Kakavije. Policia Kufitare godet një tjetër rast të "Trafikimit të lëndëve narkotike "

Kakavije. Policia Kufitare godet një tjetër rast të "Trafikimit të lëndëve narkotike "(per video kliko mbi link) 08kakavije3

Sekuestrohet 2 kg e 60 gr lëndë narkotike e dyshuar Heroinë.

Arrestohet në flagrancë një shtetas .

Më datë 07.02.2017, në kuadër të planit të masave të goditjes së trafikut të lëndëve narkotike, në Pikën Kufitare Kakavijë, nga punonjësit e Policisë Kufitare në vijën e dytë u evidentua dhe u godit një tjetër rast i trafikut të lëndëve narkotike.

Në dalje të Republikës së Shqipërisë është paraqitur shtetasi A.K., me mjetin mikrobus të linjës Shkodër-Athinë, me targa AA 487 LY. Pas regjistrimit në sistemin TIMS nga punonjësit e Policisë Kufitare, mjeti ka kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijen e dytë, në frigoriferin e këtij auromjeti kishte disa pako me lëndë të dyshuar narkotike Heroinë.

Gjatë kontrollit të imtësishëm nga grupi hetimor, në frigorifer, u gjetën 4 pako me lëndë narkotike të dyshuar Heroinë, me peshë totale 2 kg.

Këto pako u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit, shtetasit :

A.K., 36 vjeç , banues në Tiranë .

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve ", parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal. 

08kakavije

08kakavije2

08kakavije4

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...