Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 07.02.2017

DORËZIMI I ARMËVE1Drejtoria PPSH.1

Policia e Shtetit:

Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve.

Gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 37 armë zjarri, 8494 fishekë, 3 granata, 1 gjerdan mitrolozi dhe 19 krehëra.

Konkretisht në qarqet:

Qarku Durrës
Dorëzohen nga qytetarët 5 armë zjarri dhe 1000 fishekë, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Durrës 4 armë zjarri dhe 700 copë fishekë. Në Komisariatin e Policisë Shijak 1 armë zjarri dhe 300 copë fishekë.

Qarku Fier
 Dorëzohen nga qytetarët 10 armë zjarri dhe 1400 fishekë, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Fier 7 armë zjarri. Në Komisariatin e Policisë Lushnje 1 armë zjarri e 680 fishekë. Në Komisariatin e Policisë Mallakastër 1 armë zjarri dhe 720 fishekë. Në Stacionin e Policisë Roskovec 1 armë zjarri.

Qarku Korçë
 Dorëzohen nga qytetarët 5 armë zjarri dhe 4000 fishekë, 1 gjerdan mitroloz, 1 granatë ofensive, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Korçë 2 armë zjarri, 500 copë fishekë. Në Komisariatin e Policisë Pogradec 1 armë zjarri, 1800 copë fishekë. Në Stacionet e Policisë Leskovik dhe Shtikë 2 armë zjarri, 1700 fishekë, 1 gjerdan mitroloz, 1 granatë ofensive.

Qarku Vlorë
Dorëzohen nga qytetarët 4 armë zjarri, 1 granatë dhe 400 fishekë, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Vlorë 2 armë zjarri dhe 100 copë fishekë. Në Stacionin e Policisë Livadhja 1 armë zjarri, 1 granatë, 1 krehër  dhe 20 fishekë. Në Komisariatin e Policisë Sarandë, 1 armë zjarri, 7 krehëra dhe 280 copë fishekë.

Qarku Shkodër
Dorëzohen nga banorët, 10 armë zjarri, 294 fishekë luftarakë dhe 11 krehëra. Konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Shkodër, në komunën Dajç 5 armë zjarri 10 krehër dhe 124 fishekë. Në Komisariatin e Policisë Vau Dejës, 2 armë zjarri dhe 110 fishekë. Në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, 3 armë zjarri, 60 fishekë dhe 1 krehër.


Qarku Dibër
Në Komisariatin e Policisë Dibër janë dorëzuar 3 armë zjarri, 1400 fishekë e një granatë, konkretisht: 1 armë i është dorëzuar SPZ-së së zonës në Njësinë Melan-Dibër, 1 pistoletë me mulli, 1 pushkë dhe 510 fishekë i janë dorëzuar Patrullës në Peshkopi, 1 granatë dhe 890 fishekë i janë dorëzuar SPZ-së së zonës në Njësinë Kastriot, Dibër.


Policia e Shtetit në bashkëpunim me komunitetin do të vijojë përmbushjen e nismës "Shqipëria pa armë", për grumbullimin e armëve dhe municioneve në të gjithë vendin.

Theksojmë se afati përfundimtar i dorëzimit vullnetar të armëve është data 30 e muajit Prill 2017.

Në këtë kuadër edhe një   herë iu bën thirrje të gjithë atyre që disponojnë armë pa leje, t'i dorëzojnë ato brenda datës 30 Prill.


DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 06.02.2017, u arrestua shtetasi L.Ç, 20 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.T, 18 vjeç, banues në Tiranë, në afërsi të një Qendre Tregtare, në rrugën "Medar Shtylla", gjatë kontrollit fizik, i’u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 30 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva, shtetasit L.Ç dhe një dozë me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva, shtetasit J.T. Neni 283 i Kodit Penal.

Seksioni për trafikun e paligjshëm
Finalizohet me sukses operacioni "Free TAXI".
Vihen në pranga 11 shtetas / shtetase, midis tyre dhe një punonjes policie, procedohen në gjendje të lirë 10 të tjerë si dhe shpallet një shtetas në kërkim.
Policia e Tiranës në bashkëpunim me SH.Ç.B.A dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka finalizuar Operacionin “Free Taxi”, në drejtim të goditjes së “Shfrytëzimit të femrave për prostitucion”.
Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë dhe ndaluar shtetasi/shtetaset:
1. F.A ,37 vjeçe, lindur në Dibër, me shtetësi Maqedonase dhe banuese në Tiranë. Arrestuar për veprën penale të “Shfrytëzimit të Prostitucionit”, parashikuar nga neni 114 i Kodit Penal, me precedent të mëparshëm penal për të njëjtën tendencë kriminale.
2. A.I, 21 vjeçe lindur dhe banuese në Tiranë, e dënuar më parë për të njëjtën vepër penale. Arrestuar për veprën penale të "Shfrytëzim të Prostitucionit" parashikuar nga neni 114 i Kodit Penal.
3. A.Xh, 36 vjeçe, banuese në Tiranë. Arrestuar për veprën penale të "Prostitucionit "dhe "Shfrytëzim Prostitucioni", parashikuar nga nenet 113 dhe 114 të Kodit Penal.
4. M.A, vjeç 33 banues në Tiranë, “Taksist ”. Ndaluar për veprën penale të "Shfrytëzim të Prostitucionit" dhe "Shitjes narkotikëve" parashikuar nga nenet 114 dhe 283 të Kodit Penal.
5. A.B, 36 vjeç, banues në Tiranë, “Taksist ”. Ndaluar për veprën penale të "Shfrytëzim të Prostitucionit në bashkëpunim", parashikuar nga neni 114 dhe 25 i Kodit Penal.
6. P.K ,41 vjeç ,lindur në Pukë dhe banues në Tiranë, "Taksist". Ndaluar për veprën penale të " Mos kallzimit të krimit"parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.
7. K.K,50 vjeç, lindur në Librazhd dhe banues në Tiranë,“ Taksist ”. Ndaluar për veprën penale të " Shfrytëzimit të Prostitucionit "dhe Shitjes së narkotikëve, parashikuar nga nenet 114 dhe 283 të Kodit Penal.
8. L.S, 47 vjeç lindur dhe banues në Tiranë. Arrestuar për veprën penale "Përshtatja e ambjenteve për përdorim droge" parashikuar nga neni 285/a i Kodit Penal.
9. Gj.R, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Arrestuar për veprën penale të“Prostitucionit”, neni 113 i Kodit Penal.
10. A.T, 32 vjeç ,lindur në Berat dhe banues në Tiranë. Arrestuar për veprën penale “Shitje, prodhim narkotikësh” dhe “Prostitucion” parashikuar nga neni 283 dhe 113 i Kodit Penal.
11. E.Sh, 32 vjeç, banues në Tiranë me detyrë punonjës policie. Ndaluar për veprën penale të" “Ushtrimi i ndikimit të autoritetit të paligjshëm, Shfrytëzim prostitucioni kryer në bashkëpunim , dhe Moskallëzim krimi”, parashikuar nga nenet 245/1, 114 / 25 dhe neni 300 i Kodit Penal .
Janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit:
1. E.S ,37 vjeç banues në Tiranë, proceduar për veprën penale të “Prostitucionit”.
2. G. K, 41 vjeç lindur dhe banues në Tiranë, proceduar për veprën penale të “Prostitucionit”.
3. A.B, 33 vjeç lindur në Dibër dhe banues në Tiranë. Proceduar për veprën penale të “Prostitucionit”.
4. R.D, 32 vjeç lindur në Dibër dhe banues në Tiranë. Proceduar për veprën vepren penale të “Prostitucionit”.
5. O. P, 26 vjeçe, lindur në Fier dhe banues në Tiranë. Proceduar për veprën penale te “Prostitucionit”.
6. I. Gj, 28 vjeçe, lindur dhe banuese në Elbasan. Proceduar për veprën penale të “Prostitucionit”.
7. J.S, 35 vjeçe , lindur në Durrës dhe banuese në Tiranë. Proceduar për veprën penale të “Prostitucionit”.
8. A.B ,28 vjeçe, lindur dhe banues në Elbasan. Proceduar për veprën penale të “Prostitucionit”.
9. M. T, 22 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë. Proceduar për veprën penale të “Prostitucionit”.
10. G. H,32 vjeçe banuese në Tiranë. Proceduar për veprën penale të “Prostitucionit”.
Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi :
• M .K ,banues në Tiranë i dyshuar për veprën penale të “Shfrytëzimit të Prostitucionit”, parashikuar nga neni 114 i Kodit Penal.
Arrestimi si dhe procedimi në gjendje të lirë i këtyre shtetasve u bë pas një hetimi disa mujor nga Seksioni kundër Trafiqeve të Paligjshme.
Përmes veprimeve proceduriale duke përdorur dhe metoda speciale Policia e Tiranës ka dokumentuar aktivitetin kriminal të shtetasve të sipërpërmendur, të cilët në kohë dhe zona të ndryshme në qytetin e Tiranës kanë shfrytëzuar, ndërmjetësuar për prostitucion me qëllim përfitimi shtetaset e rekrutuara për të ushtruar këtë veprimtari të paligjshme.
Shtetaset A.I, F.A , dyshohen se rekrutonin vajza të moshave të ndryshme për të ushtruar prostitucion dhe klientet siguroheshin prej organizatorëve. (taksistët)
Shuma për çdo klient shkonte nga 50 në 150 euro.
Aktiviteti i tyre kriminal kamuflohej dhe lehtësohej nëpërmjet aktivitetit si taksist duke bërë të mundur transportimin e vajzave që ushtrojnë prostitucion në Hotele dhe ambjente të tjera (që njësohen me to), për të kryer prostitucion.
Gjithashtu dyshohet se këta shtetas në disa raste kanë siguruar dhe lëndë e dyshuar narkotike të llojit kokainë, të cilën ua shisnin klientëve.
Nga arrestimet e bëra në disa prej ambienteve janë konstatuar lëndë e dysuar narkotike e llojit kokainë në disa porcione ku janë sekuestruar disa doza kokainë dhe mjete për përdorim të lëndëve narkotike.
Gjithashtu, gjatë operacionit janë sekuestruar:
• 3 automjete taksi,
• 18 aparate telefonike,
•50000 lekë të reja si dhe 4 doza kokainë.
Dy prej shtetaseve të cilat dyshohen të jenë shfrytëzuar për prostitucion gjatë kësaj periudhe janë akomoduar dhe do të trajtohen pranë një qendre pritëse me qëllim marrjen e një pakete shërbimesh si dhe rehabilitimin dhe nxjerjen e tyre nga ky rrjet shfrytëzimi.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 03.02.2017, në PKK Rinas, u ekstradua nga Franca dhe u dorëzua në IEVP, Tiranë, shtetasi në kërkim ndërkombëtar B.K, vjeç 38, banues në Kosovë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 15 muaj e 23 ditë burg, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”. Neni 189/1 i Kodit Penal.

Më datë 06.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen M.V, vjeç 37, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Elbasanit”, në një dyqan, nuk ka paguar dhe regjistruar në organet tatimore shtetasin A.T, vjeç 24. Nenet 180 dhe 170/a të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Largimi nga vendi i aksidentit”, më datë 06.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.H, vjeç 40, banues në Elbasan. Neni 273 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Specialistët e Komisariatit të Policisë Durrës dhe Shijak.
finalizojnë me sukses operacionin e koduar"Triss".
Sekuestrohen 500 kg Cannabis Sattiva, 4 mjete dhe 12 telefona celularë.
Arrestohen në flagrancë pesë shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës dhe Shijak, në vijim të punës së tyre për parandalimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit të lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar "Triss".
Janë arrestuar në flagrancë pesë shtetas, konkretisht:
• A.L 47 vjeç , banues në Xhafzotaj, Durrës;
• E.B 29 vjeç, banues në Kurcaj, Fushë-Krujë;
• M.S 22 vjeç, banues në Hasan, Fushë- Krujë;
• Gj.S 23 vjeç, banues në Mirditë;
• T.R 23 vjeç, banues në Rrëshen.
Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi T.D. 29 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës.
Arrestimi I shtetasve të mësipërm u bë pasi:
Më datë 06.02.2017, janë goditur në të njëjtën kohë, 3 raste të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.
Konkretisht, në vendin e quajtur "Kthesa e Ariut", në Kullë, në fshatin Hasan, Fushë- Krujë dhe "4 Rrugët Shijak" gjatë kontrollit të ushtruar në mjetet, me drejtues shtetasin T.D, mjetin tip Audi me, me drejtues shtetasin A.L, mjetin tip Benz, me drejtues shtetasin E.B dhe pasagjer shtetasin M.S dhe mjetin tip Benz me drejtues shtetasin Gj.S dhe pasagjer shtetasin T.R, u gjetën dhe sekuestrua në cilësinë e provave materiale:
• rreth 500 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva;
• mjeti furgon tip Fiat;
• automjeti tip Audi;
• 2 automjete tip Benz dhe
• 12 telefona celularë.
Po punohet për kapjen e personave të tjerë të përshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/2 të Kodit Penal.

Seksioni kundër korrupsionit
Më datë 06.02.2017, u ndalua shtetasi në kërkim G.Sh, vjeç 58, banues në Durrës, pasi Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, e ka dënuar me 10 muaj burg për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj punonjësve që kryejnë funksione publike”. Neni 245/1 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 06.02.201, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin M.E, vjeç 74, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen Nr.5, po kryen punime në një objekt, ku dyshohet se leja është e lëshuar në mënyrë të parregullt. Nenet 248 e 199/a të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 06.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.M, vjeç 26, banues në Durrës, pasi dyshohet se rreth orës 16:00, në rrugën Plepa-Ura e Dajlanit, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me motoçikletën tip  “Yamaha”, me drejtues shtetasin F.O, vjeç 26, banues në Durrës, për pasojë janë dëmtuar drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Sektori për krimin ekonomik e financiar
Më datë 06.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin E.B, vjeç 58, banues në Gramsh. Neni 143 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 06.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për  shtetasin  D.S, vjeç 25, banues në fshatin Memlisht, pasi dyshohet se datë 05.02.2017, rreth orës 23:30, në fshatin Memlisht, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin S.B, vjeç 67, i cili pas mjekimit është larguar në banesë. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 05.02.2017, u referua materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin A.B, vjeç 45, banues në Berat, pasi dyshohet se në lagjen “Jani Vruho”, në lokal u konstatuan lojëra fati të palejuara. Nenet 197 dhe 198 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 06.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasit Rr.Z dhe R.K, vjeç 64 e 63, banues në Fier. Nenet 248 e 144 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 06.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi H.S, vjeç 26, banues në Memaliaj, pasi, në  lagjen “Rilindja”, u  kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni 291 Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni kundër krimeve ndaj pronës
Më datë 06.01.2017, u ndaluan shtetasi E.K dhe shtetasi A.I, vjeç 36 e 31, banues në Sarandë e në fshatin Mollas, Mallakastër, pasi gjatë natës, në fshatin Bularat, kanë vjedhur me thyerje me mjete të forta banesat e shtetasve E.G, E.V dhe J.B, ku kanë marrë një televizor sende të ndryshme shtëpiake. Po vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e disa rasteve të tjera të ndodhura më parë në zonën e Dropullit ku dyshohet se autorët janë dy shtetasit e lartpërmendur. Neni 134 e 25  i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 02.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasit P.D, A.P dhe L.S, banues në fshatin Grykë Lumi dhe Lezhë, pasi dyshohet se shtetasi P.D, ka përdorur dokumente të falsifikuara për të përfituar pension, dhe shtetaset A.P dhe L.S, kanë shpërdoruar detyrën duke pranuar dokumentet e falsifikuara. Nenet 186 e 248/a të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 06.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin Xh.Gj, banues në Mat, pasi dyshohet se, ka paraqitur dokumente të falsifikuara duke përfituar pension të paligjshëm. Nenet 145, 190 dhe 191 të Kodit Penal.

Më datë 06.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin R.Gj, banues në fshatin Pejkë, pasi dyshohet se, ka paraqitur dokumente të falsifikuara duke përfituar pension të paligjshëm. Nenet 145 e 190 të Kodit Penal.

Më datë 06.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasen Sh.S, banuese në fshatin Pjeçë, pasi dyshohet se, ka paraqitur dokumente të falsifikuara duke përfituar pension të paligjshëm. Nenet 145 e 190 të Kodit Penal.

Më datë 06.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasen Sh.L, vjeç 72, banuese në Burrel, Mat, pasi dyshohet se, ka paraqitur dokumente të falsifikuara duke përfituar pension të paligjshëm. Nenet 145 e 190 të Kodit Penal.

Më datë 06.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasen D.N, banuese në Mat, pasi dyshohet se, ka paraqitur dokumente të falsifikuara duke përfituar pension të paligjshëm. Nenet 145 e 190 të Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 06.02.2017, rreth orës 10:00, në spital, është dërguar nga familjarët e vdekur shtetësia R.T, vjeç 42, banuese në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vdekje natyrale.

Më datë 06.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Xh.B, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Pjetër Budi”, në lokal, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Me cilësinë e provës u bllokuan disa pajisje. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal.

Më datë 06.02.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen V.R, vjeç 33, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti M.R, vjeç 40, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.02.2017, u ndalua shtetasi në kërkim R.N, vjeç 35, banues në Tiranë, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë. Neni 110/2 i Kodit Penal.

Më datë 06.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.T, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi shtetasi P.M, vjeç 52, banues në Tiranë, kallëzon se në rrugën “Budi”, në ambientet e lokalit në pronësi, shqetëson banorët nga muzika me volum të lartë. Neni 274 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2017, rreth orës 05:32, në afërsi të Kopështit Botanik, tek një palestër, ka ndodhur një shpërthim, i cili dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e vendosjes së një sasie të vogël lëndë të dyshuar eksplozive në murin e jashtëm të palestrës.
Si pasojë e këtij shpërthimi ka patur vetëm dëme të vogla materiale (thyer xhamat).
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin si dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre. Informacion Paraprak.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 06.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.M, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait, F.M, vjeç 65, të cilit iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet iu referuan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal. 

Më datë 06.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen Z.M, vjeç 32, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Kavajës”, te një lokal, ka kanosur shtetasen I.S, vjeç 44, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 06.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit S.Xh dhe K.K, vjeç 61 e 58, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 09:00, në rrugën “Medar Shtylla”, shtetasi S.Xh, duke drejtuar autobusin, si rezultat i një frenimi, ka dëmtuar pasagjeren A.K vjeç 37 dhe një fëmijë, vjeç 3, banuese në Tiranë, shtetasit e mësipërm (shofer e faturino) dyshohet se nuk i kanë dhënë ndihmën e nevojshme. Neni 97 i Kodit Penal.

Më datë 06.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.G, vjeç 17, banues në Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasve K.C dhe S.Z, vjeç 17 dhe 17, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Ali Kolonja”, i kanë vjedhur me dhunë duke e qëlluar me grusht dhe duke e kërcënuar me një thikë, portofolin me një sasi lekësh, shtetasit R.Z, vjeç 17, banues në Tiranë. Nenet 139 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 06.02.2017, gjatë natës, në rrugën “Jordan Misja”, është vjedhur banesa e shtetasit A.Sh, vjeç 31, ku kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin P.P, vjeç 57, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Kastriotët”, ka goditur me sende të forta shtetasin B.F, vjeç 32, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 06.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Z.J, vjeç 36, banues në Tiranë, pasi, në autobusin e një linje, ka tentuar ti vjedhë portofolin dhe celularin, shtetases K.H. Nenet 134/1 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 06.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.M, vjeç 46, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Qemal Stafa”, ka vjedhur 2 laptop, në banesën e shtetasit G.R, vjeç 19, banues në Tiranë,. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 06.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen L.B, , banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua rilidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Punohet për kapjen e saj. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 06.02.2017, gjatë natës, në rrugën Kamzë-Fushë Krujë, në ambientet e një firme, kanë vjedhur një kasetofon makine. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.Ll, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Kodër Babrru, në banesë nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 06.02.2017, gjatë natës, në rrugën “Azem Meshi”, është vjedhur mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit Y.Gj, vjeç 58, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.Xh, vjeç 19, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në rrugën ”Haki Stërmilli”, iu gjet dhe sekuestrua me cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 06.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit E.Xh dhe G.F, vjeç 31 e 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Llambi Bonata”, kanë goditur me sende të forta, shtetasin E.M, vjeç 22, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 07.02.2017, u ndalua shtetasi A.Ll, vjeç 38, banues në Tiranë, pasi më datë 06.02.2017, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj motrës shtetases N.Ll, vjeç 29, banuese në Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 06.02.2017, rreth orës 20:30, në fshatin Marikaj, ka rënë zjarr te një firmë, ku janë djegur plotësisht pajisjet që ndodheshin aty. Nga veprimet rezultoi se zjarri ka rënë, për shkak të një shkëndije elektrike. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Kavajë
Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për vjedhjen e banesës së shtetasit S.K, më datë 06.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin A.S, vjeç 66, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e tij. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin I.B, vjeç 31, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes B.B, vjeç 22, të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet u referuan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë
Më datë 06.02.2017, gjatë natës, në fshatin Sinaballaj, shtetasve S.D e B.D, vjeç 63 e 61, banues në Sinaballaj, u kanë prerë 200 rrënjë ullinj. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Në vijim të  komunikatës, që bënë fjalë për veprën penale ”Përvetësim i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose  veprimtari kriminale”, më datë 06.02.2017, u ndalua shtetasi në kërkim Q.V, vjeç 49, banues në Arapaj. Neni 287/b  i  Kodit Penal.

Më datë 06.02.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen S.M, vjeç 54, banues në Durrës, pasi dyshohet se  bashkëshorti A.M, vjeç 54, në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr.9669, datë 18.12.2006 ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.02.2017, shtetësia O.K, vjeç 27, banuese në fshatin Xhafzotaj, kallëzon se më datë 01.02.2017, i është larguar nga banesa bashkëjetuesi, shtetasi T.M, vjeç 25. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Më datë 06.02.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen O.K, vjeç 27, pasi dyshohet se vjehrri, shtetasi A.M, vjeç 52, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.02.2017, shtetasi K.A, vjeç 52, banuese në Durrës, kallëzon se i është larguar nga banesa bashkëshortja, M.A, vjeç 24, banuese në Durrës. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Më datë 06.02.2017, në lagjen 14, është vjedhur marketi i shtetases Sh.K, vjeç 48, banuese në Durrës, ku i kanë marrë disa paketa cigare dhe  një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.02.2017, rreth orës 12:50, në Portin Detar, Durrës, në sektorin e peshkimit, për shkak të kushteve atmosferike, është përplasur një traget, me 3 peshkarexha të ankoruara, ku si pasojë e këputjes së litarëve, janë dëmtuar 2 pjesëtarë të ekuipazhit të një anije peshkimi shtetasit G.Gj e A.T, vjeç 32 e 45, banues në Durrës e Golem, Kavajë, të cilët pas mjekimit janë larguar për në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 05.02.2017, në banesë shtetësia M.Ç, vjeç 32, ka përdorur disa tableta paracetamol, e cila pas mjekimit u largua në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për vlerësim.

Më datë 06.02.2017, gjatë natës, në fshatin Nikël, në oborrin e banesës, shtetasit A.D, vjeç 31, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.02.2017, u  kap shtetasi në kërkim H.B, vjeç 33, banues në Fushë Thumanë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, e ka dënuar 2 vjet burg, për veprën penale ”Shkaktimi i vetëvrasjes“. Neni 99 i Kodit Penal.

Më datë 06.02.2017, rreth orës 18:15, në fshatin Murqinë, pranë banesës shtetasi L.L, vjeç 48, duke punuar është rrëzuar, për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Krujë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Shijak
Në vijim të  komunikatës që bënë fjalë për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, më datë 06.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin G.H, vjeç 18, banues në Shijak. Nenet 134 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 06.02.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes të menjëhershëm për shtetasen M.Ç, vjeç 33, pasi dyshohet se bashkëshorti D.Ç, vjeç 44, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Elbasan. Ligji Nr.9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 06.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin S.A, vjeç 58, banues në fshatin Qukës, pasi dyshohet se në Qukës, prej 4 vjetësh ka pushtuar 2000 m2 tokë të shtetases F.K, vjeç 69. Neni 200 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 06.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin  N.K, vjeç 34, banues në fshatin Kapshticë, pasi dyshohet se rreth orës 00:10, në lagjen Nr.1, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka dalë nga rruga,  ka dëmtuar një shtyllë të ndriçimit elektrik dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Nenet 150 e 273 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 06.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë dhe punohet për kapjen e shtetases E.L, vjeç 22, banuese në Zvezdë, pasi dyshohet se ka tre muaj që është larguar duke lënë në banesë 2 fëmijët e saj të mitur. Punohet për gjetjen e saj. Neni 124 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 06.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin A.K, vjeç 43, banues në fshatin Miras, pasi dyshohet se më datë 21.12.2016, në këtë fshat, ka goditur me sende të forta, shtetasin V.P, vjeç 58, banues në fshatin Koshnicë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 06.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin S.Sh, vjeç 21, banues në Bilisht, pasi dyshohet se më datë 01.01.2017, në vendin e quajtur “Çezma e Madhe”, ka goditur me sende të forta, shtetasin I.Xh, vjeç 32, banues në Bilisht. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 06.02.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.S, vjeç 21, pasi dyshohet se bashkëjetuesi A.M, vjeç 33, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.02.2017, u arrestua në flagrancë i shtetasit H.T, vjeç 61, banues në Pilur, pasi,  në hyrje të qytetit të Bilishtit, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur  mjetin tip “Nissan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 05.02.2017, rreth orës 21:30, në lagjen Nr.1, duke punuar në pallatin e një firme është shkëputur ashensori, është dëmtuar shtetasi A.B, vjeç 47, banues në fshatin Gurras, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për ngjarje aksidentale.

Më datë 06.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për shtetasin R.Ç, vjeç 24, banues në Vërdovë, pasi dyshohet se, në Vërdovë, në lokalin në pronësi, ushtronte aktivitet të lojërave të fatit pa licencë. Me cilësinë e provës u bllokua 1 kompjuter. Neni 197 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 06.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin K.C, vjeç 23, banues në Fier. Neni 283 e 286 i Kodit Penal.

Më datë 06.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin R.H, vjeç 25, banues në Fier, pasi dyshohet se, në lagjen “liri Gero”, në mjetin tip “Benz”, iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale 1 mjet prerës, pa leje. Neni 279 i Kodit Penal. 

Komisariati i Policisë Lushnjë
Më datë 06.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin J.K, vjeç 40, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, E.K, vjeç 37. Punohet për kapjen e tij. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 06.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.L, vjeç 19, banues fshatin Çermë, pasi, në Divjakë u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 06.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasen A.Rr, vjeç 25, banuese në fshatin  Çermë Sektor, pasi dyshohet se, ka braktisur vajzën e saj të mitur. Neni 124 i  Kodit Penal. 

Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për  shtetasin O.B, vjeç 44,  banues në fshatin Karbunar e Madhe, pasi dyshohet se në Karbunar e Madhe, ju gjet dhe u bllokua me cilësinë e provës materiale 1 dorezë metalike. Neni 279 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 06.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Fier për shtetasin Z.V, vjeç 72, banues në fshatin Visokë, pasi dyshohet se në Visokë ka pushtuar 30 m2 tokë trualli në pronësi të shtetasit S.Xh. Neni 200 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 06.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.D, vjeç 23, banues në Vlorë, pasi në ngarkim të tij ka bërë kallëzim babai, shtetasi S.D., 54 vjeç, se ditën e djeshme djali i tij ka kanosur me fjalë atë dhe ka kryer veprime të tjera të dhunshme kundrejt tij, për motive të dobëta. Veprime të cilat janë të përsëritura edhe më parë. Neni 130/a/2 i Kodit Penal.

Më datë 06.02.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen P.K, vjeç 38, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se bashkëshorti, Sh.K, vjeç 41, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.

Më datë 06.02.2017,  u ndalua  shtetasi në kërkim A.Sh, vjeç 23, banues në Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale  ”Vjedhja” e kryer në bashkëpunim. Neni 134/2 Kodit Penal.

Më datë 06.02.2017,  u ndalua  shtetasi në kërkim A.A, vjeç 19, banues ne Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale  ”Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.  Neni 134/2 Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 05.02.2017, në Konispol, është konstatuar vjedhja e banesës së shtetases F.K, vjeç 37, ku kanë marrë disa bizhuteri, një aparat fotografik dhe një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë  06.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasen E.K, vjeç 49, banuese në  Gjirokastër, pasi dyshohet se, ka kanosur nënën, shtetasen K.K, vjeç 73, banuese në Gjirokastër. Neni 84 i Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 06.02.2017, gjatë natës, në Laç, është vjedhur banesa e shtetasit A.G vjeç 27, ku kanë marrë 1 televizor, bizhuteri dhe një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 06.02.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.N, vjeç 41, banuese në Shkodër, pasi dyshohet se bashkëshorti G.N, vjeç 43, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.02.2017, shtetësia R.T, vjeç 42, banues në fshatin Rrenc, kallëzon se i është larguar nga banesa bashkëshorti më datë 30.06.2008, shtetasi Gj.T, vjeç 45. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Më datë 06.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin Ll.I, banues në Dobraç, pasi dyshohet se, në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar se furnizohej me energji elektrike, pa kontratë. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 06.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin P.Ç, vjeç 48, banues në Dobraç, pasi dyshohet se, në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar se furnizohej me energji elektrike, pa kontratë. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 06.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasen S.A, banuese në Dobraç Shkodër, pasi dyshohet se, në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar se furnizohej me energji elektrike, pa kontratë. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 06.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin D.N, vjeç 48, banues në Dobraç, pasi dyshohet se, në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar se furnizohej me energji elektrike, pa kontratë. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 06.02.2017, rreth orës 14:00, në digën e Komanit, punëtor i një firme shtetasi F.Z, vjeç 42, banues në Tiranë, aksidentalisht i ka rrëshqitur këmba dhe është dëmtuar lehtë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 06.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi N.Ll, vjeç 60, banues në fshatin Kçirë, pasi, në fshatin Kçirë, në ambientet e një shoqate punonjësit e kompanisë OSHEE,  kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 06.02.2017, rreth orës 15:00, në fshatin në Aliaj, duke sistemuar disa dru zjarri nën një strehë është dëmtuar shtetasi S.Rr, vjeç 30, i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore është larguar për në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 06.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin D.D,  vjeç 58, banues në fshatin Cernalevë, pasi dyshohet se, në këtë fshat, ka goditur me grusht shtetasin B.Xh,  vjeç 48. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 06.02.2017, në vijim të komunikatës datë 05.02.2017, që bën fjalë për vjedhjen e banesës së shtetases V.J më datë 06.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasit e mitur K.M dhe E.M, vjeç 15 e 13. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 05.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, për shtetasin A.S vjeç 49, banues në fshatin Burgajet, pasi dyshohet se, në Burgajet, për motive pronësie, ka goditur me grusht shtetasit F.S dhe A.S, vjeç 76 e 48. Neni  90 i Kodit Penal.

Më datë 06.02.2017, shtetasi S.H, vjeç 59, banues në Burrel, kallëzon se më datë 26.12.2016, i është larguar nga banesa, djali E.H, vjeç 27. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat.


DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Durrës
Më datë 06.02.2017 u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim, pasi janë përplasur 3 motopeshkatore, ku janë dëmtuar 2 shtetas që ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Korçë
Policia Kufitare godet një tjetër rast të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.
Sekuestrohen 31 pako me peshë 32 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva. Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës.
Shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët në DVP-Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
M.M, 56 vjeç, banues në Tiranë.
Më datë 06.02.2017, shtetasi i mësipërm është paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë, me automjetin tip “Peugeot”.
Nisur nga dyshimet e shfaqura ky mjet u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, për verifikim në vijën e dytë. Gjatë kontrollit në skaner, u shfaqën dyshime se në pjesën e dyshemesë, mund të ishte fshehur lëndë e dyshuar narkotike.
Gjatë kontrollit të detajuar të mjetit konkretisht në një vend të modifikuar (midis sediljeve) u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
31 pako të mbështjella me letër natriban me peshë 32 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva.

Nga veprimet hetimore të kryera, si edhe marrja e deklarimeve rezulton se shtetasi i mësipërm kishte si destinacion Turqinë.
Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 283/a dhe 22 i Kodit Penal


Brenda 24 orëve, Policia Kufitare godet rastin e dytë të trafikimit të lëndëve narkotike. Sekuestrohen 2 pako me peshë 3 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva. Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës.
Shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë-Thanës, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët në DVP-Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :
R.T, 25 vjeç, banues në Durrës.
Shtetasi i mësipërm udhëtonte si pasagjer me një linjë autobusi që kishte si destinacion qytetin e Shkupit, Maqedoni. Në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të ushtruar, në çantën e tij sportive, shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 2 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë 3 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva.
Poseduesi i lëndës, u arrestua në kushtet e flagrancës për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë” ndërsa materialet hetimore i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 23 personave dhe janë sekuestruar lëndë narkotike.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 3 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 8 persona për narkotikët.
Janë kapur 6 persona për vjedhje dhe dhunë në familje.
6 persona në kërkim.
Janë sekuestruar rreth 536 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva dhe 1 armë e ftohtë.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 75 persona.

Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

 

Arkiva

Korrik 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...