Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Administratori”

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Administratori” (per video klikoni mbi link)002

Elbasan

Sekuestrohen 30 kg lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit “Cannabis Sativa”

Arrestohen në flagrancë tre shtetas si dhe shpallen dy të tjerë në kërkim


Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorëve,

nga efektivët e Seksionit Kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Administratori”

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

F. K., 35 vjeç banues në fshatin Shalës Cërrik

E. D., 27 vjeç banues në fshatin Shalës Cërrik

F. S., 37 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i tyre u bë në kuadër të një proçedimi proaktiv të ndjekur me metoda speciale hetimi, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit F. K.

u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

30 kg lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit Cannabis Sativa.

Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

T.K., 27 vjeç dhe XH.K. 29 vjeç të dy banues në fshatin Shalës Cërrik.

Nga veprimet hetimore paraprake të kryera nga Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve rezultoi se lënda narkotike dyshohet se i përket shtetasve të lartpërmendur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

001

003

 

004

Arkiva

Shkurt 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...