Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 11.02.2017

DOREZIMI I ARMEVE 1Drejtoria PPSH.1

Policia e Shtetit:

Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve.

Gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 29 armë zjarri, 3609 fishekë, 52 granata, 37 ndezësa, 1 predhë kundër tank, 3 kapsolla detonatore, 1 kallëp tritol 1 kg si dhe 8 krehëra.

Paralelisht me dorëzimin vullnetar të armëve, nga Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë takimet sensibilizuese në të gjithë vendin.

Takimet zhvillohen në të gjitha Njësitë Administrative, me të gjithë Kryetarët e fshatrave ku pjesë e këtyre takimeve janë bërë dhe nxënësit e shkollave të mesme, studentët si dhe stafet pedagogjike.

Gjithashtu në të gjithë vendin ka vijuar trokitja derë më derë nga Specialistët e Policisë së Zonave për të ndërgjegjësuar banorët për domosdoshmërinë e dorëzimit të armëve që mbajnë pa leje.

Policia e Shtetit edhe një herë falenderon të gjithë ata banorë që po dorëzojnë armët vullnetarisht.

Në veçanti nxënësit dhe studentët që janë bërë pjesë e fushatave ndërgjegjësuese dhe sensibilizuese si dhe pushtetin Vendor.

Policia e Shtetit edhe një herë iu bën thirrje banorëve që cilido që mban armë pa leje, ta dorëzojë atë brenda afatit të caktuar.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 10.02.2017, u ndalua shtetasi M.S., vjeç 36, banues në fshatin Skrevan, Kuçovë, në kërkim nga autoritetet italiane, për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Emigracioni i paligjshëm” i Kodit Penal Italian.

Seksioni për korrupsionin
Më datë 08.02.2017, u ndalua me iniciativë shtetasi B.N vjeç 50, banues në Tiranë, me detyrë përmbarues gjyqësor privat, i dënuar më parë, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën. Neni 248 i Kodit Penal.


Seksioni për krimet ndaj jetës
Më datë 10.02.201, u arrestua në flagrancë shtetasi T.C., vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e ”Dibrës”, ka goditur me thikë shtetasin E.M., vjeç 24, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. Gjithashtu T.C, ka marrë goditje të lehta me thikë në trup nga shtetasi E.M. Nenet 76,22 dhe 279 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 10.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin kosovar B.K., vjeç 30, banues në Angli, pasi dyshohet se rreth orës 18:25, në Kashar, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka aksidentuar biçiklistin A.B., vjeç 50, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 11.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.K., vjeç 18, banues në Tiranë, pasi në  bulevardin “Dëshmoret e Kombit”, te ura e “Dajtit”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Volksvagen”.  Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 10.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.K, vjeç 26 banues në Shënvlash, Durrës pasi në rrugën “Mujo Ulqinaku”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Renault”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Elbasan
Goditet një rast i mitëdhënies
I ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore me qëllim që ti shmangej masës administrative
Arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me efektivat e policisë rrugore në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
I.A., 48 vjeç, banues në Kavajë.
Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan - Peqin, në afërsi të fshatit Papërr është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore, për arsye se ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Ford Focus” në shkelje të Kodit Rrugor.
Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar t'i jap 1000 lekë punonjësit të policisë rrugore me qëllim që ti shmangej masës administraive për parakalim të gabuar.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale mjetin dhe lekët.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 10.02.2017,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin M.R., vjeç 52, banues në Ersekë, pasi dyshohet se në vitin 2010, në Ersekë, ka falsifikuar një çertifikatë lindje martesore për shtetasen V.J, vjeç 55.Neni 191/3 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 10.02.2017,  u arrestua në flagrancë shtetasi E.T., vjeç 23, banues në fshatin Strelcë, Maliq , pasi në Maliq, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Fier Informacion paraprak. Më datën 10.02.2017, rreth orës 11:40 në aksin rrugor Fier-Hoxharë, në afërsi të fshatit Shënpjetër, në mjetin tip Fuoristradë janë gjetur të vdekur 2 persona. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes u bë identifikimi i viktimave të cilët janë D.D, 32 vjeç, banues në Fier dhe E.A 29 vjeçe, banuese në fshatin Ngurrëz, Lushnje. Gjithashtu nga kqyrja e plotë e vendit të ngjarjes dallohet qartë se shtetasi i lartëpërmendur pasi ka qëlluar me armë shtetasen E.A, ka vrarë veten. Shtetasi D.D mbante në dorë 1 pistoletë të tipit TT e armatosur dhe ka qitje me puqitje në kokën e tij. Nga të gjitha rrethanat e mësipërme rezulton që shtetasi D.D pasi ka vrarë shtetasen E.A, ka vrarë veten. Grupi hetimor në bashkëpunin me Prokurorinë  po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Fier
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “DERMENAS”.
Shtrëngojnë me anë të kanosjes për dhënie pasurie një shtetas, policia arreston në
flagrancë 2 autorët.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 3000 euro, 1 karikator pistolete dhe
aparatet e celularëve të përdorur nga autorët e dyshuar.
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në
bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë, pas një hetimi dy mujor me
metoda speciale të hetimit finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “DERMENASI”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan shtetasit:
N.B., 48 vjeç, banues në Dermenas, Fier.( I dënuar më parë për vrasjenë tentativë).
A.B., banues në Dërmenas, Fier.
Arrestimi i dy shtetasve të lartëpërmendur u bë pasi pasi kanë shtrënguar nëpërmjet
kanosjes për ti marë një pasuri në shumën 50.000 euro shtetasit E.R.
Në periudha të ndryshme kohore në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë duke
e kanosur deri ditën e sotme shumen prej 31.500 euro këtij shtetasi.
Në momentin e arrestimit, shtetasve N.B.dhe A.B., iu sekuestrua
një shumë prej 3000 eurosh, të cilën sapo ia kishin marë duke e kanosur shtetasit të
dëmtuar.
Në cilësine e provës materiale u sekuestruan shuma prej 3000 eurosh, disa aparate
celular të perdorur nga të dyshuarit dhe nje karikator arme zjarri pistoletë.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë për Krimet e
Rënda Tiranë për këta shtetas si autor të dyshuar për veprën penale “ Shtrëngim me
anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” “Mbajtje pa leje të armëve dhe
municioneve luftarake” të parashikuar nga Nenet 109/b, 25 dhe 278/4 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për narkotikët
Më datë 10.02.2017, u ndalua shtetasi në kërkim, Z.T. vjeç 55, banues në fshatin Tragjas, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për  ngjarjen e ndodhur më datë 11.10.2016, ku u gjetën e sekuestruan 268 kg. e 800 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.S., vjeç 19 banues në Vlorë, pasi në lagjen “29 Nëntori”, ju gjet dhe sekuestrua me cilësinë e provës materiale një sasi lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 10.02.2017, shtetësja L.Z., vjeç 44, banuese në fshatin Fitore, kallëzon se i është larguar nga banesa vajza I.Z, vjeç 18, e cila ishte strehuar te qendra“Vatra”, në Vlorë. Shtetasja L.Z dyshon se mund të jetë viktimë e mundshme trafikimi nga persona të pa identifikuar. Punohet për dokumentimin ligjor të ngjarjes. Neni 110/a i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 10.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin V.Ll, vjeç 34, banues në fshatin “Asim Zeneli”, pasi dyshohet se  në lagjen “Granicë”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 10.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin A.GJ, vjeç 55, banues në fshatin Tale, pasi dyshohet se rreth orës 13:15, te kryqëzimi i Shënkollit, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtuese shtetasen S.N, vjeç 26, banuese në Vau i Dejës, për pasojë është aksidentuar drejtuesi A.P dhe pasagjeri D.P., vjeç 61, banues në Shenkoll, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për narkotikët
Më datë 10.02.2017, u ekzekutua vendimi i Gjykatës Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin S.K. vjeç 61, banues në fshatin Sumë, e cila ka caktuar masën e sigurisë ‘’Ndalim i daljes jashtë shteti’’, për veprat  penale ‘’Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike’’ dhe ‘’Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve’’. Nenet 283/1 e 278/2 dhe 321/1 të Kodit Pena;

Pukë - Shkodër
Vijojnë operacionet  Anti Cannabis
Sekuestrohen 40 kg cannabis sativa
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas.
Më datë 10.02.2017, nga Seksioni kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:
N.L., 49 vjeç, banues në Dom Pukë
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë në fshatin Dom Pukë , në afërsi të banesës së tij u konstatua 1 ambient i improvizuar, ku në brendësi u gjetën 40 kg e 800 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 10.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasen Sh.D., vjeç 68, banuese në fshatin Dars Klos, pasi dyshohet se duke falsifikuar dokumentet, ka përfituar 7 vite pension të parakohshëm. Nenet 145,190 dhe 191 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasen L.D. vjeç 69 banuese  në fshatin  Dars Klos pasi dyshohet se duke falsifikuar dokumentet, ka përfituar 2 vite pension të parakohshëm. Nenet 145,190 dhe 191 të Kodit Penal.

Më datë 10.2.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasen L.Gj, vjeç 72, banuese  në Sauk, Tiranë, pasi dyshohet se duke falsifikuar dokumentet, ka përfituar 7 vite pension të parakohshëm. Nenet 145,190 dhe 191 të Kodit Penal.

Më datë 10.2.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasen M.GJ vjeç 74, banuese  në fshatin  Martanesh, Bulqizë, pasi dyshohet se duke falsifikuar dokumentet, ka përfituar 5 vite pension të parakohshëm. Neni 145,190 dhe 191 të Kodit Penal.

Më datë 10.2.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasen M.M,  vjeç 78, banuese  në fshatin  Mamzë Durrës, pasi dyshohet se duke falsifikuar dokumentet, ka përfituar 4 muaj pension të parakohshëm. Neni  dhe 191 i Kodit Penal.


DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 09.02.2017, u plotësua kërkesë-padia për shtetasin K.XH., vjeç 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ish-bashkëjetuesja E.D., vjeç 32, banuese në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006 ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.XH., vjeç 27 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Budi”, ka thyer xhamin e mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit S.A., vjeç 40, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.A, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua vjedhje e energjisë elektrike. Punohet për kapjen e A.A. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.H., vjeç 56 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Gani Domi”, për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin G.B., vjeç 32, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal

Më datë 10.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.GJ, vjeç 32 banues në Tiranë, pasi dyshohet se për një mosmarrëveshje nëpërmjet postës elektronike ka kanosur shtetasin H.P banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin P.C, vjeç 62, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Fuat Toptani”, në banesë, është konstatuar nga punonjësit e O.SH.E.E-së, duke vjedhur energji elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi G.S., vjeç 49, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes D.S.,vjeç 48. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.L., vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Elbasanit”, ju gjet e bllokua 1 doze lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 10.01.2017, u plotësua kërkesë padi për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen D.S., vjeç 48, pasi dyshohet se bashkëshorti G.S., ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligjit Nr. 9669, datë 18.12.2006 ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.C., vjeç 29, banues në Tiranë, pasi në mjetin tip “Mazda”, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale nje sasi lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 10.02.2017, në QSUT, ka vdekur shtetësja B.M, vjeç 64, banuese në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezulton se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 10.02.2017, në rrugën “Mihal Ciko”, është tentuar të vidhet banesa e shtetasit O.G, vjeç 44, banuese në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 134 - 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 09.02.2017, në Institut Bujqësor, në banesë, ka gjetur vdekjen shtetasja B.A. vjeç 51. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 10.02.2017, u plotësua kërkesë-padia për shtetasen L.S., vjeç 26, pasi dyshohet se bashkëshorti J.S., vjeç 29, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006 ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit J.S., vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 09.02.2017, në rrugën e “Dibrës”, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë goditur me mjet prerës shtetasin D.B., vjeç 27, banues në Tiranë, i cili pasi ka marrë mjekimin në spital, është larguar në banesë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkautorëve. Nenet 89 dhe 25 të Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës së dhënë e cila bën fjalë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, më datë 10.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen E.S., vjeç 27, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës së dhënë e cila bën fjalë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, më datë 10.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.T., vjeç 23 banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për largim nga banesa të shtetasit G.K. më datë  10.02.2017, kap në PKK Rinas, i cili ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e tij në Zvicër dhe atje ka vuajtur dënimin me 13 muaj burgim, për shitje të lëndëve narkotike. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 10.02.2017, shtetësja A.S. vjeç 58, banuese në Tiranë, kallëzon se në Bulevardin “Zogu i Parë”, te nje lokal i kanë vjedhur telefonin tip “Samsung”. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit K.M. dhe H.M., vjeç 25 e 56, banues në Kamëz, pasi dyshohet se te stacioni i fugonave të Veriut, kanë goditur me grusht shtetasin I.H., vjeç 43 banues në Shkozë. Nenet
90 dhe 25 të Kodit Penal.

Më datë 10.02.2017, u ndalua shtetasi E.GJ, vjeç 49, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 08.01.2017, në rrugën “Kastriotët”, ka vjedhur telefonin celular të markes “Samsung”, në përdorim nga shtetasi D.H., vjeç 19, banues në Kamzë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi P.P, vjeç 37, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 10.02.2017 për motive të dobëta, ka dhunuar nënën Z.P., vjeç 60 banuese në Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 10.02.20174, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.A., vjeç 26, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kanosur dhe goditur me sende të forta shtetasen R.M.vjeç 74. Nenet 90 e 84 të Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, më datë 10.02.2017, u ndalua shtetasi në kërkim A.L., vjeç 46 banues në fshatin Burimas. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2017, u ndalua shtetasi në kërkim F.D., vjeç 56 banues në fshatin Urë, Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. Nenet 283 e 284 të Kodit Penal.

Më datë 09.02.2017, ka vdekur në QSUT “Nënë Tereza”, shtetasi R.K., vjeç 78, banues në Tiranë. Nga veprimet e para të kryera rezulton se shkaku i vdekjes të jetë natyral. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme.

Më datë 10.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.M., vjeç 53, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, është konstatuar nga punonjësit e O.SH.E.E-së, duke vjedhur energji elektrike. Neni i 137 i Kodit Penal.


Më datë 10.02.2017, në shtratin e lumit në fund të fshatit Bastar i Mesëm, Zallbastar, kanë hedhur dhe mbuluar me rërë lumi, një sipërfaqe prej 100 m2, me një sasi të konsiderueshme medikamente të ndryshme, me mbishkrime mjekësore, veterinare bujqësore. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 201, 203 dhe 285/b të Kodit Penal.

Më datë 10.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit Xh.Rr. vjeç 46 banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes L.Rr, vjeç 44, të cilës ju plotësua kërkesë padi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2017, shtetësja F.T., vjeç 39, banuese në Tiranë, kallëzon se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer vajza S.T. vjeç 28 banues në Tiranë. Punohet për gjetjen e saj.   Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më datë 10.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen V.B, vjeç 43, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën ”5 Maji”, i ka marrë nje sasi lekesh shtetases M.H., vjeç 42, banuese në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.K., vjeç 51 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Ferit Xhajko”, ka penguar gjatë kryerjes së detyrës punonjësin e Policise Bashkiake, E.H. Neni 235 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2017, shtetasi J.P, vjeç 21 banues në Tiranë, kallëzon dhe pretendon se motra e tij K.P, vjeç 16, banuese në Tiranë, largohet nga banesa pa lejen e prindërve dhe se ajo ka lidhje me shtetasin G.T, i cili ka lidhje dashurore dhe nuk ka ushtruar dhunë. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 10.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.A., vjeç 26, banues në Tiranë, pasi në rrugën e "Kokonozëve", ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale nje sasi lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2017, në rrugën “5 Maji”, te nje market dy persona, të veshur me të zeza, me çanta dhe me biçikleta, duke kanosur me armë zjarri, kanë marrë xhiron ditore. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Informacion Paraprak.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 10.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen A.K., vjeç 18, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në Babrru, i ka marrë telefonin shtetasit H.Gj, vjeç 20, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e A.K. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Xh.N, vjeç 34, banues në Valias i Ri pasi dyshohet se në Valias i Ri, në banesë, është konstatuar nga punonjësit e O.SH.E.E-së, me rilidhje të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 10.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.D., vjeç 17, banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë natës, në rrugën “Azem Meshi”, në banesën e shtetasit M.V vjeç 27 ka vjedhur, motorin tip “Zhejang”. Punohet për kapjen e M.D. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2017, u plotësua kërkesë padia lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes, për shtetasen V.B., vjeç 22 banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëjetuesi E.P., vjeç 23, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit P.K., vjeç 60, banues në Tiranë, administrator i nje firme private, pasi dyshohet se punonjësit e OSHEE-së, gjatë kontrollit, konstatuan vjedhje të energjisë elektrike, në firmë. Neni 137/2 Kodit Penal.

Më datë 10.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.M., vjeç 21 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Llambi Bonata”, ka goditur me grusht shtetasin B.L., vjeç 58, banues në Kombinat Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 10.02.2017, u ndalua shtetasi në kërkim N.B., vjeç 26, banues në fshatin Vorrozen, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim“. Nenet 88/1 dhe 25 të Kodit Penal.

Më datë 10.02.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit H.M. e G.S vjeç 31 e 24, banues në Kavajë, pasi dyshohet se në lagjen Nr.1, në lokalin e shtetasit H.M., në bashkëpunim, për shkak të detyrës, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit publik. Neni 236/ 2 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2017, gjatë natës, në fshatin Bago, kanë vjedhur banesën e shtetasit S.V, vjeç 54 banues në Itali, ku kanë marrë një motoçikletë dhe një televizor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2017, u plotësua kërkesë-padia, për shtetasen M.SH, vjeç 26, pasi dyshohet se ish bashkëshorti G.J., vjeç 28 ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006 ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 10.02.2017, u ndalua shtetasi në kërkim D.H, vjeç 18, banues Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 10 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershme të mbrojtjes për shtetasin A.M., vjeç 51, banuese në Durrës, pasi dyshohet se  nusja e djalit, shtetësja O.K., vjeç 27, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.02.2017, shtetasi B.L., vjeç 51, banues në Tiranë, kallëzon se në lokal i kanë vjedhur një zgarë prushi, e cila ka qenë jashtë lokalit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2017, në lagjen nr 5, shtetasit A.B, vjeç 50, banues Tiranë, i kanë thyer xhamin trekëndësh të mjetit tip “Benz”, ku i kanë marrë kasetofonin, dokumentet e mjetit dhe portofolin. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen O.K., vjeç 27, banuese në fshatin Xhafzotaj, pasi dyshohet se më datë 09.02.2017, në Xhafzotaj, për motive të dobëta, me anë telefonit ka kanosur më  fjalë shtetasin A.M, vjeç 52, banues në Durrës. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 10.02.2017, në fshatin Nikël, ka rënë zjarr në mjetin tip “Volksvagen”, ku është djegur pjesërisht, në pronësi të shtetasit A.B., vjeç 27. Punohet për përcaktimin e rrethanave të rënies së zjarrit. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 10.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin L.K. vjeç 21 banues në Thumanë, Krujë, pasi dyshohet se në Maminas, ju bllokua mjeti tip “Benz” i ngarkuar me 3.3 m3. dru zjarri. Neni 205 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.201, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin M.V., vjeç 33 banues në Sukth, pasi dyshohet se, tek “4 Rrugët e Shijakut”, për shkak të detyrës ka kundërshtuar punonjësin e Policisë Bashkiake Shijak. Neni 235 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 10.02.2017 u arrestua në flagrancë shtetasi A.R., vjeç 65 banues në Elbasan, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, DH.R, vjeç 64. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin P.XH., vjeç  51 banues në Elbasan, administrator i nje firme private, pasi dyshohet se në fshatin Bradashesh, duke punuar në ambientet e kësaj firme, është aksidentuar punonjësi A.B.,  vjeç 51, banues në Elbasan, i cili pasi ka marrë mjekim në spital është larguar për në banesë. Neni 289 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë  10.02.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.G., vjeç 32 pasi dyshohet se bashkëshorti B.G., vjeç  39, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.02.2017, rreth ores 23:00, në fshatin Qyrkan Mollas, në pikën e karburantit, në pronësi të shtetasit Q.SH, vjeç 70, persona të paidentifikuar, kanë marrë lekët e xhiros, e me pas janë larguar. Punohet për dokumentimin e plot ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Informacion Paraprak.

Komisariati i Policisë Peqin
Më datë 10.02.2017, në ambientet e I. E. V. P, Peqin, ka vdekur shtetasi B.XH., vjeç 51, banues në Elbasan, i dënuar me 21 vjet burg për veprën penale “Vrasja me paramendim”. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 10.02.2017, në lagjen Nr. 8, kanë vjedhur banesën e shtetasit H.XH., vjeç 34 ku kanë marrë nje sasi lekesh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2017, shtetasi Gj.M. vjeç 63, banues në Korçë, kallëzon se është kërcënuar nga një shtetas i paidentifikuar nëpërmjet telefonit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë. Neni 275  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 10.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin V.Z., vjeç 27, banues në fshatin Qershizë, pasi dyshohet se në fshatin Pirg, me vetëgjyqësi ka prishur rrethimin e tokës të shtetasit D.M., vjeç 60, banues në këtë fshat. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2017, gjatë natës, në Maliq, është vjedhur gomisteria e shtetasit A.V., vjeç 27 ku kanë marrë disa dokumente. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 10.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasit M.K. dhe J.A. vjeç 25 e 20 banues në fshatin Frataj Fier e Pogradec, pasi dyshohet se në lagjen nr.3, për motive të dobëta, janë goditur me sende të forta me njëri-tjetrin. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin A.B. vjeç 19, banues në Pogradec, pasi dyshohet se në lagjen Nr. 1, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik.  Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.F., vjeç 51 banues në Kosovë, pasi në hyrje të qytetit , u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Hyndai”.Neni 291 i Kodit Penal.


Më datë 10.02.2017, u arrestua në flagrancë  shtetasi Sh.P., vjeç 55, banues në fshatin Vërdovë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin K.Ç vjeç 46, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 88 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasen F.M., vjeç 43, banuese në Alarup, pasi dyshohet se ka bërë kallëzim të rremë. Neni 305  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ersekë
Më datë 10.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin M.K., vjeç 36, banues në Ersekë, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë shtetasen F.M, vjeç 63, banuese në Ersekë. Neni 238 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 10.02.2017, në urgjencën e spitalit ka gjetur vdekjen shtetësja R.L. vjeç 38 banuese në Kuçovë.Nga kryerja e veprimeve dyshohet se në kushtet e depresionit është vetëhelmuar me fotoksinë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Berat, për ndjekje të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 10.02.2017, u arrestua shtetasi M.K., vjeç 18 banues në fshatin Topojë, pasi dyshohet se në lagjen “1 Maji”, në dyqanin e shtetasit N.K., vjeç 30 banues në Fier ka vjedhur 1 celular. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen V.K. vjeç 47 pasi dyshohet se bashkëshorti A.K., vjeç 50, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006.

Më datë 10.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasit A.SH dhe D.SH, vjec 24 e 28 banues në Fier, pasi dyshohet se më datë 09.02.2017, në lagjen “1 Maji”, për shkak të detyrës, nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2017,  u ndalua shtetasi A.M., vjeç 40,  banues në Vlorë, pasi dyshohet se në “Lagjen Kastriot”, ka vjedhur mjetin tip “Lancia”, në pronësi  të  shtetasit K.P., vjeç 35,  banues në Fier.Neni 134  i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 10.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin A.P, vjeç 47, banues në fshatin Zharnec, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka thyer xhamat e shtëpisë të shtetasit E.A., vjeç 51, banues  në fshatin  Çermë Sektor. Neni 150  i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 09.02.2017, në lagjen ‘’15 Tetori’’, shtetasit G.H. vjeç 41, i kanë vjedhur banesën, ku kanë marrë  nje sasi lekesh dhe disa vegla pune. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 10.02.2017, u ndalua shtetasi në kërkim L.V., vjeç 30, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë,  e ka dënuar me 2 vjet burg , për veprën penale ‘’Mashtrimi”. Neni 143/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 10.02.2017, gjatë natës, në fshatin  Kostar, në Manastirin e fshatit, kanë vjedhur arkën ku hedhin lekë besimtarët. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.  Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 10.02.2017, në fshatin Kakoz, është rrëzuar nga ballkoni i banesës në gjendje të dehur dhe ka gjetur vdekjen shtetasi Th.N., vjeç 40, banues në Kakoz. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 10.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.R.,  vjeç 29, banues në Përmet, pasi në një nga lokalet e qytetit,  iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale nje sasi lëndë e dyshuar narkotike  Canabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 10.02.2017, në fshatin Sakë Shëngjin, ka rënë zjarr, ku është djegur 2 dynym me shkurre, në pronësi të shtetasit A.Gj, vjeç 43 banues në Ishull Shëngjin. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 10.02.2017, gjatë natës, në lagjen Nr.5, kanë tentuar të vjedhin lokalin e shtetasit P.F., vjeç 53 banues në Laç.Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2017, në Sanxhak, në vendin e quajtur “Gjoli i Zi”, u gjet i braktisur mjeti tip “Volksvagen”, pa targë. Punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 10.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.L., vjeç 49, banues në fshatin Ças, pasi dyshohet se më datë 09.02.2017, në këtë fshat, ka goditur me mjete të forta shtetasen F.V, vjeç 59. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2017, në lagjen “Ahmet Haxhija”, në banesë duke sharruar dru me sharrë është dëmtuar në këmbë, shtetasi M.L., vjeç 61 i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Shkodër, si ngjarje aksidentale.

Më datë 10.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin B.L., vjeç 19 banues në Lezhë, pasi dyshohet se në lagjen “Qemal Stafa”, ka goditur me grusht, shtetasen D.H., vjeç 59 banues në Shkodër. Punohet për kapjen e B.L. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2017, në fshatin Suka Dajç, në banesën e shtetasit P.G. vjeç 60 ka rënë zjarr, ku është djegur një pjesë e çatisë të kësaj banese. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për vlerësim.

Më datë 10.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasen S.S., vjeç 61, banuese në Shkodër pasi dyshohet se ka ndërtuar një objekt në tokën e saj pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor dhe punohet për kapjen e shtetasit M.P. vjeç 63 pasi dyshohet se në lagjen “Perash”, në banesë,  punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Shkodër.
Parandalohet një ngjarje kriminale brënda familjes
Ushtron dhunë ndaj djalit të tij, gjatë kontrollit i gjenden në brez 2 armë të ftohta (thikë)
Arrestohet në flagrancë babai.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bazë të njofimit të marrë nga familjarët dhe si rezultat i vlerësimit të ngjarjes, më datë 10.02.2017, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:
C.N., 44 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas në banesën e tij për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me sende të forta djalin e tij, shtetasin K.N. 21 vjeç dhe më pas i ka ndjekur djalin së bashku me bashkëshorten e tij E.N. të cilët po tentonin të largoheshin nga banesa për tiu shmangur shtetasit në fjalë.
Gjatë këtij momenti Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit C.N., dhe gjatë kontrollit fizik, iu gjetën 2 armë të ftohta (thika) në brez, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet proceduriale iu Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta" parashikuar nga nenet 130/a dhe 279 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 10.02.2017 u ndalua shtetasi në kërkim D.F., vjeç 35, banues në fshatin Barbulloj, Lezhë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Neni 300 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, për shtetasin P.L., vjeç 55, banues në fshatin Dom, pasi dyshohet se shtetasi N.L. vjeç  66 banues në fshatin Barbulloj, Lezhë,  kallëzon se në fshatin Dom, për motive pronësie, e ka goditur me grusht. Neni 90 i Kodit Penal. 

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 10.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.V. vjeç 37,  pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes D.V.  vjeç 27. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Nenet 89 e 130/a të Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 10.02.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për shtetasin A.R., vjeç 48, banues në Bajram Curr, pasi dyshohet se më datë 09.02.2017, ka hedhur gurë në rrugën që të çon te banesa e shtetasit B.R. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2016, në lagjen “Partizani”, në banesë, ka vdekur shtetasi N.D., vjeç 49. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga ataku kardiak. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 10.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, për shtetasin Y.B., vjeç 40, banues në Burrel, pasi dyshohet se në Burrel, për motive të dobëta, ka plagosur lehtë me grusht shtetasin A.S.,  vjeç 49.Neni 90 i Kodit Penal.

IV. DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit&Migracionit Rinas
Më datë 10.02.2016, në P.K.K Rinas, u ekstradua nga Italia dhe ju dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve shtetasi në kërkim ndërkombëtar E.T, vjeç 43, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, e ka dënuar me 20 vjet burg për veprën penale " Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve". Neni 298/3 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2017, në P K K Rinas, u depërtua nga autoritetet zvicerane, shtetasi në kërkim ndërkombëtar G.K., vjeç 39 banues në Tiranë, larguar nga banesa më datë 02.12.2014. Materialet u referuan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 10.02.2017, në PKK Rinas, u ndalua dhe ju dorëzua Drejtorisë së Përgjithshëm të Burgjeve, shtetasi në kërkim ndërkombëtar A.M. vjeç 41 banues në Fier, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg“, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje". Neni 88/1 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen A.S., vjeç 19, banuese në Kosovë, pasi dyshohet se në PKK Rinas, u kap me dokumente udhëtimi të falsifikuara. Neni 190 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Shkodër
Më datë 10.02.2017, në S P K K Hani Hotit, u ekstradua nga Mali i Zi në Shqipëri, shtetasi K.L., vjeç 27, banues në Bajzë, Malësi e Madhe, i dënuar për vjedhje me dhunë dhe i larguar nga vendi i qëndrimit të detyrueshëm. Nenet 139 e 323 të Kodit Penal.

Më datë 10.02.2017, në PKK Hanit Hotit, u ndalua shtetasit Q.L., vjeç 27 banues në Kosovë, pasi nga autoritetet  Gjyqësore Gjakovë, Kosovë, ishte shpallur në kërkim për veprën penale ''Grabitje'', sipas Kodit Penal të Kosovës.

Arkiva

Korrik 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...