Policia e Shtetit. Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake.

Policia e Shtetit. Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake. shqiperiapaarme
 
Gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 25 armë zjarri, 12.980 fishekë, 89 granata, 89 ndezësa, 5 predhë kundër tank e 65 krehëra fishekësh.

Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë takimet sensibilizuese në të gjithë vendin në kuadër të ndërgjegjësimit për dorëzimin vullnetar të armëve.

Takimet po zhvillohen në të gjitha Njësitë Administrative, me të gjithë Kryetarët e fshatrave ku pjesë e këtyre takimeve janë bërë dhe nxënësit e shkollave të mesme, studentët si dhe stafet pedagogjike.

Krahas takimeve sensibilizuese, Policia e Shtetit në të gjithë vendin po vijon fushatën e trokitjes derë më derë nga Specialistët e Policisë së Zonave për të ndërgjegjësuar banorët për domosdoshmërinë e dorëzimit të armëve që mbajnë pa leje.

Policia e Shtetit vlerëson si shumë të sukseshme këtë nismë dhe në këtë kuadër falënderon të gjithë ata banorë që iu përgjigjën thirrjes duke dorëzuar vullnetarisht armët.

Policia e Shtetit falënderon në veçanti nxënësit dhe studentët që janë bërë pjesë e fushatave ndërgjegjësuese dhe sensibilizuese duke kontribuuar në rritjen e parametrave të sigurisë.

Policia e Shtetit edhe një herë iu bën thirrje banorëve që mbajnë armë pa leje, ti dorëzojnë ato brenda afatit të caktuar.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...