Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 09.02.2017

DORËZIMI I ARMËVE. 1Drejtoria PPSH.1

Policia e Shtetit Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve 09.02.2017

Gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 50 armë, 18.215 fishekë, 32 granata, 2 mina kundër tank, 1 granatë hedhës kundër tank, 12 ndezësa dhe 4 krehëra.(per video kliko mbi link) 09permbledhjearmet6

Qarku Korçë
Gjatë 24 orëve të fundit dorëzohen nga qytetarët 12 armë zjarri, 12 770 fishekë, 20 fishekë mitralozi kundër ajror 20 granata ofensive, 2 mina kundërtank, konkretisht:
Në Stacionin e Policisë Kufitare Shtikë dhe Kapshticë 1 armë zjarri, 2 mina kundër tank dhe 2900 copë fishkë.
 Në Komisariatin e Policisë Korçë 4 armë zjarri dhe 4370 copë fishekë.
Në Komisariatin e Policisë Devoll 3 armë zjarri, 2600 copë fishekë, 20 fishekë mitralozi kundërajror, 20 granata ofensive.
Në Komisariatin e Policisë Pogradec  3 armë zjarri, 2900 copë fishekë.
Në Komisariatin e Policisë Maliq 1 armë zjarri.

Qarku Tiranë
Gjatë 24 orëve të fundit në Komisariatet e Policisë Tiranë janë dorëzuar 10 armë zjarri ndër to 1 mitraloz, 500 fishekë dhe 3 granata.

Qarku Shkodër
Gjatë 24 orëve të fundit dorëzohen nga banorët 9 armë zjarri, 2030 fishekë dhe 4 krehëra, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Shkodër 4 armë zjarri, 160 fishekë dhe 1 krehër.
Në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe 2 armë zjarri.
 Në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës  2 armë, 90 fishekë dhe 3 krehëra.
Në Komisariatin e Policisë Pukë 130 fishekë.
Në Stacionin e Policisë Velipojë 1 armë zjarri dhe 1650 fishekë.

Qarku Dibër
Gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar vullnetarisht 8 armë zjarri, 1 shirit mitraloz me 790 fishekë dhe 4 granata, konkretisht:
Në Komisariatin Dibër 4 armë zjarri dhe 140 fishekë i janë dorëzuar SPZ-së së zonës në Njësinë Administrative Tomin.
1 armë zjarri dhe 1 shirit mitraloz me 100 fishekë I janë dorëzuar SPZ-së së zonës në Njësinë Administrative Kastriot.
1 armë zjarri dhe 4 granata I janë dorëzuar SPZ-së së zonës në Njësinë Administrative Maqellarë.
Në Komisariatin Bulqizë 1 armë zjarri.
Në Stacionin e Policisë Krastë 1 armë zjarri.
Në Njësinë Administrative Shupenzë i  janë dorëzuar SPZ-së së zonës 550 fishekë.

Qarku Kukës
Gjatë 24 orëve të fundit dorëzohen në Komisariatin e Policisë Kukës  5 armë zjarri, nga këto 2 armë gjatë një takimi sensibilizues. Gjithashtu janë dorëzuar 828 fishekë, 1 granatë hedhës kundërtank 5 granata dore e 12 ndezësa granate.


Qarku Gjirokastër
Gjatë 24 orëve të fundit katër banorë të qytetit Gjirokastër, kanë dorëzuar 4 armë zjarri dhe 547 fishekë.


Qarku Elbasan
Dorëzohen 2 armë zjarri dhe 750 copë fishekë, konkretisht:
Në Komisariatin e Policisë Gramsh 2 armë zjarri dhe në Stacionin e Policisë Prrenjas 750 copë fishekë.


Policia e Shtetit në bashkëpunim me komunitetin do të vijojë përmbushjen e nismës "Shqipëria pa armë", për grumbullimin e armëve dhe municioneve në të gjithë vendin.

Theksojmë se afati përfundimtar i dorëzimit vullnetar të armëve është data 30 e muajit Prill 2017.

Në këtë kuadër edhe një herë iu bën thirrje të gjithë atyre që disponojnë armë pa leje, t'i dorëzojnë ato brenda datës 30 Prill.

Policia e Shtetit.
Goditen 2 raste të tentativës për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.Tjetër operacion i përbashkët është zhvilluar pasditen e djeshme, mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Italiane. Një tjetër gomone bie në rrjetën e bashkëpunimit mes dy Policive Shqiptare dhe asaj Italiane. Pasditen e djeshme u ndalua dhe sekuestrua një gomone rreth 8 metra e gjatë. Gomonia drejtohej nga dy shtetas Shqiptarë me inicialet A.Dh, vjeç 51 dhe E. A, vjeç 25, të cilët u ndaluan dhe u arrestuan nga Reparti Operativ Aerodetar i Guardia di Finanza i Barit me mbështetjen e avionit të agjencisë Frontex, me sinjalizimin e Policisë së Shtetit.
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Guardia di Finanza kanë bërë të mundur heqjen nga qarkullimi të më shumë se 1 ton lëndë narkotike.
Vijon veprimtaria hetimore në dy vendet nga ana e dy forcave Policore për kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Vlorë
Në vijim të operacionit të përbashkët ku u sekuestrua një gomone më lëndë narkotike, nga Guardia di Finanza në det të hapur pas sinjalizimit të dhënë nga Policia Shqiptare, operacioni ka vijuar në zonën e Gjirit Bristan- Karaburun nga Policia Kufitare e Vlorës, Delta Force, Guardia di Finanza dhe Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë. Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se po tentohej të trafikohej lëndë narkotike në drejtim të Italisë, menjëherë filloi ndjekja për kapjen e autorëve me ndihmën e forcave mbështetëse. Nga kontrolli i ushtruar në zonën e Gjirit Bristan- Karaburun, kanë gjetur të fshehura rreth 10 çanta me lëndë narkotike, e dyshuar si Cannabis Sattiva, në total me peshë rreth 205 kilogramë.
Gjithashtu, në zonën e quajtur "Gjiri i Dafinës, janë gjetur 10 bidona me lëndë djegëse "benzinë".
Vazhdon kontrolli i përbashkët i territoreve të mësipërme, ndërmjet Policisë Kufitare Vlorë, Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Guardia di Finanza dhe Delta Force, pasi dyshohet se mund të ketë sasi të tjera me lëndë narkotike në pyllin e kësaj zone. Nga hetimet paraprake, dyshohet se lënda narkotike mund të jetë transportuar me kafshë duke shfrytëzuar kështu rrugët malore të vështira që të çojnë në zonën pas Karaburunit.
Vazhdojnë veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e detajeve të tjera të këtij operacioni të përbashkët.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për korrupsionin
Më datë 08.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.P, vjeç 29, banues në Kavajë, i cili është konstatuar, në Rrugën dytësore Kryemëdhenj-Golem, në drejtim të automjetit tip "Volkswagen", pa vendosur rripin e sigurimit, por ka tentuar ti japë 1000 lekë të reja punonjësit të Policisë, për t’iu shmangur masës administrative plotësuese. Neni 244 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 08.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.H, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se prej dy muajsh, me anë të mashtrimit, ka punësuar një numër të konsiderueshëm operatorësh, pa kontratë pune, pa siguracione dhe nuk i ka paguar pagat mujore. Nenet 180, 143 e 170/a të Kodit Penal.

Më datë 06.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.K, vjeç 44, banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, nuk i ka paguar siguracionet dhe pagat mujore shtetasit U.Sh, vjeç 48, banues në Tiranë. Nenet 180, 143 e 170/a të Kodit Penal.

Më datë 08.02.2017, shtetasi B.S, vjeç 40, banues në Tiranë, kallëzon se, persona të paidentifikuar, i kanë falsifikuar dokumentat personale, duke lidhur në emër të tij, një numër me kontratë në një kompani ku rezulton debitor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 186 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.H, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, me anë të mashtrimit, prej dy muajsh ka punësuar pa kontratë pune dhe nuk u ka paguar siguracionet e pagat mujore, shtetaseve A.D e M.J, vjeç 21 e 22, banuese në Tiranë. Nenet 180, 143/2 e 170/a të Kodit Penal.

Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.M, vjeç 30, banues në Tiranë, punonjës i një kompanie, pasi dyshohet se ka falsifikuar firmën për disa numra me kontratë, pa dijeninë e shtetases K.K, vjeç 63, banuese në Tiranë. Neni 186 i Kodit Penal.

 Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 08.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit F.K e F.Sh, vjeç 72 e 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 09:00, te rrethrrotullimi i sheshit “Karl Topia”, shtetasi F.Sh duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me moto mjetin tip “Dayang”, që drejtohej pa leje drejtimi nga shtetasi F.K, i cili është aksidentuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nenet 291 e 290 të Kodit Penal.
 
Më datë 08.02.2017, rreth orës 16:30, në kryqëzimin e rrugës “Besim Alla”, me rrugën “Konferenca e Pezës”, një mjet i dyshuar tip “Benz”, me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar këmbësorin S.Z, vjeç 46, banues në Tiranë, i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë. Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes. Punohet për identifikimin e plotë të mjetit dhe kapjen e autorit. Nenet 290 dhe 273 të Kodit Penal.

Më datë 08.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.Z, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi, te “Ura e Limuthit”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip ”Volkswagen”, si dhe gjatë kontrollit, iu gjet e bllokua 1 fishekë model 54, kalibër 7.62 mm. Nenet 291 dhe 278/1 të Kodit Penal.

Më datë 09.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Dritan Hoxha”, te sheshi “Shqiponja”, duke drejtuar në gjendje të dehur e pa leje drejtimi motorin pa targë, ka dalë nga rruga e për pasojë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekut. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin N.Ç 56 vjeç, banues në Verjon-Krujë.
Ky shtetas, më datë 08.02.2017, rreth orës 10: 30, në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, ka kanosur me fjalë shtetasin B.M. 41 vjeç, banues në Tiranë, me profesion Prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit N.Ç, i'u gjetën dhe u  sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 76 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Kanosja e gjyqtarit" dhe "Prodhimi  dhe shitja e narkotikëve "parashikuar në nenet 317 dhe  283/1 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 08.02.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.P, vjeç 35, banues në Sukth, pasi dyshohet se rreth orës 16:30, në Fllakë-Katundh, duke drejtuar motorin tip “Piaggio”, ka dalë jashtë rruge, e për pasojë është dëmtuar vetë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër korrupsionit
Më datë 08.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasit Rr.Z dhe R.K, vjeç 64 e 63, banues në fshatin Frakull, pasi dyshohet se në vitin 2015, në fshatin Kashisht, duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumentet, shtetasi A.S, vjeç 61, banues në Fier, nuk është trajtuar për përmbytjen e tokës tij. Neni 248, 186 e 144 të Kodit Penal.

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B.P, 24 vjeç, banues në Orikum, Vlorë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në autostradën Fier-Lushnje, duke drejtuar mjetin autoveturë tip “Audi”, me shpejtësi tej normave të lejuara, u kap në flagrancë duke tentuar t'i japë patrullës së policisë në formë rryshfeti një kartëmonedhë me prerje 2000 lekë me qëllim shmangien e masës administrative. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 08.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin N.N, vjeç 52, banues në Vlorë, pasi dyshohet se mjeti autobus tip “Benz”, me pronësi të tij, ka dokumentet e falsifikuara. Neni 186  i Kodit Penal.

Më datë 08.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin M.Ç, vjeç 36, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në lagjen “Bishanakë”, iu gjetën dhe sekuestruan disa aparate celularë, pa faturë tatimore. Nenet 178, 180 e 181 të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit  kompjuterik
Më datë 08.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin K.M, vjeç 21, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ndërhyrë në të dhënat kompjuterike të shtetases A.Rr, vjeç 18. Neni 293/b i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për narkotikët
Më datë 08.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.U, vjeç 24, banues në fshatin Drashovicë, pasi te “Magazinat e Millit’’, gjatë kontrollit në mjetin tip “Benz”, iu gjetën dhe sekuestruan 5.1 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni kundër korrupsionit
Më datë 08.02.2017, në aksin rrugor Vlorë-Zvërnec pranë kryqëzimit të Triportit, punonjësit e policisë së qarkullimit rrugor, kanë ndaluar automjetin tip Mercedes-Benz, me drejtues shtetasin A.B, pasi gjatë kontrollit të dokumentacionit të këtij mjeti është konstatuar se ishin jashtë afateve.
Duke qenë në këto kushte, drejtuesi i mjetit ka tentuar t'i japë 10.000 lekë (dy copë me prerje 5.000 mijë lekë) punonjësve të policisë së qarkullimit rrugor, me qëllim që ti shmangej masës administrative dhe të mos i bllokohej automjeti.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
-  automjetin Mercedes-Benz,
-  dy kartëmonedha me prerje 5.000 lekë (në total 10.000 lekë)
- dokumentacionin e skaduar të mjetit, etj.
Materialet i'u kaluan Prokurorisë për veprën penale "Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike", parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal.


Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 08.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin  Gj.P, vjeç 71, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në vitin 2013, në Radhimë, ka përdorur lejen e ndërtimit të falsifikuar në kufi me pronën e shtetases E.S, vjeç 36, banuese në Vlorë, duke i cënuar të drejtën për zhvillimin e pronës së saj. Neni 248, 186, 143 e 287 të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit  kompjuterik
Më datë 08.02.2017, shtetasi B.S, vjeç 33, banues në Vlorë, kallëzon se, më datë 07.02.2017, një person i pa identifikuar, i ka bllokuar aksesin në rrjetin social, duke i vjedhur të dhënat e profilit të tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni186/a i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 08.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin B.C, vjeç 48, banues në fshatin Bërdice e Mesme, pasi dyshohet se, në rrugën Shirokë–Shkodër, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Në vijim të informacionit paraprak,  ku  në vendin e quajtur Ura e Muhurrit,  më datë 08.02.2017 mbeti i plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti me armë shtetasi E. S, ju informojmë se:
Në përfundim të veprimeve të para  hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” mbetur në  tentativë, e kryer në bashkëpunim  dhe ‘’Mbajtja  pa leje e  armëve luftarake dhe municioneve’’, të parashikuara nga nenet 79/c-22 e 25 dhe 278 pika 5, të Kodit Penal,  i shtetasve: P.S, 62 vjeç, R.S, 30 vjeç, djali i shtetasit P.S,  (I dënuar më parë për veprën penale të Vjedhjes), T.S, 31 vjeç, E.S 18 vjeç, vëllai i shtetasit T.S.
Të gjithë banues në fshatin Rreth Kale, njësia administrative Muhurr-Dibër.
Arrestimi i tyre u bë pasi :
Më datë 08.02.2017, rreth orës 11:00 në vendin e quajtur “Ura e Muhurrit”, njësia administrative  Muhurr - Dibër, një punonjës policie me detyrë Specialist i Policisë së zonës  ka dëgjuar të shtëna armësh.
Menjëherë ka kërkuar përforcime nga Komisariati i Policisë Dibër  dhe ka lëvizur me shpejtësi në drejtim nga vinin të shtënat me armë zjarri, ku ka konstatuar se sapo kishte ndodhur  një plagosje me armë zjarri.
Punonjësi i policisë ju ka bërë thirrje palëve të hedhin armët, është pozicionuar  dhe ka  pritur përforcime ku në kohë rekord kanë mbërritur forca të shumta policie të Drejtorisë  dhe të Komisariatit të Policisë Dibër.
Në vendngjarje është konstatuar se ishte plagosur me armë zjarri  shtetasi E.S i cili u dërgua për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e traumës në Tiranë.
Autorët e dyshuar kanë tentuar t'ju largohen shërbimeve të policisë por falë veprimeve të shpejta të policisë janë arritur të kapen në kohë rekord shtetasit (babë e bir) P.S dhe R.S, që dyshohet se kanë plagosur me armë shtetasin E.S.
Motivi i konfliktit dyshohet se është për një lavatriçe zhavorri në Lumin Drin, ku këta shtetas e kanë pasur të përbashkët duke e shfrytëzuar një vit njëra palë e një vit pala tjetër, ku babë e bir nuk kanë qenë dakord me marrëveshjen dhe  kanë qëlluar me armë zjarri Pistoletë në drejtim të kushërinjve të tyre, shtetasve E.S  dhe T.S (vëllezër), ku edhe këta u janë përgjigjur me armë zjarri automatik.
Si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur rëndë shtetasi E.S.
Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar:
-një Automatik model 56,  me një krehër në trupin e tij me 26 copë  fishekë.
-një Pistoletë TT model 54 , me një krehër me 2 copë fishekë.
-tre gëzhoja model 56,
-tre  gëzhoja model 54,
-një Predhë e shtypur
-tre shkopinj, dy druri dhe një  shkop plastik.
-një  automjet tip “Mercedz  Benz”
Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të mësipërm i  kaluan  Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Tropojë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 08.02.2017, shtetasja D.K, vjeç 38, banuese në Bajram Curri, ka bërë kallëzim,  se një person i panjohur, me të dhënat personale të saj, ka aplikuar me dokumentacion të falsifikuar dhe është pajisur me pasaportë biometrike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 189 i Kodit Penal..

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për ndërprerje shtatëzanie, më datë 08.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen A.A, vjeç 36, banuese në Tiranë. Neni 94 i Kodit Penal.

Më datë 08.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.B, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Fuat Toptani”, ka qëlluar në ajër me armë zjarri, duke prishur rendin dhe qetësinë publike. Në cilësinë e provës materiale u gjetën e sekuestruan 2 gëzhoja, model 56. Punohet për kapjen e tij. Nenet 278 dhe 274 të Kodit Penal.
 
Më datë 08.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.D, vjeç 49, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vëllait e kunatës A.D dhe A.D, vjeç 49 e 45, të cilëve iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet iu referuan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 08.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Gj.D, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën e “Elbasanit”, te parkingu i një lokali për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin F.M, vjeç 42, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 08.02.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen S.D, vjeç 57, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëjetuesi Th.F, vjeç 57, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 08.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.B, vjeç 48, banues në Tiranë, pasi dyshohet se para disa muajve, në rrugën “Leka i madh” Selitë e Vogël, ka pushtuar tokën dhe ka ndërtuar një mur rrethues pa leje, në pronën e shtetasit A.P, vjeç 42, banues në Tiranë. Nenet 199/a e 200 të Kodit Penal.

Më datë 09.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.M, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi më datë 08.02.2017, në rrugën “Medar Shtylla”, në një lokal, ka vjedhur telefonin dhe portofolin me dokumenta dhe një sasi lekësh të shtetasit E.T, vjeç 23, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 08.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.B, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 07.02.2017, për shkak të detyrës, nëpërmjet telefonit, ka kanosur shtetasen R.K, vjeç 52, banuese në Tiranë. Neni 238 i Kodit Penal.

Më datë 08.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.D, vjeç 50, banues në Tiranë, pasi më datë 07.02.2017, në rrugën e “Kastriotit”, iu gjet e sekuestrua 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 08.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, vjeç 25, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi më datë 07.02.2017, në rrugën “Asim Vokshi”, iu gjet e sekuestrua 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 08.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit N.K e E.A, vjeç 28 e 33, banues në Tiranë, të dënuar më parë, pasi dyshohet se, te një lokal, iu gjetën e sekuestruan 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1  i Kodit Penal.

Më datë 08.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit M.T, pasi dyshohet se, në rrugën ”Panorama”, në ambientet e  një lokali, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin E.Ç, vjeç 33, banuese në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.
 
Më datë 08.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit D.V dhe N.V, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Muzakët”, në banesë është konstatuar lidhje e paligjshme të energjisë elektrike. Punohet për kapjen e shtetasit N.V. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 17.03.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.M, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Kastriotët”, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 08.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.B, vjeç 47, banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, që nga muaji Gusht 2016, nuk i ka rregulluar dhe nuk i ka kthyer pajisjen elektro-shtëpiake shtetases N.S, vjeç 36, banuese në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për vjedhje të energjisë elektrike në banesë, më datë 08.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin në kërkim Xh.L, vjeç 52, banues në Zall Bastar. Neni 137/1 i Kodit Penal.

 Më datë 08.02.2017, u arrestua shtetasi P.K 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Dibrës”, i ka vjedhur portofolin së bashku me kartën e debitti të një banke të nivelit të dytë, shtetases M.B, e më pas me kartën e debitit të bankës ka tërhequr nga bankomati shumën monetare prej 5.000 Lekë. Gjithashtu rezulton se ky shtetas është autor i vjedhjeve të ndodhura, më datë 16.10.2016, dhe më datë 18.10.2016. Neni 134/2 i Kodit Penal.
 
Më datë 08.02.2017, rreth orës 18:00, në spitalin “Nënë Tereza”, në repartin e djegies, ka vdekur shtetasi I.B, vjeç 69, banues në Vlorë. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim.

Më datë 08.02.2017, shtetasi B.F, vjeç 45, banues në Tiranë, kallëzon se, i është larguar nga banesa djali S.F, vjeç 16. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetases P.M, vjeç 33, banuese në Tiranë, më datë 08.02.2017, u gjet dhe dorëzua familjarëve, e cila deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Në vijim të komunikatës e cila bën fjalë për veprën penale “Mashtrimi”, më datë 08.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.D, vjeç 46, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.  

Më datë 08.02.2017, gjatë natës në lagjen nr. 1 Kamzë, përpara një lokali kanë tentuar të vjedhin mjetin tip “BMV X6”, në pronësi të shtetasit D.V, vjeç 34. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.  

Më datë 08.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Sh.D, vjeç 38, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes D.D, vjeç 25, të cilës iu plotësua urdhëri i mbrojtjes së menjëhershëm. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në mardhëniet familjare”. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 08.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.G, vjeç 26, banues në Babrru, pasi dyshohet se, në fshatin Babrru, ka goditur me sende të forta shtetasin A.Gj, vjeç 31, banues në Paskuqan. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 08.02.2017, u plotësua kërkesë padi për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen I.P, vjeç 26, pasi dyshohet se bashkëjetuesi S.U, vjeç 29, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 08.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit O.G e L.D, vjeç 44 e 35, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Kodër Kashar, kanë prishur një pjesë muri rrethues, në pronësi të shtetasit A.D, vjeç 68, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 08.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit A.D dhe A.H, vjeç 68 e 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën dytësore në Kashar, për motive pronësie,  janë goditur me grushte me njëri tjetrit. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 08.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.B, vjeç 55, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në, në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes B.B, vjeç 46, të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet iu referuan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 08.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi T.S, vjeç 29, banues në Elbasan, i cili është konstatuar, në Rrugën Nacionale Rrogozhinë-Peqin, në drejtim të automjetit tip "Alfa Romeo", duke kryer parakalim të gabuar, por ka tentuar ti japë 1000 lekë të reja punonjësit të Policisë, për t’iu shmangur masës administrative. Nenet 244 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 07.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin T.H, vjeç 72, banues në fshatin Vorrozen, pasi dyshohet se rreth orës 09:30, në kryqëzimin e rrugës “Qazim Karriqi” me rrugën “Qelqi”, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen D.I, vjeç 75, banuese në Kavajë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Më datë 08.02.2017,  u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen S.J, vjeç 18, pasi dyshohet se, në banesë bashkëshorti A.Rr, vjeç 21, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
.
Më datë 08.02.2017,  në banesë, shtetasja L.M, vjeç 18, në kushte depresioni ka konsumuar një sasi medikamentesh, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për vlerësim.

Më datë 08.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.Ll, vjeç 57, banues në Kavajë, pasi, në banesë ,ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes N.Ll vjeç 35. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 08.02.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin A.Ç, vjeç 59, banues në Durrës, pasi dyshohet se djali E.Ç, vjeç 30, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 08.02.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes për shtetasen S.H, vjeç 40, banuese në Elbasan, pasi dyshohet se djali Xh.P, vjeç 21, ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 08.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe punohet për kapjen e shtetasit L.Ç, vjeç 35, banues në fshatin Papër, pasi dyshohet se në muajin Maj, 2016, në banesën e saj, dyshohet se ka përdhunuar shtetasen Xh.T, vjeç 19. Neni 102 i Kodit Penal.

Më datë 08.02.2017, në fshatin Karakullak, është vjedhur banesa e shtetasit A.S, vjeç 61, ku kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 08.02.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.Th, vjeç 34, banuese në Korçë, pasi dyshohet se babai E.Th, vjeç 59, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 08.02.2017, rreth orës 09:30, në magazinën me mallra ushqimor e bujqësor, të shtetasit F.K vjeç 65, banues në fshatin Moravë, nga një masë elektrike, në ambientet e brendshme, ka rënë zjarr ku janë djegur produkte të ndryshme dhe pajisje. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për ngjarje aksidentale.
 
Më datë 08.02.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasi H.H, vjeç 26, banues në Berat, pasi, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike duke i shkaktuar dëmtime në trup bashkëshortes F.H, vjeç 27. Neni 130/a i Kodit Penal.
 
Më datë 09.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin E.Sh, vjeç 29, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme fizike e psikologjike, duke e përndjekur dhe kanosur me mesazhe ish bashkëjetuesen A.H, vjeç 31, banuese në Berat. Punohet për kapjen e tij. Nenet 130/a, 121/a dhe 275 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 08.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, pasi dyshohet se gjatë natës, në lagjen ‘’Tafil Skëndo’’, kanë vjedhur magazinën e shtetasit P.L, vjeç 60, banues në ku kanë marrë dy pajisje. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 150 të Kodit Penal.

Më datë 08.02.2017, gjatë natës, në lagjen ‘’Lukan Prifti’’, shtetasit M.Ç, vjeç 27, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 08.02.2017, u ndalua shtetasi në kërkim Gj.Rr, vjeç 21, banues në fshatin Levan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” e “Prishja e qetësisë publike”. Nenet 291 e 274 të Kodit Penal.  

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 08.02.2017, rreth orës 08:00, në lagjen “Skënder Libohova”, është hedhur nga dritarja e banesës në katin e gjashtë të pallatit dhe ka vdekur shtetasja A.H, vjeç 35, e cila vuante nga epilepsia. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për vlerësim.

Më datë 08.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë dhe punohet për kapjen e shtetasit F.K, vjeç 35, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se më datë 07.02.2017, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës K.K, vjeç 67. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Në vijim të informacionit, që bën fjalë për dhunë në familje, më datë 08.02.2017, u ndalua shtetasi në kërkim F.K, vjeç 35, banues në Lushnjë. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.  

Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 08.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin K.K, vjeç 40, banues në fshatin Usojë, pasi dyshohet se, në këtë fshat, në fondin pyjor, është kapur duke prerë dru, pa leje. Neni 205 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 08.02.2017, gjatë natës, në lagjen Pavarësia, shtetasit Y.H, vjeç 44, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për gjetjen e mjetit, identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.02.2017, u ndalua  shtetasi A.P, vjeç 40, banues  në  Nartë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, e ka dënuar me  8 muaj burg,  për veprën penale “Kanosja”. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 08.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin A.E, vjeç 44, banues në Patos, pasi shtetasi E.S, vjeç 31, banues në Patos, ka bërë kallëzim se më datë 24.11.2015, në banesën e përbashkët, i ka vjedhur një sasi eurosh. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin L.Rr, vjeç 44, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, mban fëmijët e mitur, duke mos lejuar ti takojë ish bashkëshortja M.Rr, vjeç 40, si dhe ka dhënë njoftim të rremë në Sallën e Komandimit, se ish bashkëshortja i kërcënon ata. Nenet 127 e 272 të Kodit Penal.

Më datë 08.02.2017, u plotësua kërkesë-padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.L, vjeç 46, pasi dyshohet se ndaj saj ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike djali shtetasi F.L, vjeç 17. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në familje”.

Më datë 08.02.2017, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.L, vjeç 36, banues në Vlorë, pasi më datë 08.02.2017, është larguar nga banesa ku vuan dënimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësore Vlorë “Arrest në Shtëpi”. Neni 323 i Kodit Penal.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, është përfshirë nga flakët në lagjen "15 Tetori" automjeti tip Opel, në pronësi të shtetasit E.V, 33 vjeç. Për pasojë pjesa më e madhe e mjetit është dëmtuar. Dyshohet se mjeti është përfshirë nga flakët për shkaqe aksidentale.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 08.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin A.Xh, vjeç 55, banues në Sarandë, pasi dyshohet se, me vetëgjyqësi, ka ndërruar bravën e derës së banesës, shtetases E.G, vjeç 43. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 08.02.2017, shtetasi A.Xh, vjeç 55, banues në Sarandë, ka bërë kallëzim se shtetasja E.G, vjeç 43, i ka ndërruar çelësin e bravës së derës banesës. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor për vlerësim.

Më datë 09.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.Xh, vjeç 34, banues në Vrinë, pasi në datë 08.02.2017, në fshatin Vrinë, për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasin A.Z, vjeç 43, banues në Konispol, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekut. Neni 88 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 08.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin E.B, vjeç 36, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se, në lagjen “Zinxhira”, po kryente ndërtim të paligjshëm. Neni 199/a  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 08.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesorë Lezhë, për shtetasin Gj.P, vjeç 20, banues në Barbullojë, pasi dyshohet se, te rrethrrotullimi i Shëngjinit, për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë shtetasin K.Gj, vjeç 20. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 08.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesorë Kurbin, për shtetasit G.P, K.B dhe E.Gj, vjeç 18, 17 e 18, banues në Laç, pasi dyshohet se, në Laç, tek një shkollë për motive të dobëta, kanë goditur me grushta shtetasin M.Ç, vjeç 18, banues në Laç. Nenet 90 dhe 25 të Kodit Penal.

Më datë 08.02.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasit F.M dhe shtetasen V.M, vjeç  31 e 54, pasi dyshohet se babai dhe bashkëshorti Xh.M, vjeç 58, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tyre. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 08.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasit M.G, banues në fshatin Dobraç, pasi dyshohet se më datë 07.02.2017, në banesë, u kap duke vjedhur energji elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 08.02.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen B.Q vjeç 39, banuese në Shkodër, pasi dyshohet se ish bashkëshorti Gj.K, vjeç 59, e ka fyer dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 08.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin M.K, vjeç 58, banues në Shkodër, pasi, shtetasi N.Sh, vjeç 71, ka bërë kallëzim se më datë 05.02.2017, i ka dëmtuar tarracën e banesës. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 08.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin D.P, banues në fshatin Bleran, pasi dyshohet se, në banesë, është konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 08.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasit Gj.N, vjeç 42, banues në fshatin Guri Zi, pasi dyshohet se në afërsi të banesës, ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 08.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin M.H, vjeç 40, banues në fshatin Pulaj, pasi dyshohet se në tokën e tij, ka bërë ndërtim pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 08.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit Rr.Ç, F.A dhe D.A, vjeç 55, 42 e 47 , banues në fshatin Pulaj, pasi dyshohet se në fshatin Pulaj kanë pushtuar 6.000 m2 tokë në pronësi të shtetasit P.S, vjeç 73. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 08.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për shtetasin N.H, vjeç 52, banues në fshatin Dobrac, pasi dyshohet se, në banesë, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin P.P, vjeç 25, banues në Shkodër, pasi dyshohet se më datë 08.02.2017, në lagjen “Vasil Shanto”, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë. Neni 242 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 08.02.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen R.N, vjeç 32,  pasi dyshohet se vjehrra L.N, vjeç 64, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 08.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.B, vjeç 43, banues në Kamzë, Tiranë, pasi, shtetasi B.N, vjeç 83, banues në fshatin Grizhë, ka bërë kallëzim se para 10 ditësh, për një borxh që i ka djali i tij, vëllait të shtetasit M.B,  e ka shqetësuar në banesë. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Rreth orës 21.30  të datës 08.02.2017, në sallën operative të Bulqizës ka ardhur një telefonatë nga familjarët e shtetases Z.J, rreth 40 vjeç, banuese në fshatin Krastë-Bulqizë, se ka qenë duke kullotur bagëtitë por nuk është kthyer akoma.
Familjarët në bashkëpunim me shërbimet e policisë kanë ushtruar kontrolle, të cilën e kanë gjetur të pa jetë në një zonë të thepisur.
Nga veprimet paraprake të kryera shtetasja Z.J kur po kulloste bagëtitë dyshohet të ketë rrëshkitur, e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 08.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin Sh.Th, vjeç 45, banues në Kukës, pasi dyshohet se, u kap duke shitur produkte ushqimore në trotuar, pa licencë. Neni 204 i Kodit Penal.  

DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Korçë
Shpallet në kërkim një taksist, i cili ndihmoi tre shtetas të kalonin kufirin nga Greqia në Shqipëri, në mënyrë të paligjshme. Në kufirin e gjelbër, dy prej këtyre shtetasve (vëllezër) i vjedhin me dhunë një sasi parash shtetasit tjetër. Arrestohen në flagrancë nga Policia.
Shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve A.V  dhe F.V (vëllezër), 22 dhe 24 vjeç, të dy banues në Peshkopi.
Më datë 08.02.2017, mbi Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës (në kufirin e gjelbër) këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, pasi i kanë vjedhur me dhunë një sasi parash shtetasit R.K, 26 vjeç, banues në Gramsh, janë larguar me shpejtësi.
Pas krehjes të zonës dhe falë veprimeve të mirëkoordinuara nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare, u bë e mundur konstatimi dhe kapja e tyre në flagrancë, në aksin rrugor Kapshticë – Bilisht.
Gjithashtu në vijim të hetimeve dhe verifikimeve në lidhje me këtë rast, filloi procedimi penal si edhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit J.D, 28 vjeç, banues në fshatin Dypjak- Peshkopi.
Pasi ky i fundit i ka transportuar tre shtetasit e mësipërm me mjetin tip “Mercedes-Benz” nga Volosi (Greqi) drejt Shqipërisë dhe i ka sygjeruar atyre të përdornin kufirin jeshil, me qëllim shmangien e gjobës në PKK Kapshticë, pasi këta të fundit nuk ishin të pajisur me dokumentacion të rregullt.
Veprimet proceduriale të rastit, u kryhen nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Devoll.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale: “Vjedhja me dhunë, kryer në bashkëpunim” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” parashikuar nga nenet 139 e 25; 298 të Kodit Penal.


Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Shkodër
Më datë 08.02.2017, në PKK Hani i Hotit, në dalje pas kontrollit të mjetit tip “Renault”, me pronar shtetasin D.N,  vjeç 23, banues në Fier, rezulton në kërkim nga DVP, Fier e cila u njoftua për të kryer veprimet e mëtejshme.

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.
Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 25 personave dhe janë sekuestruar lëndë narkotike dhe armë zjarri.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 2 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 3 persona për narkotikët.
Janë kapur 7 persona për vjedhje, dhunë në familje dhe largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit.
5 person për krime ndaj personit dhe 1 person për kanosje.
3 persona në kërkim.
4 persona për mitëdhënie.
Janë sekuestruar rreth 281 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva, 2 armë zjarri,1 predhë, 2 krehër dhe 28 fishekë.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 93 persona.
Gjatë 24 – Orëve u finalizuan Operacionet konkretisht:
Goditen 2 raste të tentativës për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.Tjetër operacion i përbashkët është zhvilluar pasditen e djeshme, mes Policisë së Shtetit dhe Policisë Italiane. Është ndaluar dhe sekuestruar një gomone rreth 8 metra e gjatë.  
Janë arrestuar 2 shtetas nga Reparti Operativ Aerodetar i Guardia di Finanza i Barit me mbështetjen e avionit të agjencisë Frontex, me sinjalizimin e Policisë së Shtetit.
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Guardia di Finanza kanë bërë të mundur heqjen nga qarkullimi të më shumë se 1 ton lëndë narkotike.
Vijon veprimtaria hetimore në dy vendet nga ana e dy forcave Policore për kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.
Në vijim të operacionit të përbashkët ku u sekuestrua një gomone më lëndë narkotike, nga Guardia di Finanza në det të hapur pas sinjalizimit të dhënë nga Policia Shqiptare, operacioni ka vijuar në zonën e Gjirit Bristan- Karaburun nga Policia Kufitare e Vlorës, Delta Force, Guardia di Finanza dhe Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë.
Janë gjetur të fshehura rreth 10 çanta me lëndë narkotike, e dyshuar si Cannabis Sattiva, në total me peshë rreth 205 kilogramë. Vazhdojnë veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e detajeve të tjera të këtij operacioni të përbashkët.
Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

Arkiva

Qershor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...