Shkodër, Policia vijon kontrolle Blic në gjithë Qarkun për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale.

Shkodër, Policia vijon kontrolle Blic në gjithë Qarkun për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale. 03shkoder

Kontrolle në akset rrugore nacionale, në automjete, lokale si dhe banesa me qëllim kapjen e personave në kërkim, personave që qarkullojnë me armë, si dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të narkotikëve.

Si rezultat, parandalohet një ngjarje kriminale

Sekuestrohet një armë zjarri dhe arrestohet në flagrancë poseduesi i armës, shpallen në kërkim dhe 2 vëllezërit e tij.

Më datë 02.02.2017, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në kuadër të zbatimit të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë publike, në vendin e quajtur tek rrotondo në afërsi të hotel "Argenti", në qytetin e Shkodrës, kanë konstatur një konflikt me disa persona, ku për motive të dobëta shtetasi J.K së bashku me 2 vëllezërit e tij, janë konfliktuar duke iu shkaktuar dëme jashtë rrezikut shtetasve A.T. dhe F.T. (vëllezër) banues në Shkodër.

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi :

* J.K, 23 vjeç, banues në Shkodër

Si dhe u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

* A.K. 22 vjeç, banues në Shkodër

* D.K. 21 vjeç, banues në Shkodër (vëllezër)

Gjatë kontrollit të ushtruar në makinën tip "Fiat" e shtetasit J.K u gjet një armë zjarri e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 3 vëllezërve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe:


-2 shkopa bejsbolli
-3 thika
-1 dorezë hekuri

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme për veprat penale "Plagosje e lehtë me dashje", "Kanosja", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit" " Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta" dhe "Drejtimi i automjetit pa dëshmi", parashikuar nga nenet 84, 278, 279, 89 e 291 të Kodit Penal.

Kontrolle të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e veprimtarive kriminale.

03shkoder1

03shkoder2

03shkoder3

 

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...