Policia e Shtetit: Goditen 2 raste të tentativës për trafik ndërkombëtar të lëndëvë narkotike.

Policia e Shtetit: Goditen 2 raste të tentativës për trafik ndërkombëtar të lëndëvë narkotike. 09trafik nder

Tjetër operacion i përbashkët është zhvilluar pasditen e djeshme, mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Italiane.

Një tjetër gomone bie në rrjetën e bashkëpunimit mes dy Policive Shqiptare dhe asaj Italiane.

Pasditen e djeshme u ndalua dhe sekuestrua një gomone rreth 8 metra e gjatë.

Gomonia drejtohej nga dy shtetas Shqiptarë me inicialet A.Dh. vjec 51 dhe E. A. vjec 25, të cilët u ndaluan dhe u arrestuan nga Reparti Operativ Aerodetar i Guardia di Finanza i Barit me mbështetjen e avionit të agjencisë Frontex, me sinjalizimin e Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Guardia di Finanza kanë bërë të mundur heqjen nga qarkullimi të më shumë se 1 ton lëndë narkotike.

Vijon veprimtaria hetimore në dy vendet nga ana e dy forcave Policore per kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.


Vlorë
Në vijim të operacionit të përbashkët ku u sekuestrua një gomone më lëndë narkotike, nga Guardia di Finanza në det të hapur pas sinjalizimit të dhënë nga Policia Shqiptare, operacioni ka vijuar në zonën e Gjirit Bristan- Karaburun nga Policia Kufitare e Vlorës, Delta Force, Guardia di Finanza dhe  Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se po tentohej të trafikohej lëndë narkotike në drejtim të Italisë, menjëherë filloi ndjekja për kapjen e autorëve me ndihmën e forcave mbështetëse.

Nga kontrolli i ushtruar në zonën e Gjirit Bristan- Karaburun, kanë gjetur të fshehura rreth 10 çanta me lëndë narkotike, e dyshuar si Cannabis Sativa, në total me peshë rreth 205 kilogramë.

Gjithashtu, në zonën e quajtur "Gjiri i Dafinës, janë gjetur 10 bidona me lëndë djegëse "benzinë".
Vazhdon kontrolli i përbashkët i territoreve të mësipërme, ndërmjet Policisë Kufitare Vlorë, Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Guardia di Finanza dhe Delta Force, pasi dyshohet se mund të ketë sasi të tjera me lëndë narkotike në pyllin e kësaj zone.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se lënda narkotike mund të jetë transportuar me kafshë duke shfrytëzuar kështu rrugët malore të veshtira që të çojnë në zonën pas Karaburunit.

Vazhdojnë veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e detajeve të tjera të këtij operacioni të përbashkët.

09trafik nder2

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...