Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 06.02.2017

 DORËZIMI I ARMËVE 1Drejtoria PPSH.1

Policia e Shtetit:

Vijon dorëzimi vullnetar i armëve në të gjithë vendin.

Gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 27 armë zjarri, 36 predha antitank 7800 fishekë,8 granata si dhe municione të tjera luftarake.

Paralelisht me dorëzimin vullnetar të armëve nga banorët, po vijojnë takimet sensibilizuese si dhe trokitja derë më derë.

Gjithashtu në të gjithë vendin, në të gjitha Njësitë Administrative dhe Bashkitë po vijojnë takimet sensibilizuese për dorëzimin vullnetar të armëve nga banorë që i mbajnë pa leje.

Gjatë ditës së sotme në qytetin e Shkodrës, në kuadër të sensibilizimit të komunitetit për dorëzimin vullnetar të armëve Ministri i Punëve të Brendshme Z.Saimir Tahiri i shoqëruar nga Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako në Komunën Dajç, Njësia Administrative Dajç në Bashkinë Shkodër, kanë zhvilluar një takim me përfaqësues të Komuniteteve fetare, pushtetit Vendor dhe banorëve të zonës.

Komunitetet fetare i janë bashkuar nismës së Ministrisë së Punëve të Brendshme për të dhënë kontributin e tyre për një "Shqipëri pa Armë".

Krahas takimeve sensibilizuese prej 2 ditësh vijon fushata e trokitjes derë më derë, një tjetër formë kjo për të sensibilizuar banorët me qëlim dorëzimin e armëve pa leje.

Në këtë nisme dhe fushatë sensibilizuese vlerësohet kontributi që po japin nxënësit dhe studentët në të gjithe vendin.

Policia e Shtetit falenderon të gjithë ata që kontribuojnë në nismën e ndërrmarë nga Ministria e Punëve të Brendshme "Shqipëria pa Armë".

Njëkohësisht Policia e Shtetit edhe një herë gjen rastin të falenderojë gjithë ata banorë që dorëzojnë armë që kanë mbajtur pa leje dhe iu bën thirrje të gjithë qytetarëve në mbarë vendin që cilido prej tyre që disponon armë pa leje dhe municione luftarake t'i dorëzojë ato brenda afatit të amnistisë.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 05.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.A, vjeç 23, banues në fshatin Bërzhitë, pasi dyshohet se, në afërsi të stadiumit, iu gjet e sekuestrua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Kokainë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 05.02.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit A.B e R.Zh, vjeç 22 e 19, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Zenel Baboçi”, në banesë, iu gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 566 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/2 i Kodit Penal.

Seksioni për korrupsionin
Më datë 05.02.2017, Shërbimet e Komisaraitit të Policisë Nr 4, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin L.H, 39 vjeç, banues Tiranë. Ky shtetas ka qënë në drejtim të automjetit tip "Mercedes Benz", kur është konstatuar nga shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr 4, duke transportuar lëndë drusore.
Pasi këtij shtetasi i është kërkuar dokumentacion mbi lëndën drusore të cilën po transportonte, ka tentuar ti japë 1000 lekë të reja punonjësit të Policisë, për t’iu shmangur këtij kontrolli.
Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale "Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Prerja e paligjshme e pyjeve", parashikuar nga Nenet 244 dhe 205 të Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për vjedhje me anë të mashtrimit ndaj shtetasit H. V, më datë 05.02.2017, u ndalua shtetasi në kërkim J.L, vjeç 26, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera dyshohet, se është autori i vjedhjes me anë të mashtrimit të mjetit tip “Porche”, i shtetasit H.K, ngjarje e ndodhur në Tetor 2015. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 05.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.I, vjeç 33, banues në Tepelenë, pasi, në rrugën “Muhamed Gjollesha”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Skoda”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.Xh, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Dritan Hoxha”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.B, vjeç 32, banues në Elbasan, pasi, në Sauk, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Suzuki”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të policisë Durrës filluan procedimin penal në ngarkim të shtetasit F.K 21 vjeç, banues në Durrës, i arrestuar për veprën penale të “Vjedhjes”. Më datë 05.02.2017, ora 10:30, në ambientet e I.E.V.P-së, Durrës, është kapur me një sasi prej 68 gram lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva, e cila është hedhur nga ambientet e jashtme të I.E.V.P-së. Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni kundër korrupsionit
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me efektivat e policisë rrugore në Komisariatin e Policisë Librazhd bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D.D, 51 vjeç, banues në fshatin Katjel Librazhd.
Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Urakë – Qaf Thanë, është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore, për arsye se ka qënë duke drejtuar mjetin tip “Benz” në shkelje të Kodit Rrugor.
Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar t'i jap 1000 lekë punonjësit të policisë rrugore me qëllim që ti shmangej masës administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale mjetin dhe lekët.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Më datë 05.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.D, vjeç 40, banues në Kuçovë, pasi më datë 04.02.2017, në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë, për motive të dobëta, ka plagosur rëndë me grusht shtetasin A.Z, vjeç 37, banues në Kuçovë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 88 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 05.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.B, vjeç 31, banues në Kuçovë, pasi, në lagjen “11 Janari”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën tip “Dacung”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 05.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin J.Xh, vjeç 46, banues në Elbasan, pasi dyshohet se, me mjet, u kap duke transportuar produkte ushqimore, pa dokumentacionin përkatës. Neni 180 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 05.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi O.H, vjeç 28, banues në Fier, pasi më datë 04.02.2017, në vendin e quajtur “Autogril”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “BMV”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi N.D, vjeç 75, banues në Libofsh, pasi, në afërsi të kinoteatrit, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi moto mjetin tip “Lonxia”. Neni 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 06.02.2017, u ndalua me iniciativë shtetasi R.B, vjeç 61, banues në Shkodër, pasi më datë 05.02.2017, në lagjen “Perash” te sheshi “Isa Boletini”, me mjetin tip “Volkswagen Passat”, u kap duke dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit në Mal të Zi, 7 shtetasve arab. Neni 298 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Mat
Seksioni për krimet e rënda
Më datë 05.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat dhe punohet për kapjen e shtetasit A.M, vjeç 17, banues në Burrel, pasi dyshohet se, ka tentuar të vjedh me dhunë, në ambientet e konviktit të një shkolle. Nenet 139 e 22 të Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 06.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.B, vjeç 41, banues në Tiranë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes N.B, vjeç 28. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 05.02.2017, në rrugën “Thoma Kacorri”, kanë vjedhur kasetofonin në mjetin tip “Jeep”, në pronësi të shtetasit E.B, vjeç 42, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.Ç, vjeç 64, banues në Fier, pasi dyshohet se, në rrugën “Abdyl Frashëri”, për shkak të një konflikti, ka kanosur shtetasin A.Ç, vjeç 69, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 05.02.2017, rreth orës 13:00, në rrugën “Lord Bajron”, në banesë, është gjetur i vdekur shtetasi S.T, vjeç 66. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 05.02.2017, në rrugën “Gjergj Legisi”, në banesë, ka vdekur shtetasi N.D, vjeç 77. Nga veprimet e para mendohet vdekje natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 05.02.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E.D, vjeç 32, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëjetuesi K.Xh, vjeç 33, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasve E.D dhe K.S., vjeç 28 e 18, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, kanë vjedhur banesën e shtetases E.M, vjeç 39, ku kanë marrë pajisje të ndryshme. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.02.2017, rreth orës 13:30, në rrugën “Shkodra”, te disa pallate, kanë vjedhur mjetin tip “Benz”, të shtetasit R.Z, vjeç 34, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 05.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit R.M e M.A dhe G.M, vjeç 24, 26 e 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, te qendra e romëve në Tufinë, për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri tjetrin, si dhe shtetasi R.A, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik, ndërsa shtetasi G.M, ka goditur me gur drejt vendrojës së LQFA-së, duke thyer xhamin. Në vendngjarje me cilësinë e provës u bllokua një gëzhojë model 56, kalibër 7.62 mm. Punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Nenet 130/a/1, 242 e 150 të Kodit Penal.

Më datë 05.02.2017, në ambientet e një parkimi, kanë tentuar të vjedhin në mjetin tip “Golf”, të shtetases I.N,  vjeç 28, banuese në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 05.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin P.M, vjeç 73, banues në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit, ka kanosur, shtetasen H.Ç, vjeç 43, banuese në Tiranë, të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 05.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit F.M., vjeç 16, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në fshatin Kasallë, ka vjedhur në oborrin e banesës të shtetasit Rr.L, vjeç 35. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 05.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit I.A, vjeç 22, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi dyshohet se, në rrugën “Teodor Keko”, te një pallat, në bashkëpunim, kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit Z.P, vjeç 22. Punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkautorit. Nenet 134/2 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 05.02.2017, në lagjen nr. 2, kanë vjedhur banesën e shtetases H.M, vjeç 31, ku kanë marrë 2 telefona e një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.02.2017, në lagjen nr. 5, është konstatuar vjedhja e banesës së shtetasit S.K, vjeç 62, ku kanë marrë 2 bizhuteri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.02.2017, në plazh, kanë vjedhur banesën e shtetases B.S, vjeç 55, banuese në Kavajë, ku kanë marrë 1 televizor e veshje. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.02.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen L.Z, vjeç 67, pasi, bashkëshorti N.Z, vjeç 75, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 05.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin M.P, vjeç 40, banues në fshatin Hamallë, pasi dyshohet se, në Hamallë, në rrugën e asfaltuar Sukth-Hidrovor, u kap duke kryer punime, pa leje. Neni 155 i Kodit Penal.

Më datë 05.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin O.S, vjeç 58, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në banesë u kap duke ndërtuar, pa leje. Neni 199/a  i Kodit Penal.

Më datë 05.02.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 8, kanë vjedhur steka me cigare e pije të ndryshme, në dyqanin e shtetasit A.M, vjeç 52. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.02.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen F.B, vjeç 39, pasi dyshohet se djali N.B, vjeç 20, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.02.2017, rreth orës 02:30, në lagjen nr.18, ka rënë zjarr dhe janë djegur orendi shtëpiake, në banesën e shtetasit E.V, vjeç 40. Nuk ka të dëmtuar. Mendohet se shkak i zjarrit ka qenë nga një bombol gazi. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Krujë
Më  datë 05.02.2017, gjatë natës, në fshatin Mallkuç, kanë vjedhur një bagëti të trashë në kasollen e bagëtive të shtetasit P.C, vjeç 54. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin G.Ll 53 vjeç, banues në Tapizë, Krujë, me detyrë roje objekti në një firmë inertesh.
Më datë 05.02.2017, gjatë natës, në Tapizë, Krujë, persona të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin Zyrat e Administratës së firmës ku shtetasi G.Ll ishte i planizuar në shërbim për ruajtje, duke thyer derën dhe hapur me forcë kasafortën. Autorët nuk kanë marrë gjë pasi nuk ka patur vlera monetare. Specialistët për Krimet vijojnë punë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale"Shpërdorimi i detyrës"në ngarkim të shtetasit G.Ll parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal dhe “Vjedhja” parashikuar në nenin 134/1 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 05.02.2017, rreth orës 08:30, në lagjen “Kodër” është gjetur i braktisur mjeti tip “Volkswagen Golf”. Punohet për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e pronarit të automjetit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 05.02.2017, gjatë natës, në fshatin Shtërmen, është vjedhur dyqani i shtetasit J.L, vjeç 41, ku kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 05.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin Xh.B, vjeç 35, banues në Korçë, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës I.V, vjeç 62. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 05.02.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen I.V, vjeç 62, banuese në Korçë, pasi dyshohet se djali Xh.B, vjeç 35, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 05.02.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen L.S, vjeç 65, banuese në Berat, pasi dyshohet se ndaj saj, djali i ish bashkëshortit shtetasi J.S, vjeç 39, banues në Berat, ka ushtruar dhunë psikologjike. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ‘’Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 05.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.P, vjeç 50, banues në Fier, pasi dyshohet se më datë 04.02.2017, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj kunatës L.M, vjeç 56. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 05.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin E.P, vjeç 71, banues në Patos, pasi dyshohet se, në fshatin Ofiçinë e Vjetër, ka prerë pa leje 3 pisha. Neni 205 i Kodit Penal.

Më datë 05.02.2017, rreth orës 15:00, në  Ballsh, shtetasi F.Y, vjeç 50, banues në fshatin Drenovë, duke drejtuar mjetin tip “Mitsubishi”, ka përplasur një shtetas të mitur vjeç 6, i cili pas mjekimit në spital, është larguar pa probleme për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.

Më datë 05.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin Sh.M, vjeç 49, banues në fshatin Gjokalli, pasi dyshohet se ka vjedhur një bagëti të imët të shtetasit H.M, vjeç 31, banues në fshatin Sulaj. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë
Më datë 05.02.2017, rreth orës 17:00, në fshatin Fiershegan, shtetasi Xh.M, vjeç 51, banues në Fiershegan, duke lëvizur me biçikletë, është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datën 05.02.2017, rreth orës 16:00, në fshatin Kutë, Mallakastër, shtetasit R.M, 35 vjeç dhe L.F, 26 vjeç, të dy banues në fshatin Kutë, duke peshkuar në lumin Vjosë, shtetasin L.S e ka marë rrjedha e ujit dhe nuk gjendet. Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kërkojnë për gjetjen e këtij shtetasi. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 05.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe punohet për kapjen e shtetases V.S, vjeç 27, banuese në fshatin Babicë e Madhe, pasi bashkëshorti I.S, vjeç 40, kallëzon se, është larguar nga banesa duke marrë një sasi lekësh. Punohet për gjetjen e saj. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 05.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për vlerësim, pasi dyshohet se më datë 04.02.2017, rreth orës 11:30, në një lokal, i ka rënë hemoragji cerebrale shtetasit E.T, vjeç 38, banues në Sarandë, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës për mjekim të specializuar.

Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 05.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet, për shtetasin A.D, vjeç 40, banues në fshatin Qilarisht, pasi dyshohet se më datë 04.01.2017, në Qilarisht, për motive të dobëta, ka goditur  me sende të forta shtetasin K.K, vjeç 44. Neni  90  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 05.02.2017, rreth orës 05:00, është dërguar nga familjarët i vdekur në urgjencën e spitalit, shtetasi A.Z, vjeç 46, banues në fshatin Gramsh, i cili gjatë natës, pas dhimbjeve të forta në zemër ka vdekur në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.

Më datë 05.02.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen D.B vjeç 40, pasi dyshohet se bashkëshorti A.B, vjeç 48, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Ligji nr. 9669 datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ndaj shtetasit A.M, vjeç 23, banues në fshatin Torovicë, pasi dyshohet se, në Torovicë, ka dëmtuar me mjete të forta mjetin tip “Volkswagen”, pronë e shtetasit A.P, vjeç 27, si dhe e ka shqetësuar nëpërmjet telefonit. Nenet 150 e 275 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 05.02.2017, u ndalua shtetasi në kërkim B.M, vjeç 30, banues në fshatin Prekal, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Shkodër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Nenet 278 e 84 të Kodit Penal.

Më datë 05.02.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen M.G, vjeç 25, pasi dyshohet se bashkëshorti P.G vjeç 27, ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.02.2017, në banesë, është  gjetur i varur shtetasi P.M, vjeç 50. Nga veprimet e kryera rezulton, se aktin e vetëvarjes e ka kryer në gjendje depresive. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vlerësim. Neni 99 i Kodit Penal.

Më datë 05.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasit Gj.N, vjeç 46, banues në fshatin Hot i Ri, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes V.N, vjeç 49. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 05.02.2017, rreth orës 11:00, në fshatin Vrithë, shtetasi L.K, vjeç 56, është dëmtuar duke punuar me motorsekë, i cili pas mjekimit në spital u largua pa probleme për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 05.02.2017, gjatë natës, në fshatin Homesh, është vjedhur banesa e shtetases V.J, vjeç 47, ku kanë marrë sende të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.02.2017, u ndalua shtetasi në kërkim B.T, vjeç 36, banues në Bulqizë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, e ka dënuar 2 muaj burg, për veprën penale ”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt”. Neni 291 i Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Durrës
Më datë 05.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin L.I, vjeç 25, banues në Peshkopi, pasi dyshohet se, në PKK Port, në terminalin e përpunimit të pasagjerëve, ka tentuar të kalojë kufirin për në Itali, me një pasaportë shqiptare në emër të shtetasit M.Ç, vjeç 25. Neni 189 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Vlorë
Më datë 05.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin B.J, vjeç 34, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 04.02.2017, në grykëderdhje e lumit Vjosë, në një kallamishte, nga shërbimet e policisë kufitare ju gjet e bllokua mjeti lundrues gomone, tip “Yamaha 200hp” me 2 motorë, i regjistruar e matrikulluar në policinë kufitare Vlorë. Neni 29 i Ligjit nr. 8663, datë 18.09.2000, ”Për regjistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundrues me motor, me tonazh nën 20NT”.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Shkodër
Më datë 05.02.2017, rreth orës 18:50, në Shkodër, u kapën 7 shtetas arab, të larguar nga qendra e azilkërkuesve, të cilët kanë deklaruar se kanë lëvizur me autobus deri në Shkodër dhe i kanë kërkuar shtetasit R.B, për ti dërguar në Malin e zi, i cili u shoqërua në polici. Shtetasit e huaj u akomoduan në pritje për ti kthyer në qendrën e azilit. Punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë fundjavës.

 

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë fundjavës në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 85 personave, janë sekuestruar armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 14 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 26 persona për narkotikët, trafiqet e paligjshme dhe krimin ekonomik e financiar.

22 persona në flagrancë për vjedhje, OSHEE, dhunë në familje, kundërshtim të punonjësit të policisë, përndjekje, moskallëzim krimi dhe veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës.
3 persona për krime ndaj jetës dhe 3 persona për kanosje.
3 persona për mitëdhënie.
Janë kapur 14 persona në kërkim.

Janë sekuestruar rreth 57 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva, 2 armë zjarri, 3 armë të ftohta, 2 krehër, 8 fishekë dhe 1 dorezë hekuri.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 115 persona.

Gjatë 48-orëve janë finalizuar Operacionet konkretisht :
Finalizohet me sukses Operacionin policor i koduar “Udhëtari”.
Është arrestuar në flagrancë një shtetas.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marijuanë.
Nga Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

Finalizohet me sukses Operacioni Antidrogë i koduar " Rrjeta".
Janë sekuestruar 22 kg lëndë e dyshuar narkotike Marijuanë.
Është arrestuar në flagrancë 1 shtetas si dhe është shpallur 1 tjetër në kërkim.
Nga Efektivët e Seksionit kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.
Finalizohet me sukses Operacioni Antidrogë i zhvilluar mes Policisë së Shtetit, Policisë Italiane, Frontex dhe Policisë Greke. Falë një bashkëpunimi të shkëlqyer mes Policisë së Shtetit, Guardia di Finanza në Shqipëri dhe Itali , Frontex dhe Policisë Greke, u bë e mundur të ndalohet një skaf me 4 motorë dhe me sasi të konsiderueshme lënde narkotike.
Po ashtu gjatë këtij operacioni, në perëndim të Sazanit u kap edhe një gomone e cila dyshohet se vinte nga Italia për tu ngarkuar me lëndë narkotike në vendin tonë. Në bordin e gomones u kapën dy shtetas. Nga Policia po punohet për kapjen e personave të larguar dhe zbardhjen e mëtejshme të dy rasteve.

Finalizohet me sukses Operacioni i koduar “Administratori”.
Janë sekuestruar 30 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas si dhe janë shpallur 2 të tjerë në kërkim.
Nga Efektivët e  Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

Finalizohet me sukses Operacioni i koduar  Gjobvënia ” .
Është goditur nje rasti i Gjobvënies dhe janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas të dyshuar si autorë.
Nga Efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë. 

Finalizohet me sukses operacioni "Free TAXI" , në drejtim të goditjes së “Shfrytëzimit të prostitucionit”.
Janë vënë në pranga 11 shtetas / shtetase , midis tyre dhe një punonjes policie.
Janë proceduar në gjendje të lirë 10 shtetas të tjerë si dhe është shpallur 1 shtetas në kërkim.
Nga Policia e Tiranës në bashkëpunim me SH.Ç.B.A dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.


Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

 

Arkiva

Tetor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...