Tiranë, Goditen dy raste të njëpasnjëshme të mitdhënies.

Tiranë, Goditen dy raste të njëpasnjëshme  të mitdhënies. policia rrugore

I ofrojnë ryshfet punonjësve të policisë rrugore për të shmangur masat administrative, arrestohen në flagrancë drejtuesit e  automjeteve.

•Më datë 11.02.2017, Specialistët e Seksionit për Korrupsionin në Komisariatin e Policisë Kavajë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:

-S.L, 30 vjeç, banues në Kavajë, pasi, tek “Bishti i Zhurit”, ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, dhe për t’iu shmangur masës së gjobës, i ka afruar punonjësve të policisë një kartëmonedhë me vlerë 1000 lekë .

•Më datë 11.02.2017 Shërbimet e Komisariati të Policisë Rrugore Tiranë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:

-A.V, 29 vjeç, banues në Tiranë, në rrugën “Fitnete Rexha”, i cili duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka rezultuar pa siguracion dhe për t’iu shmangur masës së gjobës ju ka afruar punonjësve të policisë një kartëmonedhë me vlerë 1000 lek.

Në  të dyja rastet , Tiranë dhe Kavajë në cilësinë e provës materiale u sekuestruan;

-Dy kartëmonedha te prerjes 1000 lek me vlerë 2000 lekë totale.

Materialet i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe Kavajë për veprën penale të "Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike"parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...