Elbasan, Goditet një rast i mitdhënies.

I ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore me qëllim që ti shmangej masës administrative. 11mitdhenieel1

Arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me efektivat e policisë rrugore në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

I. Al,, 48 vjeç, banues në Kavajë

Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan - Peqin, në afërsi të fshatit Papërr është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore, për arsye se ka qënë duke drejtuar mjetin tip “Ford Focus” në shkelje të Kodit Rrugor.

Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar t'i jap 1000 lekë punonjësit të policisë rrugore me qëllim që ti shmangej masës administraive për parakalim të gabuar

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale mjetin dhe lekët

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Arkiva

Shkurt 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...