Kapshticë, Policia Kufitare godet një tjetër rast të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”

KAPSHTICËKAPSHTICE.1

Policia Kufitare godet një tjetër rast të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”. (për video kliko mbi link).

Sekuestrohen 31 pako me peshë 32 KG lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva. Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët në DVP-Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :

M.M, 56 vjeç, banues në Tiranë.

Më datë 06.02.2017, shtetasi i mësipërm është paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë, me automjetin tip “Peugeot”.

Nisur nga dyshimet e shfaqura ky mjet u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, për verifikim në vijën e dytë. Gjatë kontrollit në skaner, u shfaqën dyshime se në pjesën e dyshemesë, mund të ishte fshehur lëndë e dyshuar narkotike.

Gjatë kontrollit të detajuar të mjetit konkretisht në një vend të modifikuar (midis sediljeve) u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale :

31 pako të mbështjella me letër natriban me peshë 32 Kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva.

Nga veprimet hetimore të kryera, si edhe marrja e deklarimeve rezulton se shtetasi i mësipërm kishte si destinacion Turqinë.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për  veprën penale:  “Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet  283/a dhe 22 i Kodit Penal.

KAPSHTICE.1

KAPSHTICe3

Arkiva

Shkurt 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...