Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 05.02.2017

DOREZIMI I ARMEVE 1Drejtoria PPSH.1


Policia e Shtetit:

Vijon dorëzimi vullnetar i armëve në të gjithë vendin.
Njëkohësisht ka nisur fushata duke trokitur derë më derë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 31 armë zjarri, 8900 fishekë,10 granata si dhe municione të tjera luftarake.
Dorëzimi vullnetar i armëve është duke vijuar në të gjithë Shqipërinë.
Njëkohësisht krahas këtij procesi të dorëzimit vullnetar të armëve nga banorët në të gjithë vendin, po zhvillohen edhe takime sensibilizuese me Kryetarët e Bashkive, Administratorët e Njësive Administrative si dhe Kryetarët e lagjeve dhe të fshatrave.
Ditën e djeshme ka nisur edhe fushata tjetër ndërgjegjësuese dhe sensibilizuese, ajo e trokitjes derë më derë.
Kjo fushatë ka filluar në zonën e Lunxhërisë, ku Ministri i Punëve të Brendëshme, Saimir Tahiri dhe Drejtori i Policisië së Shtetit, Haki Çako i janë bashkuar studentëve të Univerisitetit Eqerem Çabej të Gjirokastrës.
Edhe në këtë nismë, Policia nuk është e vetme, por e mbështetur nga nxënësit dhe studentët, Pushteti Vendor e mbarë komuniteti.
Policia e Shtetit falënderon të gjithë banorët që kanë dorëzuar armët dhe municionet që mbanin pa leje, si dhe të gjithë ata që janë bërë pjesë e sensibilizimit të nismës "Shqipëria pa Armë".
Edhe një herë Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë qytetarëve që disponojnë armë pa leje, t'i dorëzojnë ato brenda afatit që përcakton amnistia.


DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 04.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.G, vjeç 42, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Demi” iu gjet e bllokua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Kokainë. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 04.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.L, vjeç 31, banues në Lezhë, pasi në rrugën “Xhorxh Bush” iu gjet e bllokua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Kokainë. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 04.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.B, vjeç 36, banues në Babrru, pasi në Babrru u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Kia”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 04.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.S, vjeç 45 banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 11:25, në rrugën dytësore Tiranë–Durrës, duke drejtuar mjetin tip “BMV”, ka aksidentuar këmbësorët SH.D dhe M.D, vjeç 44 e 12, banues në fshatin Bërxull, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/3 i Kodit Penal.

Më datë 04.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.K, vjeç 22, banues në Tiranë, me leje drejtimi, pasi dyshohet se rreth orës 18:30, në Vorë, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar këmbësorin J.H, vjeç 10, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 04.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin O.A, vjeç 18, banues në Durrës, pasi dyshohet se rreth orës 13:00, në rrugën “Vllazërimi”, është kapur  pa leje drejtimi drejtuar mjetin tip “Audi”.Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni për narkotikët
Elbasan
Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Administratori”
Sekuestrohen 30 kg lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit “Cannabis Sativa”
Arrestohen në flagrancë tre shtetas si dhe shpallen dy të tjerë në kërkim.
Në vijim të punës për  goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorëve, nga efektivët e  Seksionit kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u  finalizua me sukses operacioni policor i  koduar “Administratori”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
F.K., 35 vjeç banues në fshatin Shalës  Cërrik
E.D., 27 vjeç banues në fshatin Shalës Cërrik
F.S., 37 vjeç banues në Berat.
Arrestimi i tyre u bë në kuadër të një proçedimi proaktiv të ndjekur me metoda speciale hetimi, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit F.K., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
30 kg lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit Cannabis Sativa.
Gjithashtu  u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e  shtetasve:
T.K, 27 vjeç dhe XH.K 29 vjeç të dy banues në fshatin Shalës Cërrik.
Nga veprimet hetimore paraprake të kryera nga Specialistët e Sektorit kundër Narkotikëve  rezultoi se lënda narkotike dyshohet se i përket shtetasve të lartpërmendur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve"  parashikuar nga neni 283/2  i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 04.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi T.M, vjeç 26, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në lagjen 5 Maji, nga kontrolli i ushtruar iu gjetën e sekuestruan një sasi eurosh nga të cilat disa kartëmonedha të falsifikuara. Nenet 183 dhe 179/a të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 04.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.T., vjeç 42 banues në fshatin Roshaj, me leje drejtimi, pasi në afërsi të fshatit Çiflig, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Audi”, është përplasur me mjetin tip “Nissan ”, të drejtuar nga S.G, vjeç 48, banues në Çiflig, për pasojë është dëmtuar A.T i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 dhe 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni për narkotikët
Më datë 04.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.O vjeç 34, banues në Fier, pasi në lagjen “11 Janari”, është kapur  me një sasi lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Lezhë
I vënë gjobë dhe e kërcënojnë , por zbulohen dhe kapen nga policia brenda 5 orëve
Vihen në pranga 2 shtetas
Me datë 04 Shkurt 2017, nga efektivet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë , është  finalizuar operacioni i koduar  Gjobvënia ” me goditjen e nje rasti të Gjobvënies dhe arrestimin ne flagrancë të 2 shtetasve të dyshuar si autorë.
Konkretisht:
D.GJ, vjec 36, lindur në Mirditë dhe banues Kodër Marlekaj Lezhë, me gjendje gjyqësore i dënuar më parë për  Tentative vrasje.  
M.Q, vjec 49, lindur në Shkodër dhe banues në Malecaj  
Gjatë  paraditës së ditës së djeshme, pas kallëzimit të marrë nga shtetasi V.P. se ishte kërcënuar me jetën e djalit të tij nga disa mesazhe të ardhura në numrin e tij celular i cili duhej të paguante shumën prej 25.000 Euro , Policia e Lezhës menjëherë ka  ndërtuar punen dhe ndjekur me metoda speciale të hetimit , ku është bërë e mundur identifikimi i i autorëve të letrës dhe mesazhit kërcënues .
Falë veprimeve të shpejta  profesionale  dhe operacionale  është bërë e mundur që pas 5 orësh nga momenti i kërcënimit , policia ka arrestuar në flagrancë në vendin e quajtur   Malecaj , tek ura e fshatit ,  autorët e dyshuar , konkretisht shtetasit e lartpërmendur , të cilët ishin paraqitur për të marrë shumën e kërkuar .
Në momentin e kapjes në flagrancë këtyre shtetasve  iu është gjetur dhe sekuestruar në  cilësinë e provave materiale :
Qesja e marrë nga vendi ngjarjes
Telefoni celular me të cilin kanë dërguar sms-të kërcënuese
Një palë dylbi të cilat i përdornin për të vrojtuar
Automjeti tip Benz me të cilin udhëtonin autorët
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë mbi bazën e nenit 109/B të Kodit Penal Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë.
Materialet procedurale iu kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet të Rënda Tiranë


Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për narkotikët
Më datë 04.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Gj.N vjeç 52, banues në Balldre, Lezhë, pasi në PKK, Muriqan, në autobusin e linjës Fier–Itali, pronë e një agjencie transporti të udhëtarëve iu gjet e bllokua një sasi lëndë narkotike e llojit Mariuanë. Nenet 283/a/1 e 22  të Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Kurbin
Seksioni për krimet e rënda
Më datë 04.02.2017, shtetasit M.V dhe K.V vjeç 46 e 31 banues në Tiranë e Vau i Dejës, duke udhëtuar me mjetin tip “Benz”, me drejtues M.V në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç, në Gjorme, pas një defekti të mjetit, ka konstatuar se në bagazhin e mjetit ishte vendosur një sasi lëndë plasëse e cila më pas është shpërthyer nga specialistët xhenierë dhe është dëmtuar pjesërisht mjeti. Punohet për identifikimin e autorit. Neni 152 i Kodit Penal.


DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Më datë 04.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.I dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen V.P vjeç 32 e 37, banues në Tiranë, punëtorë te një restorant pasi dyshohet se nga kasa e restorantit kanë marrë një sasi lekësh. Nenet 134 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 04.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Sh.V, vjeç 18, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në fshatin Bërzhit, gjatë kontrollit të ushtruar, iu gjet e sekuestrua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Tiranë
Tentuan të hyjnë në stadiumin "Selman Stërmasi", kapen  tre shtetas në flagrancë nga patrulla e Komisariatit të Policisë Nr 2 .
Më datë 04.02.2017, rreth orës 04:31, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 2, kanë konstatuar rreth 10 shtetas të cilët po tentonin të kalonin rrethimin e stadiumit "Selman Stërmasi", ku me vete kanë patur vegla pune.
Pas sinjalizimit nga ana e patrullës kanë tentuar të shpërndahen ku dhe shumica prej tyre kanë mundur të largohen, ndërsa janë kapur në flagrancë dhe shoqëruar pranë ambienteve të Komisariatit të Policisë Nr 2, shtetasit:
      A. B., 23 vjeç, banues në Tiranë.
      M. S., 20 vjeç, banues në Tiranë.
      M. F., 20 vjeç, banues më Tiranë.
Shtetasve të lartëpërmendur, gjithashtu dhe në brendësi të rrethimit të Stadiumit, u janë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
      1 lopatë me bisht druri
      1 kazmë me bisht druri
      2 bel me bishta druri.
Dyshohet se qëllimi i këtyre shtetasve ka qënë dëmtimi i fushës së futbollit të Stadiumit "Selman Stërmasi", me qëllim mos zhvillimin e aktivitetit sportiv të planifikuar për datën 05.02.2017.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 04.02.2017, u ndalua shtetasi në kërkim F.K, vjeç 42, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Neni 199/a/2 i Kodit Penal.

Më datë 04.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.LL vjeç 32 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Ded Gjoluli”, nëpërmjet telefonit, ka kanosur shtetasin T.B vjeç 47, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 04.02.2017, në rrugën “Nikoll Ivanaj”, është vjedhur banesa në përdorim të shtetasit E.K, vjeç 44 ku kanë marrë një televizor tip “Samsung”, një aparat fotografik dhe një varëse. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 04.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.O, vjeç 17 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Muhamed Deliu”, ka vjedhur banesën e shtetases D.A, vjeç 24, ku ka marrë një sasi eurosh. Punohet për kapjen e tij. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.H, vjeç 36, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes R.H, vjeç 25 e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nenet 130/a/4 e 321 të Kodit Penal.

Më datë 04.02.2017, shtetasit N.M, K.B dhe E.J, vjeç 48, 48 e 37, banues në Tiranë, kallëzojnë se, rreth orës 10:30, pranë I.K.V, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë, për të ndaluar, mjeti tip “Ford”, i cili në rrugën “Hysen Xhyra”, u gjet i parkuar dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit. Neni 242 i Kodit Penal.


Më datë 04.02.2017, shtetasi M.B., vjeç 40, banues në Tiranë, kallëzon se në rrugën “Siri Kodra”, një shtetas me emrin B., banues në Kombinat, rreth 30 vjeç i ka vjedhur biçikletën. Punohet për identifikimin e plotë dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 04.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.B, vjeç 49, banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë natës, në Kamzë, ka vjedhur materiale duralumini në banesën e shtetasit A.B, vjeç 75.Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.K, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Bulevardi Blu“, në banesë, u konstatua duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 04.02.2017, rreth ores 12:30, në spital, është dërguar nga familjarët i vdekur shtetasi G.SH, vjeç 70, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja është natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 04.02.2017, shtetasi A.I, vjeç 44, banues në Tiranë, kallëzon se, administrator i nje firme, po kryen punime në murin rrethues të saj, në tokën në pronësi të shtetasit M.K vjeç 57 banues në Tiranë, ndërsa M.K, kallëzon se, A.I, e ka kanosur gjatë kohës kur ishte duke kryer punime. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 04.02.2017 në rrugën “Aleksandri i Madh”, është vjedhur kasetofoni i mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetases R.GJ, vjeç 35, banuese në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134/1 i Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 04.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.Z vjeç 22, banues në fshatin Prezë, pasi pranë kryqëzimit të fshatit Prezë, iu gjetën e bllokuan rreth 5 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Kanos një shtetas me armë zjarri.
Arrestohet në flagrancë autori.
Sekuestrohet një armë zjarri dhe fishekë.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:
K.H 24 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i tij u bë pasi:
Më datë 03.02.2017, ora 19:00, në lagjen Nr. 3, pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri pistoletë shtetasin D.Sh. 23 vjeç, banues në  Durrës.
Me të marrë njoftim, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit dhe sekuestrimin në cilësinë e provave materiale:
      armën e zjarrit tip pistoletë BRËNING;
       një krehër me 6 copë fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale"Kanosja" dhe
"Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit " parashikuar në nenet  84 dhe 278/2  të Kodit Penal.


Durrës
Ndalohet autori i konfliktit të ndodhur jashtë ambienteve të një shkolle 9-Vjeçare, më datë 23.01.2017.
Plagos një shtetas për motive të dobëta.
Autori i ndaluar është  dënuar nga Gjykata e Durrësit për vjedhje.  
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të konfliktit të ndodhur në Janar të vitit 2017 në ambientet e jashtme të një shkolle 9- Vjeçare midis të rinjve, konkretisht shtetasi:
      E. Sh. , 17 vjeç,  banues në Durrës.
E.Sh. , më datë 23.01.2017, në lagjen Nr.4, Durrës, në bashkëpunim me shtetasit S.D. 14 vjeç, B.B 16 vjeç, E.Sh.17 vjeç, dhe E.K. 15 vjeç, banues në Durrës,(ndaj të cilëve ka filluar proçedimi penal në gjendje të lirë)për motive të dobëta, jashtë ambienteve të një shkolle 9- Vjeçare ka plagosur me mjet prerës, thikë shtetasin A.S. 15 vjeç, banues në Durrës.
Gjithashtu,  shtetasin e ndaluar  Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 20 ditë burg për veprën penale “Vjedhja”parshikuar në nenin 134/1 të Kodit Penal.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.


Në vijim të komunikatave që bëjnë fjalë për vjedhjen e zyrës së kujdesit ndaj klientit të OSHEE-së dhe lokalin e shtetasit D.SH, më datë 04.02.2017, u ndalua me iniciativë shtetasi E.Ç dhe punohet për kapjen e shtetasit M.Th, vjeç 37 e 17 banues në Durrës.Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 04.02.2017, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T.T, vjeç 58, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 13, është kapur duke tentuar të vjedhë një pompë uji të shtetasit F.D, vjeç 25. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 04.02.2017, shtetasja A.K vjeç 49, banuese në Durrës, kallëzon se, më datë 03.02.2017, është larguar nga banesa burri I.K, vjeç 54. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës.

Komisariati i Policisë Krujë
Specialistët për Krimet  zbardhin dhe dokumentojnë 3 vjedhje banesash të kryera në Bubq- Krujë.
Policia e Krujës arreston në flagrancë njërin nga autorët dhe fillon proçedimin penal në ngarkim të bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës së tyre për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve, kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve të vjedhjes së banesave , pa kaluar 24 orë nga kryerja e veprave penale.
Është arrestuar në flagrancë shtetasi:
P.K., 40 vjeç, banues në Arrameras, Fushë- Krujë.
Gjithashtu ka filluar proçedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të bashkëshortes së tij, shtetases:
R.P. 35 vjeçe, banuese në Arrameras, Fushë-Krujë.
Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë vjedhur gjatë natës banesat e tre shtatasve në Bubq, Krujë, ku kanë marrë oriendi të ndryshme shtëpiake.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në sajë të veprimeve hetimore  të specializuara kanë dokumentuar 3 vjedhje banesash të dyshuara të kryera nga shtetasit e mësipërm, konkretisht:
1.Më datë 02.02.2017, kanë vjedhur banesën e shtetasit A.K. 45 vjeç, banues në Bubq, Krujë, ku kanë marrë oriendi  shtëpiake.
2.Më datë 02.02.2017, kanë vjedhur banesën e shtetasit P.K. 56 vjeç, banues në Bubq, Krujë, u kanë marrë oriendi shtëpiake.
3.Më datë 02.02.2017, kanë vjedhur banesën e shtetasit B.Sh. 55 vjeç, banues në Bubq, Krujë, ku kanë marrë oriendi shtëpiake.
Shtetësia R.P. u kap nga Shërbimet e Policisë, duke transportuar objektet e vjedhura në banesat e shtetasve të mësipërm me  mjetin tip Lançia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale"Vjedhja" në bashkëpunim dhe " Përkrahja e autorit të krimit "në ngarkim të shtetases R.P.   parashikuar në nenet 134/2 dhe 302 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 04.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasit E.C dhe I.L, vjeç 19 e 18  banues në Elbasan e në fshatin Kusarth, pasi dyshohet se më datë 03.02.2017, në lagjen “5 Maj”, për motive të dobëta, kanë kanosur me thikë shtetaset E.D dhe T.D., vjeç 18  e 22, banues në Elbasan. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 04.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetaset M.M dhe M.M, vjeç 43 e 26, banuese në fshatin Rrëmbes, Maliq e fshatin Çërravë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 2, në një market të shtetasit A.K, vjeç 61 kanë vjedhur disa mallra. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 04.02.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec dhe punohet për kapjen e shtetasin L.K., vjeç 35 banues në fshatin Rëmenj, pasi dyshohet se  në fshatin Buçimas, për motive të dobëta, ka plagosur lehtë me mjet të fortë dhe ka kanosur me pistoletë shtetasin D.M., vjeç 22 banues në Buçimas. Nenet 89 e  84 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ersekë
Më datë 04.02.2017, gjatë natës, në Ersekë, është vjedhur farmacia e shtetases D.XH, vjeç 52 banuese në Ersekë, ku kanë marrë medikamente farmaceutike dhe një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 04.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasit B.Q dhe V.S., vjeç 59 e 65, banues në Berat, punonjës të një firme  ndërtimi, pasi dyshohet se afër kantierit të ndërtimit, i ka zënë portën hyrëse duke e dëmtuar në shpinë shtetases B.SH, vjeç 36 banuese në Berat. Nenet 92 e 289 të Kodit Penal.

Më datë 04.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin F.D, vjeç 39, banues në fshatin Bregas, pasi dyshohet se në fshatin Rabijak, te ‘’Qafa e Mëllëzes’’, i ka prerë 70 rrënjë ullinj shtetasit M.RR, vjeç 56, banues në fshatin Rrabjak. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 04.02.2017, shtetasi A.Z., 47 vjeç banues në Kuçovë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, është dëmtuar me mjete të forta në kokë dhe  ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e autorëve dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Informacion paraprak.


Komisariati i Policisë Fier
Më datë 04.02.2017, në fshatin Mbrostar Ura, në garazhin e shtetasit H.T, vjeç 59 ka rënë zjarr, për pasojë është djegur mjeti tip “B.M.V”, Nga veprimet e kryera rezulton se shkak i zjarrit  ka qenë një shkëndijë elektrike, shkaktuar nga instalimet elektrike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.

Më datë 04.02.2017, në fshatin Petovë, shtetasi B.B, 74 vjeç banues në fshatin Pirrë, Lushnjë, aksidentalisht është rrëzuar, për pasojë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.  Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 04.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin K.GJ, vjeç 36, banues në Divjakë, pasi dyshohet se në Divjakë, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta  shtetasin E.E, vjeç 33 banues në fshatin Krutje. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 04.02.2017, gjatë natës, në lagjen “Bashkimi”, është vjedhur banesa e shtetases L.V, vjeç 49 me banim në Angli, ku kanë marrë 3 dyer duralumin e 1 kalorifer. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.02.2017, shtetasi P.Q., vjeç 18 banues në  Vlorë, kallëzon se në lagjen ‘’ Pavarësia’’, i ka humbur telefoni celular tip “Samsung Galaxy S6”, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 04.02.2017, u ndalua shtetasi në kërkim GJ.P, vjeç 57, banues në Përmet, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet, e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, për veprën penale “Mashtrim”. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 04.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesorë Lezhë, për shtetasin L.B, vjeç 27 banues në Ishull, Lezhë, pasi dyshohet se më datë 03.02.2017, rreth orës 23:00, në Ishull, Lezhë, ka thyer me gurë xhamat e derës kryesore të dyqanit ushqimor, në pronesi të shtetasit Z.H., vjeç 62. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 04.02.2017, rreth orës 13:00, në Barbullojë, ka rënë zjarr në një mullar bari në pronesi të shtetasit F.G, vjeç 56. Nga veprimet e kryera rezulton se zjarri ka rënë aksidentalisht. Materialet u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesorë Lezhë, për vlerësim.

Më datë 04.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesorë Lezhë, për shtetasin Sh.M, vjeç 51, banues në Balldre, pasi dyshohet se rreth orës 19:00, duke drejtuar një mjet kamion nga pakujdesia, ka dëmtuar rrjeten plastike të rrethimit të spitalit Lezhë. Neni 161 i Kodit Penal.



Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 03.02.2017, në fshatin Shpale, është djegur plotësisht mjeti tip “Fiat Punto”, në pronësi të shtetasit A.GJ. vjeç 27 banues në Gjegjan. Nga veprimet e kryera rezulton, se zjarri ka rënë nga një shkëndijë elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.

Informacion paraprak
Më datë 04.02. 2017, rreth orës 19:40,  jemi njoftuar nga një banor i zonës mbi fshatin Ndërfanë - Mirditë se ka parë një shtetas i cili gjatë kohës që po punonte në afërsi të lumit Fanë , ka rënë në ujë dhe e ka marrë rrjedha e lumit.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore  ku nga hetimet paraprake kanë  bërë të mundur identifikimin e shtetasit F.B., rreth 55 vjeç, banues në Ndërfanë - Mirditë.
Nga efektivët e policisë Lezhë të mbështetur nga polumbarët e Repartit Renea , po vazhdojnë kërkimet përgjatë lumit për gjetjen e tij.

Komisariati i Policisë Shkodër
Shkodër.
Informacion-paraprak
Më datë 04.02.2017, rreth orës 23:50, njoftohemi se në fshatin Grudë e Re, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, dyshohet se persona të paidentifikuar kanë vendosur lëndë plasëse në pjesën e pasme të banesës së shtetasit M.M. 62 vjeç.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilët kanë konstatuar se lënda plasëse ka shpërthyer, dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më datë 04.02017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin N.L, vjeç 40, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në lagjen Partizani, për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin E.H vjeç 17. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 04.02017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin E.L, vjeç 35, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në lagjen “Qemal Stafa”, ka thyer me sende të forta xhamat e nje reklame. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 04.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin K.P., vjeç 61, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në banesë, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 04.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin Sh.R., vjeç 62, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në banesë, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 04.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin P.N., vjeç 39, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në banesë, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 04.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin P.R., vjeç 31 banues në Shkodër, pasi dyshohet se në banesë, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 04.02.2017, në fshatin Gril, në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë shtetësja R.A., vjeç 22, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 99 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 04.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.L, vjeç 46, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit ka përndjekur vazhdimisht ish bashkëshorten Z.L, vjeç 37. Nenet 121/a e 275 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Bulqizë.
Në vijim të informcionit për shpërthimin e gazit  në pusin 21 në minierën e Bulqizës ku u lëndua dhe u helmua  jashtë rrezikut për jetën shtetasi H.Zh, (me detyrë sinjalist) shtetas Kinez, si dhe  dyshohet se tre Kryespecialistë edhe këta shtetas kinezë janë futur në brendësi të pusit dhe nuk kanë dalë përsëri ju informojmë se:
Në ndihmë kanë ardhur ekipet e Avari-Shpëtimit specialistët e RISHMIT,  Eksperti kriminalistik, specialistë të rendit dhe të krimeve në Komisariatin e  Policisë Bulqizë, si dhe  përfaqësuesit e kompanisë.
Rreth orës 18.30 tre Inxhinierë të RISHMIT, sëbashku me dy oficerë për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë dhe ekspertin Kriminalistik janë futur në brendësi të galerisë deri në nivelin e 5-të.
Nivel ky, ku fillon gryka e pusit 21.
Inxhinierët dhe oficerët e policisë e kanë patur të pamundur të vijojnë lëvizjen në brendësi të pusit pasi vijonte rrjedhja e gazit në sasi të mëdha.
Nga kqyrja paraprake e kryer në grykën e pusit rezulton se si pasojë e shpërthimit të gazit ishte prishur sistemi i ajërimit dhe ventilimit, si dhe bazamenti anësor i pusit.
Ndodhur në këto kushte inxhinierët dhe grupi hetimor janë kthyer mbrapa duke dalë nga galeria.
Në galeri po punojnë specialistët e RISHMIT për të rregulluar sistemin e ventilimit dhe të ajërimit si dhe për të larguar dheun e shembur duke rregulluar kavon dhe bazamentin e pusit.
Kërkimet për gjetjen e tre kryespecialistëve kinezë do rifillojnë në momentin kur të jetë riparuar sistemi i ventilimit.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 04.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.H., vjeç 21, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës P.H, vjeç 50 si dhe ka thyer orenditë shtëpiake. Nenet 130/a e 150 të Kodit Penal.


DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Durrës
Më datë 04.02.2017, në P.K.K, Port, u kap shtetasi V.XH., vjeç 25, banues në Dibër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 20 ditë burg për veprën penale "Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror". Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Korçë
Më datë 04.02.2017, në PKK Qafë Thanë, u kap shtetasi në kërkim A.K., vjeç 59 banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar 7 muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Neni 291 i Kodit Penal.  

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Vlorë
Më datë 04.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin A.GJ., vjeç 39, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në Gusht 2016, në Sarandë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Shkodër
Më datë 04.02.2017, në P.K.K, Muriqan u ndalua shtetësia në kërkim V.M., vjeç 26, banuese në Kukës, për veprën penale "Shfrytëzim prostitucioni". Neni 114 i Kodit Penal.

Më datë 04.02.2017, në Shkodër,u kap shtetasi mauritanez M.S., vjeç  40, i cili pas intervistimit dhe marrjes së gjurmëve të gishtave rezulton, se më datë 25.01.2016, është kapur në Gjirokastër, me të njëjtin emër e mbiemër dhe me shtetësi siriane. Bazuar në ligjin nr. 121/2014, u dërgua në Qendrën azilkërkuesve në Babru.








 

 

Arkiva

Gusht 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
31 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...