Krujë. Në orët e para të mëngjesit të sotëm vendos tritol në biznesin, mobileri të një shtetasi.

Krujë. Në orët e para të mëngjesit të sotëm vendos tritol në biznesin, mobileri të një shtetasi. (per video kliko mbi link)Policia-durres

Policia e Krujës zbardh dhe dokumenton në kohë rekord ngjarjen.

Arrestohet autori, I cili rreth një muaj më parë ka djegur edhe makinën e pronarit të mobilerisë dhe makinën e vëllait të tij.

Gjatë kontrollit në banesë I sekuestrohet një armë zjarri Cannabis Sattiva dhe lëndë djegëse.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, pas një pune hetimore intensive dhe të specializuar kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin në kohë rekord të një ngjarje të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Specialistët për Hetimin e Krimeve, pa kaluar 12 orë nga ngjarja kanë arrestuar autorin e dyshuar, konkretisht shtetasin:

• R. H., 46 vjeç, banues në Nikel.

Haka, më datë 12.02.2017, rreth orës 01:27, në Nikël, Krujë, për motive të dobëta, dyshohet se ka vendosur një sasi lënde eksplozive, tritol në biznesin (mobileri) e shtetasit B.B.

Nga kryerja e veprimeve hetimore është dokumentuar se shtetasi I mësipërm rreth një muaj më parë ka djegur edhe dy makina, të shtetasit B.B. dhe vëllait të tij, shtetasin P.B., konkretisht :

1. Më datë 26.01.2017, dyshohet se shtetasi I mësipërm ka djegur mjetin tip Benz me targa AA 508 OA, në pronësi të shtetasit E.M.(djali I shtetasit B.B.).

2. Më datë 10.02.2017, dyshohet se shtetasi I mësipërm ka djegur mjerin tip Vosvagen me targa AA 145 PM, në pronësi të shtetasit A.B. (djali I P.B.).

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë i'u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• një pushkë;
• rreth 35 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva;
• lëndë djegëse, benzinë.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Shkatërrimi I pronës me eksploziv", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe " Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar në nenet 152, 283 dhe 278 të Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...