Policia e Shtetit: Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve në të gjithë vendin 07.02.2017

Policia e Shtetit:7 shkurt.00 01 32 08.Still001

Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve. (për video kliko mbi link).

Gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 37 armë zjarri, 8494 fishekë, 3 granata, 1 gjerdan mitrolozi dhe 19 krehëra.

Policia e Shtetit:

Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve.

Gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 37 armë zjarri, 8494 fishekë, 3 granata, 1 gjerdan mitrolozi dhe 19 krehëra.

Konkretisht në qarqet:

Qarku Durrës
Dorëzohen nga qytetarët 5 armë zjarri dhe 1000 fishekë, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Durrës 4 armë zjarri dhe 700 copë fishekë. Në Komisariatin e Policisë Shijak 1 armë zjarri dhe 300 copë fishekë.

Qarku Fier
 Dorëzohen nga qytetarët 10 armë zjarri dhe 1400 fishekë, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Fier 7 armë zjarri. Në Komisariatin e Policisë Lushnje 1 armë zjarri e 680 fishekë. Në Komisariatin e Policisë Mallakastër 1 armë zjarri dhe 720 fishekë. Në Stacionin e Policisë Roskovec 1 armë zjarri.

Qarku Korçë
 Dorëzohen nga qytetarët 5 armë zjarri dhe 4000 fishekë, 1 gjerdan mitroloz, 1 granatë ofensive, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Korçë 2 armë zjarri, 500 copë fishekë. Në Komisariatin e Policisë Pogradec 1 armë zjarri, 1800 copë fishekë. Në Stacionet e Policisë Leskovik dhe Shtikë 2 armë zjarri, 1700 fishekë, 1 gjerdan mitroloz, 1 granatë ofensive.

Qarku Vlorë
Dorëzohen nga qytetarët 4 armë zjarri, 1 granatë dhe 400 fishekë, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Vlorë 2 armë zjarri dhe 100 copë fishekë. Në Stacionin e Policisë Livadhja 1 armë zjarri, 1 granatë, 1 krehër  dhe 20 fishekë. Në Komisariatin e Policisë Sarandë, 1 armë zjarri, 7 krehëra dhe 280 copë fishekë.

Qarku Shkodër
Dorëzohen nga banorët, 10 armë zjarri, 294 fishekë luftarakë dhe 11 krehëra. Konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Shkodër, në komunën Dajç 5 armë zjarri 10 krehër dhe 124 fishekë. Në Komisariatin e Policisë Vau Dejës, 2 armë zjarri dhe 110 fishekë. Në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, 3 armë zjarri, 60 fishekë dhe 1 krehër.


Qarku Dibër
Në Komisariatin e Policisë Dibër janë dorëzuar 3 armë zjarri, 1400 fishekë e një granatë, konkretisht: 1 armë i është dorëzuar SPZ-së së zonës në Njësinë Melan-Dibër, 1 pistoletë me mulli, 1 pushkë dhe 510 fishekë i janë dorëzuar Patrullës në Peshkopi, 1 granatë dhe 890 fishekë i janë dorëzuar SPZ-së së zonës në Njësinë Kastriot, Dibër.


Policia e Shtetit në bashkëpunim me komunitetin do të vijojë përmbushjen e nismës "Shqipëria pa armë", për grumbullimin e armëve dhe municioneve në të gjithë vendin.

Theksojmë se afati përfundimtar i dorëzimit vullnetar të armëve është data 30 e muajit Prill 2017.

Në këtë kuadër edhe një   herë iu bën thirrje të gjithë atyre që disponojnë armë pa leje, t'i dorëzojnë ato brenda datës 30 Prill.

7 shkurt.00 01 32 08.Still001

005

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...