Vijon dorëzimi vullnetar i armëve në të gjithë vendin 5 Shkurt 2017

Vijon dorëzimi vullnetar i armëve në të gjithë vendin (per videon klikoni mbi link)012

Njëkohësisht ka nisur fushata duke trokitur derë më derë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 31 armë zjarri, 8900 fishekë,10 granata si dhe municione të tjera luftarake.

Dorëzimi vullnetar i armëve është duke vijuar në të gjithë Shqipërinë.

Njëkohësisht krahas këtij procesi të dorëzimit vullnetar të armëve nga banorët në të gjithë vendin, po zhvillohen edhe takime sensibilizuese me Kryetarët e Bashkive,

Administratorët e Njësive Administrative si dhe Kryetarët e lagjeve dhe të fshatrave.

Ditën e djeshme ka nisur edhe fushata tjetër ndërgjegjësuese dhe sensibilizuese, ajo e trokitjes derë më derë.

Kjo fushatë ka filluar në zonën e Lunxhërisë, ku Ministri i Punëve të Brendëshme, Saimir Tahiri dhe Drejtori i Policisië së Shtetit, Haki Çako i janë bashkuar studentëve të

Univerisitetit Eqerem Çabej të Gjirokastrës.

Edhe në këtë nismë, Policia nuk është e vetme, por e mbështetur nga nxënësit dhe studentët, Pushteti Vendor e mbarë komuniteti.

Policia e Shtetit falënderon të gjithë banorët që kanë dorëzuar armët dhe municionet që mbanin pa leje, si dhe të gjithë ata që janë bërë pjesë e sensibilizimit të nismës

"Shqipëria pa Armë".

Edhe një herë Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë qytetarëve që disponojnë armë pa leje, t'i dorëzojnë ato brenda afatit që përcakton amnistia.

001

002

004

003

005

013

006

008

007

009

011

010

 

 

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...