Policia e Shtetit: Gjatë 12 orëve të fundit goditen 2 raste të tjera të "Mitëdhënies"

1 rast nga Patrulla e Përgjithshme Tiranë dhe 1 rast nga Policia Rrugore Librazhd, Elbasan.

Tiranë:

Tenton të korruptojë punonjësit e Patrullës së Përgjithshme për të shmangur kontrollin e dokumentacionit për lëndën drusore që transportonte, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit shtetasi L. H., 39 vjeç, banues Tiranë.

Në momentin që Patrulla e Përgjithshme i ka kërkuar dokumentacionin për lëndën drusore, drejtuesi i automjetit ka tentuar t’i japë 1000 lekë punonjësit të Policisë, për t’iu shmangur këtij kontrolli.

Librazhd, Elbasan:

I ofron ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore me qëllim që t'i shmangej masës administrative.

Arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit shtetasi D.D, 51 vjeç, banues në fshatin Katjel Librazhd.

Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Urakë – Qaf Thanë, është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore, për arsye se ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Benz” në shkelje të Kodit Rrugor.

Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar t'i jap 1000 lekë punonjësit të Policisë Rrugore me qëllim që t’i shmangej masës administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.

mitdhenie5

mitdhenie 4

mitdhenie 1

 

Arkiva

Mars 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...