Durrës, finalizohet me sukses operacionin e koduar"Triss"
Durrës, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Specialistët e Komisariatit të Policisë Durrës dhe Shijak, finalizojnë me sukses operacionin e koduar"Triss"(per video kliko mbi link)
Sekuestrohen 500 kg Cannabis Sativa, 4 mjete dhe 12 telefona celularë.
Arrestohen në flagrancë pesë shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës dhe Shijak, në vijim të punës së tyre për parandalimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit të lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar "Triss".
Janë arrestuar në flagrancë pesë shtetas, konkretisht:
• A.L., 47 vjeç , banues në Xhafzotaj, Durrës;
• E.B., 29 vjeç, banues në Kurcaj, Fushë-Krujë;
• M.S., 22 vjeç, banues në Hasan, Fushë- Krujë;
• GJ.S., 23 vjeç, banues në Mirditë;
• T.R., 23 vjeç, banues në Rrëshen.
Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi:
• T.D. 29 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës.
Arrestimi I shtetasve të mësipërm u bë pasi:
Më datë 06.02.2017, janë goditur në të njëjtën kohë, 3 raste të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.
Konkretisht, në vendin e quajtur "Kthesa e Ariut", në Kullë, në fshatin Hasan, Fushë- Krujë dhe "4 Rrugët Shijak" gjatë kontrollit të ushtruar në mjetet me drejtues shtetasin T.D. , mjetin tip Audi , me drejtues shtetasin A.L., mjetin tip Benz me drejtues shtetasin E.B., dhe pasagjer shtetasin M.S., dhe mjetin tip Benz me drejtues shtetasin GJ.S. dhe pasagjer shtetasin T.R., u gjetën dhe sekuestrua në cilësinë e provave materiale:
• rreth 500 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva;
• mjeti furgon tip Fiat;
• automjeti tip Audi;
• 2 automjete tip Benz dhe
• 12 telefona celularë.
Po punohet për kapjen e personave të tjerë të përshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.