes gjyqësore penale, për të dhënë një pafajësi.
Vazhdojnë, hetimet për zbardhjen e të gjithë rrethanave dhe lidhjeve të tjera, për veprat penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,”Korrupsioni aktiv i Gjyqtarit, Prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Korrupsioni pasiv i Gjyqtarit, Prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga nenet 245/1, 319 e 319/ç të Kodit Penal.

2.Ndalohet shtetasi: S.K, 28 vjeç, banues në Tiranë, sepse ishte shpallur në kërkim per “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

3.Ndalohet shtetasi në kërkim B. K, 51 vjeç, banues në Tiranë, me punë në gupin e shoqërimit në Drejtorinë e Burgjeve, për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, ”Korrupsioni aktiv i Gjyqtarit, Prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Korrupsioni pasiv i Gjyqtarit, Prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, parashikuar nga nenet 245/1, 319 e 319/ç të Kodit Penal.


DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 31.01.2017, u ndalua shtetasi në kërkim I.K, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim. Nenet 283/2, 284 e 25 të Kodit Penal.

Seksioni për pastrimin e parave
Më datë 31.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.M, vjeç 58, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 30.01.2014, në rrugën Ibrahim Rrugova, u kap duke kryer veprime të këmbimit të vlerave monetare. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi lekësh, të prerjeve të ndryshme. Neni 170/ç i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 30.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasen Y.K, vjeç 69, banuese në Tiranë. Nenet 248 e 186 të Kodit.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 31.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.O, vjeç 46, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Dritan Hoxha”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Honda”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.B, vjeç 37, banues në Tiranë, pasi, te një kopshti, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Mitsubish”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për vlerësim, pasi, në rrugën “Ali Shefqeti” Shkozë, shtetasi I.T, vjeç 18, banues në Tiranë, duke drejtuar ciklomotorin tip “Piaggio”, pa targë, ka goditur këmbësoret dy shtetase të mitura, të cilat pasi morën mjekim në spital, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 31.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.F, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 19:20, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Opel Corsa”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin F.B, vjeç 75, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.B, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi, në autostradën Durrës-Tiranë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, kamionin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasja A.H, vjeç 39, banuese në Tiranë, pasi, në rrugën “Ibrahim Rrugova”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 31.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin P.M, vjeç 67, banues në Elbasan, pasi dyshohet se, në lagjen “Beqir Dardha”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik. Nenet 242 e 291  të Kodit.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 31.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasit A.Ç, vjeç 31,  banues në fshatin Kallm i Madh, pasi në Kallm, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin  tip “Kadi’, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.K, vjeç 24, banues në Rroskovec. Në rrugën Fier-Berat, në hyrje të qytetit Roskovec, duke drejtuar mjetin autoveturë tip “Benz”, ka dalë nga rruga e për pasojë janë dëmtuar pasagjeret M.K, 17 vjeçe dhe E.D, 16 vjeçe, të dyja banuese në fshatin Marinëz Roskovec, të cilat ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 31.01.2017, u arrestua në flagrancë ka arrestuar në flagrancë shtetasin J.D, 30 vjeç banues në Tiranë. Policia ka bërë arrestimin e tij, pasi ditën e djeshme, ky shtetas duke udhëtuar në aksin rrugor Ura e Gajdarit - Krane, me mjetin tip Benz, është përplasur pranë fshatit Vrion me motoçikletën "Tianma", me drejtues shtetasin D.Gj, 62 vjeç, banues në fshatin Vrion, i cili u transportua në Tiranë dhe humbi jetë në ambientet e Spitalit të Traumës.

Më datë 31.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.H, vjeç 38, banues në Vlorë, pasi, në lagjen “Rilindja”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Peugeot”, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë rrugore. Nenet 291 e 236/1 të Kodit.

Më datë 31.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin A.M, vjeç 44, banues në Sarandë, pasi dyshohet se, në rrugën Krane–Muzinë, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Mitsubish”, është aksidentuar dhe ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për narkotikët
Më datë 31.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin S.K, vjeç 49, banues në fshatin Lazarat, pasi dyshohet se, në bulevardin e lagjes “18 Shtatori”, në mjetin tip “Ford”, iu bllokua me cilësinë e provës materiale, 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër korrupsionit
Më datë 31.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasit R.T e I.T, vjeç 31 e 34, banues në Rrëshen e Mirditë, specialistë faturimi, pasi dyshohet se në muajt Nëntor e Dhjetor 2016, kanë mbi faturuar një subjekt privat. Neni 248 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasen M.M, vjeç 42, banuese në Lezhë, faturiste, pasi dyshohet se në lagjen “Skenderbeg”, ka mbi faturuar në matësat elektrik të shtetases V.M, vjeç 52. Neni 248 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasit D.L, V.N e L.S, vjeç 71, 43 e 54, banues në Lezhë, Tropojë e Lezhë, pasi dyshohet se shtetaset V.N e L.S, duke qenë punonjëse të sigurimeve shoqërore në Tropojë e Lezhë, kanë shpërdoruar detyrën dhe shtetasi D.L me anë të falsifikimit të dokumenteve, ka marrë pension pleqërie. Nenet 186 e 248/a të Kodit.

Më datë 31.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasit M.M, F.N e R.M, vjeç 65, 52 e 64, banues në Lezhë, Tropojë e Lezhë, pasi dyshohet se shtetasit F.N e R.M, duke qenë punonjës të sigurimeve shoqërore Lezhë, kanë shpërdoruar detyrën dhe shtetasja M.M, me anë të falsifikimit të dokumenteve, ka marrë pension pleqërie. Nenet 186 e 248/a të Kodit.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni kundër krimeve ndaj pronës
Finalizohet operacioni i koduar "ICE MAN".
I shpallur në kërkim për "Vjedhje me armë", ndalohet një shtetas nga Policia.
Më datë 31.01.2017, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e shtetasit në kërkim, bënë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar "ICE MAN".
Si rezultat i këtij operacioni, në zonën e Mabës së Lezhës, i strehuar në një banesë, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit A.B, 28 vjeç, banues në Shkodër
Ky shtetas u ndalua nga shërbimet e Policisë pasi D.V.P Shkodër më datë 08.06.2016 e ka shpallur në kërkim me urdhër nga Prokuroria Shkodër me vendim nga Gjykata Shkodër, e cila e ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Vjedhje me armë" parashikuar nga neni 140 i Kodit Penal. Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 30.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.H, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Liqeni i Thatë”, në një lokal, u kap duke ushtuar aktivitet të paligjshëm lojëra fati. Me cilësinë e provës materiale iu sekuestruan disa pajisje. Nenet 197 e 198 të Kodit.

Më datë 31.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.J, vjeç 44, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 20.01.2017, në rrugën “Vllazën Huta”, ka ndërruar bravën e banesës së përbashkët me shtetasin Y.Q, vjeç 66. Neni 112 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.R, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në ambientet e një shkolle, ka goditur me grusht shtetasin Th.S, vjeç 16, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.B, vjeç 38, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Agush Gjergjevica”, gjatë punimeve të një firme për hapjen e një kanali, është aksidentuar shtetasi V.K, vjeç 45, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 289/1 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2017, rreth orës 19:30, u dërgua në SQU i vdekur, shtetasi S.G, 43 vjeç, i cili është gjetur i shtrirë pranë merkatos në rrugën “Ali Demi”. Nga veprimet hetimore dyshohet shkaqe natyrale. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 31.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.G, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, rrugën “Sandër Prosi”, iu gjet e sekuestrua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.Xh, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, rrugën “Sandër Prosi”, iu gjet e sekuestrua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.V, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Viktor Eftimiu“, iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale, 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 31.01.2017, gjatë natës, në rrugën “Halil Malaj”, kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit R.B, vjeç 57. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit.

Më datë 31.01.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 3, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit, E.B, 32 vjeç, banues në Tiranë, si dhe procedimin në gjendje të lirë të shtetasit, Q.B, 71 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasit e lartëpërmendur më datë 31.01.2017, në Rrugën "Sami Frashëri", kanë mbajtur pa dëshirën e tij, shtetasin D.P, 41 vjeç, duke mos e lejuar të dalë nga dyqani i tij, deri në momentin e kthimit të shumës monetare prej 7000 Lekësh, shumë të cilën ky shtetas i detyrohej shtetasve E.B e Q.B. Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të "Heqja e paligjshme e lirisë", parashikuar nga neni 110/2 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 31.01.2017, u arrestua shtetasi në kërkim E.M, 16 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 24.01.2017, ka vjedhur dyqanin e shtetasit R.T. Nenet 134 dhe 25 të Kodit Penal

Më datë 31.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit Xh.L, vjeç 52, banues në fshatin Zallbastar, pasi dyshohet se në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, është konstatuar duke vjedhur energji elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi P.F, vjeç 48, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 31.01.2017, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj ish-bashkëshortes V.V, vjeç 37, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 31.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim, pasi disa shtetas kanë kallëzuar se shtetasi E.V, vjeç 45, banues në Kamzë, po kryen punime ndërtimi pa leje.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 31.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.Ç, vjeç 48, banues në Ndroq, pasi dyshohet se, në banesë, u konstatua duke kryer ndërtim pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.Q, vjeç 44, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, te një stacion autobusi pranë një shkolle, i ka vjedhur celularin “Iphone 5”, shtetasit R.S, vjeç 43, banues në Kashar. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Në vijim të komunikatës datë 05.12.2016, që bën fjalë për vjedhje në banesën e shtetases I.P, më datë 30.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin K.H, vjeç 25, banues në Kavajë, i dënuar më parë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin A.B, vjeç 40, banues në Kavajë, pasi dyshohet se, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Ford”, është përplasur me motorin tip “Haiong”, pa targë, që drejtohej me leje drejtimi nga shtetasi A.L, vjeç 29, banues në Kavajë, i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë. Neni 290/2 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.S, vjeç 23, banues në fshatin Aganas, pasi në afërsi të stadiumit, u kap duke drejtuar pa dokumente e pa leje drejtimi, motoçikletën tip “Dayang”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.P, vjeç 23, banues në fshatin Aganas, pasi në afërsi të stadiumit, u kap duke drejtuar pa dokumente e pa leje drejtimi, motoçikletën tip “Honda”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë
Më datë 31.01.2017, shtetasi G.D, vjeç 39, banues në fshatin Zambish, kallëzon se prej një jave, një person e shqetëson në telefon. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin A.Rr, vjeç 17, banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet se, në Rrogozhinë, në ambientet e një shkolle, ka goditur me grusht shtetasen B.D, vjeç 16. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin P.S, vjeç 25, banues në fshatin Spanesh, pasi dyshohet se, në banesë, është konstatuar duke kryer ndërtim pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2017, në banesë, shtetasja e mitur F.B, vjeç 16, ka konsumuar një sasi medikamentesh, e cila ndodhet në spitalin Toksikologjik, nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 31.01.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit J.K e K.L, vjeç 22 e 20, banues në Durrës, pasi më datë 30.01.2017, në lagjen nr. 17,  për motive të dobëta, kanë plagosur lehtë me grusht, shtetasin M.B, vjeç 22, banues në Durrës. Nenet 89 e 25 të Kodit.

Më  datë 31.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi në kërkim T.K, vjeç 33, banues në  Shën Vlash, pasi, ka vjedhur disa pajisje në banesën e vëllait T.K, vjeç 39. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. Neni 134 i Kodit Penal.

Më  datë 31.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për  shtetasin E.B, vjeç 25, banues në  fshatin Rromanat, pasi dyshohet se në Rromanat, në kohë të ndryshme,  ka  vjedhur sende në banesën e shtetasit B.B, vjeç 48. Neni 134 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për largim nga banesa të shtetasit A.Z, më datë 31.01.2017, u gjet dhe dorëzua familjarëve, i cili deklaron se është larguar me dëshirën e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Më datë 31.01.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen L.K, vjeç 46, banues në Durrës, pasi dyshohet se bashkëshorti A.K, vjeç 52, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.01.2017, gjatë natës, në fshatin Sukth i Ri,  kanë vjedhur një bagëti të trashë, në kasollen e shtetasit Q.P, vjeç 62. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për vjedhjen e një bagëtie të trashë në kasollen e shtetasit M.K, më datë 31.01.2017, u ndalua shtetasi P.L, vjeç 31, banues në Durrës, i cili dyshohet se ia ka shitur më pas shtetasit Q.V, banues në fshatin Arapaj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin H.Xh, vjeç 60, banues në Durrës, pasi dyshohet se djali B.Xh, vjeç 30, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.S, vjeç 55, banues në Xhafzotaj, pasi, në banesë, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme  të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen A.B, vjeç 24, banuese në Durrës, pasi dyshohet se bashkëshorti B.Xh, vjeç 30, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Krujë
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim, më datë 31.01.2017, u ndalua shtetasi në kërkim A.S, vjeç 35, banues në fshatin Cudhi. Nenet 139 e 25 të Kodit.

Më datë 31.01.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin F.S, vjeç 68, pasi dyshohet se djali R.S, vjeç 22, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.01.2017, shtetasja F.T, vjeç 44, banuese në Fushë Krujë, kallëzon se me anë të telefonit, është kanosur me fjalë nga shtetasi E.D, vjeç 24, banues në fshatin Luz, Fushë Krujë, i cili ndodhet me masë sigurie  “Arrest në burg”, për një tjetër vepër penale. Nenet 84 e 275 të Kodit.

Më datë 31.01.2017, gjatë natës, në fshatin Verjon, kanë vjedhur disa televizorë lokalin e shtetasit N.D, vjeç 38. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2017, gjatë natës, në fshatin Larushk i Poshtëm, kanë vjedhur pjesë bakri në transformatorin elektrik, që përdorej për pompat e ujitjes, në pronësi të një fondacioni. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Njoftohemi se sot më datë 31.01.2017 në oborrin e banesës së tij shtetasi Xh.T, 69 vjeç banues në Elbasan i ka vënë zjarrin vetes me benzinë. Shkak dyshohet të ketë qenë depresioni
Shtetasi është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Tiranës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ka kryer veprimet hetimore dhe ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan për vlerësim.

Më datë 31.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi N.G, vjeç 43, banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi në Lagjen “Brigada 17 Sulmuese” gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga efektivat e policisë i’u gjet dhe i’u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një thikë. Neni 279 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2017, rreth orës 12:00, në fshatin Çikallesh, shtetasi F.Z, vjeç 42, banues në fshatin Kuqan, duke punuar me mjetin tip “Fadromë”, është batuar dhe ka marrë dëmtime të lehta, i cili pas mjekimit në spital, u largua pa probleme për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 31.01.2017 në Cërrik, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Fiat”, i shtetasit K.B, vjeç 27, banues në fshatin Mollas. Nga veprimet e kryera rezulton, se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në rrjetin elektrik. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 31.01.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes, për shtetasen E.K, vjeç 68, pasi dyshohet se djali A.K, vjeç 45, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 31.01.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 1, kanë vjedhur një sasi lekësh, në banesën e shtetasit I.T, vjeç 87. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2017, u referuan materialet në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin G.H, vjeç 36, banues në Moravë, pasi dyshohet se më datë 17.11.2016, në lagjen nr. 18, i ka vjedhur 1 telefon shtetasit G.V, vjeç 38, banues në Korçë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2017, në lagjen nr. 17, kanë vjedhur një telefon e një sasi lekësh, në banesën e shtetasit A.Q, vjeç 55. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 31.01.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin I.B, vjeç 64, banues në fshatin Buçimas, pasi dyshohet se gjatë natës, në ambientet e një zyre, ka prerë pemë dekorative. Neni 206 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.M, vjeç 19, banues në fshatin Qershizë, pasi, në Buçimas, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Kia”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2017, rreth orës 08:00, në fshatin Laktesh, në banesën e shtetasit B.H, vjeç 49, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht banesa. Nga veprimet e kryera rezulton, se zjarri ka rënë si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 31.01.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimit e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen Sh.F, vjeç 35, pasi dyshohet se në banesë, bashkëshorti A.F, vjeç 42, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin F.A, vjeç 39, banues në fshatin Bogdan, pasi dyshohet se, në Bogdan, për motive pronësie, ka kanosur për jetën shtetasin S.J, vjeç 59. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 31.01.2017, në fshatin Belesovë, te ‘’Përroi i Kërmës’’, shtetasi V.P vjeç 55, banues në fshatin Lapardha, duke punuar tokat me zetor, aksidentalisht është batuar duke u dëmtuar rëndë, i cili vdiq në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 31.01.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen A.H, vjeç 38, pasi dyshohet se bashkëshorti E.H, vjeç 46, ushtron dhunë psikologjike ndaj saj. Materiale i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.01.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen Sh.K, vjeç 55, pasi dyshohet se kunati M.K, vjeç 54, banues në Zharrëz, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, datë 27.07.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 31.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin D.I, vjeç 44, banues në fshatin Romës. Neni 159 i Kodit Penal.

Më datë  30.01.2017, gjatë natës, në lagjen “Pavarësia”, pranë banesës, shtetasit G.D, vjeç 54, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen I.Z, vjeç 26, pasi dyshohet se bashkëjetuesi E.O, vjeç 33, banues në Vlorë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe punohet për kapjen e shtetasit B.Ç, vjeç 24, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 29.01.2017, ka vjedhur një aparat celular në dyqanin e shtetasit G.K, vjeç 21, banues në Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndaj shtetasit T.A, vjeç 47, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, është konfliktuar me bashkëshorten L.A, vjeç 41, e cila ka Urdhër mbrojtje nga Gjykata. Neni 321 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2017, rreth orës 15:40, është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, shtetasi I.B, vjeç 50, banues në fshatin Sherishtë, i cili ka tentuar të vetëdigjet. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 31.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin Sh.M, vjeç 38, banues në Tiranë, pasi dyshohet se nga data 31.12.2016 e në vazhdim, me vetëgjyqësi, mban të bllokuara aparaturat pronë e shtetasit Th.D, vjeç 53, banues në Sarandë. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 31.01.2017, në banesë, shtetasja E.Xh, vjeç 15, ka pirë një sasi medikamente dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për vlerësim. Nenet 22 e 99 të Kodit.

Më datë 31.01.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin M.K, vjeç 50, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se, në lagjen “11 Janari”, për motive të dobëta, ka  goditur me sende të forta shtetasen K.M, vjeç 24, banuese në Gjirokastër. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 31.01.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin P.Gj, vjeç 73, pasi dyshohet se djali P.Gj, vjeç 45, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Më datë 31.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin K.P, vjeç 35, banues në Lezhë, pasi dyshohet se në fshatin Kolsh, u kap duke ndërtuar një shtëpi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për dhunë fizike ndaj bashkëshortes E.Gj, më datë 31.01.2017, u ndalua shtetasi në kërkim A.Gj, vjeç 37, banues në Grizhë, Malësi e Madhe. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 31.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin F.L, vjeç 15.03.1964, banues në fshatin Gjormë, pasi dyshohet se në Gjormë, i ka pushtuar 5000 m2 tokë shtetasit Sh.L, vjeç 67. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2017, u ndalua shtetasi F.T, vjeç 23, banues në fshatin Gorre, dhe punohet për kapjen e shtetases L.M, vjeç 58, banuese në Gorre, pasi dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetases E.Ll. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 31.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin Gj.N, vjeç 55, banues në fshatin Mashterkorë, pasi dyshohet se i vëllai Gj.N, vjeç 59, banues në Lezhë, ka bërë kallëzim se më datë 22.01.2017, e ka kanosur me fjalë, pas një konflikti për motive pronësie. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin M.G, vjeç 28, banues në Laç, Kurbin, pasi dyshohet se, në rrugën Kthellë e Epërme-Rrëshen, me fugonin tip “Iveko”, u kap duke transportuar 5 m³ lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës. Neni 205 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 31.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.K, vjeç 26, banues në Shkodër, pasi më datë 30.01.2017, në rrugën e Livadheve, me kamionin tip “Toyota”, u kap duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës, si dhe në mjet ju gjet e sekuestrua një pistoletë e 7 fishekë. Nenet 205 e 278 të Kodit.

Më datë 31.01.2017, rreth orës 03:30, në lagjen “Vasil Shanto”, në banesën e shtetases O.Sh, vjeç 39, ka rënë zjarr, ku është djegur kati dytë dhe çatia. Nga veprimet e kryera rezulton, se zjarri ka rënë nga pakujdesia në përdorimin e pajisjeve elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vlerësim. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 30.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin L.Zh, vjeç 46, banues në Shkodër pasi dyshohet se, në banesë, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 30.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasen M.D, vjeç 37, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në banesë, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 30.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasen A.U, banuese në Shkodër, pasi dyshohet se, në banesë, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 30.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe punohet për shoqërimin e shtetasit M.M, banues në Shkodër pasi dyshohet se, në banesë, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 30.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin S.T, vjeç 44, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në banesë, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 30.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe punohet për shoqërimin e shtetases M.V, banuese në Shkodër, pasi dyshohet se, në banesë, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin G.M, vjeç 25, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në lagjen “Vasil Shanto”, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë së rendit publik. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin N.N, banues në lagjen “Skënderbeg”, pasi dyshohet se, në banesë, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasit N.G, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në banesë, punonjësit e OSHEE-së,  kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasit P.N, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në banesë, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasit P.L, vjeç 53, banues në Shkodër pasi dyshohet se, në banesë, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasit N.K, vjeç 45, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në banesë, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasit L.K, vjeç 45, banues në fshatin Rragam, pasi dyshohet se, po ndërtonte, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 31.01.2017, u ndalua shtetasi në kërkim L.J, vjeç 43, banues në fshatin Lohe e Sipërme, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Nenet 84 e 150 të Kodit.

Më datë 31.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh.H, vjeç 58, banues në Koplik, pasi, ka kanosur me armë zjarri, pistoletë vëllanë I.H, vjeç 60, banues në Koplik, pasi pretendon se në një magazinë, i ka marrë disa materiale në pronësi të tij. Nenet 84 e 277 të Kodit.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 31.01.2017, Specialistët e Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasin A.M, 28 vjeç, banues në Kukës.
Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen Nr.7 , në rrugën e spitalit Kukës, duke drejtuar një motorçikletë, është përplasur nga mjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin K.K., 64 vjeç, banues në Kukës. Nga përplasja nuk pati të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale. Pas kontrollit të dokumentacionit të mjeteve, rezultoi se shtetasi A.M, nuk kishte leje drejtimi. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale "Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi ", parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 31.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin L.D vjeç 18, banues në Peshkopi, pasi dyshohet se, në afërsi të një shkolle në Peshkopi, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Citroen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 31.01.2017, rreth orës 09:30, në Krastë Martanesh, te “Maja e Lugut”, në galerinë e një subjekti minerar, është dëmtuar shtetasi A.H, vjeç 45, banues në Klos, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për ngjarje aksidentale.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit&Migracionit Rinas
Më datë 31.01.2017, në PKK Rinas, u kap shtetasi në kërkim A.G, vjeç 37, banues në Shkodër, pasi bashkëshortja E.G, ka kallëzuar se në mënyrë sistematike, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2017, në PKK Rinas, u ekstradua nga Kosova, shtetasi në kërkim ndërkombëtar B.K, vjeç 38, banues në Kosovë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar 18 muaj burg, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Neni 186/1 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës, ndaluan shtetasin A.L 33 vjeç, banues në Rrëshen. Ky shtetas, më datë 31.01.2017, në Terminalin e Pasagjerëve në Portin Detar Durrës, ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë duke i futur në brendësi të pashaportës 3 000 lekë, me qëllim për ta favorizuar në dalje nga Kufiri i Republikës së Shqipërisë pasi ishte i deportuar nga zona Shengen. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar në nenin 244 të Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Shkodër
Më datë 31.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin S.P, vjeç 48, banues në Shkodër, depërtuar, në PKK Muriqan, pasi dyshohet se më datë 13.08.2013, në afërsi të PKK Muriqan, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin në Muriqan, Shkodër ndaluan shtetasin S.M, 36 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas më datë 31.01.0217, në dalje nga Republika e Shqipërisë ka tentuar të korruptojë punonjësin e policisë duke i futur në brendësi të pasaportës 20 €, me qëllim kalimin në vendet shengen edhe pas refuzimit.
Nga Seksioni Kundër Korrupsionit në D.V.P-Shkodër, u kryen të gjitha veprimet hetimore ku shtetasi u arrestua në flagrancë për veprën penale "Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.


Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 32 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 12 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 7 persona në kërkim.
6 persona për vjedhje, OSHEE, dhunë në familje dhe heqje e paligjshme e lirisë.
Janë kapur 2 persona për krime ndaj personit dhe 1 person për kanosje.
2 persona për mitëdhënie dhe 2 persona për armëmbajtje pa leje.
Janë sekuestruar 1 armë zjarri, 1 armë e ftohtë dhe 7 fishekë.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 84 persona.
Gjatë 24- Orëve janë finalizuar Operacionet konkretisht:
Finalizohet me sukses Operacion i koduar "Drejtësia".
Operacioni është zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Policinë e Shtetit me Sektorët përkatës në Drejtorinë Vendore Tiranë e Elbasan dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në koordinim me Sektorët për Hetimin e Korrupsionit në qendër, seksionet Tiranë e Elbasan dhe Drejtorinë e forcës së posaçme operacionale, ka goditur 3 raste korrupsioni në sistemin e drejtësisë.

Finalizohet operacioni i koduar "ICE MAN".
Është ndaluar një shtetas i shpallur në kërkim për "Vjedhje me armë".
Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Finalizohet me sukses Operacioni “Blici Rrugor”,
Policia e Shtetit ka zhvilluar operacionin e koduar “Blici Rrugor”, të shtrirë në 12 qarqet e vendit, në akset kryesore dhe zonat urbane.
Aksioni për vendosjen e rripit të sigurimit dhe mos përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.
Janë angazhuar rreth 752 punonjës Policie në total.
Janë ngritur dhe funksionuan 150 pika kontrolli në të gjithë vendin.
Operacioni ka për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit, për mos përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në tërësi
Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

 

Arkiva

Mars 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...