Kukës, Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar "Mesjava"

Kukës, Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar "Mesjava" 02kukes

Sekuestrohen 20 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Në orët e para të mengjesit, Specialistët për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, në vijim të punës për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, finalizuan me sukses operacionin anti-drogë i koduar “Mesjava”, ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

1-GJ.K., 29 vjeç banues në Ujshtrezë, Mirditë.

2-Q.K., 28 vjeç, banues në Laç.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, në afërsi të spitalit Rajonal Kukës, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, në pjesën e bagazhit, u gjetën dhe u sekuestruan 20 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan :

- 20 kg lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa si dhe u bllokua automjeti tip “Benz”

Materialet në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur, i kaluan veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2, i Kodit Penal.

 

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...