Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 13.02.2017

Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake.1Drejtoria PPSH.1

Në të gjithë vendin ka vijuar nga banorët dorëzimi i armëve që mbanin pa leje.

Paralelisht me dorëzimin e armëve ka vijuar gjithashtu trokitja derë më derë nga Specialistët e Policisë së Zonave për të ndërgjegjësuar banorët për domosdoshmërinë e dorëzimit të armëve që mbajnë pa leje.

 

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Finalizohet me sukses Operacioni antidrogë " QELQI".
Arrestohen në flagrancë 5 shtetas.
Sekuestrohet rreth 30 kg lëndë e dyshuar cannabis sattiva dhe një armë pa leje tip "Shotgun ".
Më datë 11.02.2017 Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me forcat Operacionale, kanë bërë të mundur finalizimin me sukses të Operacionit "QELQI" dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasit I.Z, 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, F.Z, 20 vjeç, banues në Tiranë, G.B, 32 vjeç, banues në Tiranë, O.S, 24 vjeç, banues në Tiranë, D. A., 17 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohen se kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “Cannabis Sattiva” drejt personave të ndryshëm në zonën e Kombinatit, Yzberishtit dhe Kasharit.
Për këta shtetas kishte informacione policore se posedonin një sasi të konsiderueshme me lënde narkotike të llojit Cannabis Sattiva dhe këtë sasi e mbanin të fshehur në banesën e shtetasit I.Z, ku më pas do të bënin dhe shitjen e saj.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit I.Z është bërë neutralizimi dhe prangosja në flagrancë e shtetasve të sipërshënuar të cilët po organizonin shitjen e lëndës së dyshuar.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar:
- 5 (pesë) thasë me forma dhe permasa të ndryshme me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva.
1 armë e llojit "SHOTGUN", 3 telefona celular,1 palë pranga, 1 thikë.
Materialet i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim”, të parashikuara nga Neni 283/2 dhe "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” të parashikuara nga Nenet 283/2 dhe 278 të Kodit Penal.

Më datë 12.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.L, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi, te Liqeni i Thatë, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 12.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.H, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në bulevardin “Bajram Curri”, duke drejtuar mjetin tip “Fiat Stilo”, ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar dhe pas mjekimit në spital u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 12.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.S, vjeç 38, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Xhorxh Bush”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen A.H, vjeç 33, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 11:15, te një nënkalim, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar drejtuesen e mjetit tip “Fiat”, shtetasen M.G, vjeç 41, banuese në Tiranë, e cila pas ndihmës mjekësore në spital, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 12.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.P, vjeç 29, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se rreth orës 15:00, në rrugën e “Dibrës”, duke drejtuar mjetin tip “BMV”, është përplasur me ciklomotorin tip “Honda”, , me drejtues shtetasin L.S, vjeç 63, banues në Tiranë i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 12.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.D, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi, në lagjen “Çollakëve” rruga e Farkës, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, ka aksidentuar këmbësorët shtetasit I.B e N.B, vjeç 66 e 61, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 12.02.2017, rreth orës 18:57, në autostradën Tiranë-Durrës, te një mbikalim, një mjet tip “Ford”, ngjyrë gri, ka përplasur këmbësorin shtetasin I.K, vjeç 59, banues në Sarandë, i cili është aksidentuar me vdekje dhe është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të Durrësit. Punohet për identifikimin e mjetit dhe kapjen dhe autorit. Nenet 273 e 290 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 12.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Q.B, vjeç 63, banues në Peqin, pasi, në lagjen nr. 13, duke drejtuar mjetin tip “Reno”, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues  J.Z, vjeç 63, banues në Tiranë, për pasojë janë aksidentuar lehtë pasagjerët K.Z, J.Z, dhe R.N, vjeç 55, 20 e 55, banues në Tiranë e Berat, të cilët pas mjekimit  në  spital u larguan në banesë. Nenet 290 e 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 12.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin F.H, vjeç 49, banues në Peqin, pasi dyshohet se ka falsifikuar të dhënat e gjendjes civile. Nenet 189 i Kodit Penal.

Më datë 12.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasit L.P dhe A.A, vjeç 47 e 48, banues në Elbasan. Nenet 180, 181 dhe 149/a të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 12.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.K, vjeç 43, banues në Belsh, pasi, në rrugën Cerrik-Belsh, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Kia”, është përplasur me mjetin tip “Toyota”, me drejtuese shtetasen K.B, vjeç 21, banuese në Belsh, si pasojë është aksidentuar shtetasi L.K, si dhe shtetaset B.T, dhe A.B, vjeç 22 e 18, të cilat ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve. Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Nga Sektori per Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në kuadër të Operacionit Policor “Apollonia”, u ndalua përgjegjësi i Sektorit të Ruajtjes e Administrimit të Parkut Arkeologjik të Apollonisë Fier, shtetasi A.D, 43 vjeç, banues në fshatin Pojan, Fier.
Gjithashtu u proceduan penalisht dhe u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier për shtetasit M.H, 47 vjeç, banues në lagjen "21 Dhjetori" Tiranë. (Me detyrë Drejtor për Parkun Arkeologjik të Apollonisë Fier). Q.T, 66 vjeç, banues në fshatin Radostinë, Fier. (Punonjës në Parkun Arkeologjik të Apollonisë Fier).
Këta shtetas me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë bërë të mundur që të mos marin masa për parandalimin, ruajtjen dhe sigurimin e veprave të artit e kulturës në Parkun Arkeologjik të Apollonisë, duke lejuar që disa shtetas nëpërmjet gërmimit të kundraligjshëm në Parkun Arkeologjik të vidhnin një sasi të konsiderueshme të vlerave arkeologjike me rëndësi për identitetin e trashëgimisë kulturore.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës" parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 11.02.2017, rreth orës 21:45, në aksin rrugor Sarandë-Çukë, në lagjen nr 1, një mjet tip foristradë e paidentifikuar, është përplasur me motorin tip “Tianma”, pa targa, me drejtues M.K, vjeç 52, banues në Ksamil, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, për pasojë është dëmtuar shtetasi M.K dhe ndodhet në spital nën kudesin e mjekëve. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 12.01.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.H, vjeç 54, banues në fshatin Xhyherinë, pasi, në lagjen “Isa Boletini”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni 291 Kodit Penal.

Më datë 11.02.2016, rreth orës 23.50, në rrugën Skelë-Ujë i Ftohtë, pranë një karburanti, një mjet i paidentifikuar, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin K.Gj, vjeç 24, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin e mjetit dhe kapjen e autorit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni për narkotikët
Më datë 12.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesorë Lezhë, për shtetasin K.Gj, vjeç 17, banues në Lezhë, pasi dyshohet se, në lagjen “Skenderbeg”, gjatë kontrollit, iu gjetën 40 fara bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 12.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi P.K, vjeç 37, banues në Shkodër, pasi, në rrugën “Kol Idromeno”, përballë një hoteli u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Hunday”, si dhe për shkak të detyrës, nuk është bindur urdhërit të punonjësit të policisë së rendit. Neni 291 dhe 242 të Kodit Penal.


KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Krujë
Seksioni për krimet e rënda
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, pas një pune hetimore intensive dhe të specializuar kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin në kohë rekord të një ngjarje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve, pa kaluar 12 orë nga ngjarja kanë arrestuar autorin e dyshuar, konkretisht shtetasin R.H, 46 vjeç, banues në Nikel. Ky shtetas, më datë 12.02.2017, rreth orës 01:27, në Nikël, Krujë, për motive të dobëta, dyshohet se ka vendosur një sasi lënde eksplozive, tritol në biznesin (mobileri) e shtetasit B.B.

Nga kryerja e veprimeve hetimore është dokumentuar se shtetasi i mësipërm rreth një muaj më parë ka djegur edhe dy makina, të shtetasit B.B dhe vëllait të tij, shtetasit P.B., konkretisht:
1. Më datë 26.01.2017, dyshohet se shtetasi i mësipërm ka djegur mjetin tip Benz, në pronësi të shtetasit E.M.(djali i shtetasit B.B.).
2. Më datë 10.02.2017, dyshohet se shtetasi i mësipërm ka djegur mjetin tip Volkswagen, në pronësi të shtetasit A.B. (djali i P.B.).
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë i'u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• një pushkë;
• rreth 35 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva;
• lëndë djegëse, benzinë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Shkatërrimi i pronës me eksploziv" , "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe " Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar në nenet 152, 283 dhe 278 të Kodit Penal.


DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 12.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.K, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, te Liqeni, iu gjet dhe sekuestrua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 12.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit O.F, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes E.F, vjeç 23. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 13.02.2017, rreth orës 02:20, në Qytet Studenti, te një godinë, në katin e pestë, në një dhomë, ka rënë zjarr për shkak të një ngrohëse të lënë ndezur, për pasojë është dëmtuar nga asfiksia shtetasi R.E, 20 vjeç, dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të zjarrit. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 12.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.D, vjeç 18, banues në Tiranë. Neni 99 i Kodit Penal.

Më datë 12.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.I, vjeç 60, banues në rrugën “Sulejman Pitarka”, pasi dyshohet se, në banesë, u konstatua duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për kanoje e goditje me grusht të shtetasit L.D, më datë 12.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin në kërkim V.K, vjeç 50, banues në Tiranë. Nenet 84 e 90 të Kodit Penal.

Më datë 12.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen H.K, vjeç 65, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Grigor Heba”, për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasen A.K, vjeç 35, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 12.02.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen V.M, vjeç 33, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti D.A, vjeç 37, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kalojnë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 12.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit K.Sh, vjeç 19, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin Sh.B, vjeç 53, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 12.02.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes, për shtetasen A.P, vjeç 29, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se kunati A.M, vjeç 39, banues në Tiranë, i dënuar më parë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kalojnë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 12.02.2017, rreth orës 21:30, në rrugën “Riza Cuka”, pranë banesës, shtetasit T.I, vjeç 53, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin E.D, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën e “Shkodrës”, iu gjet e sekuestrua 1 dozë lëndë narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 12.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasen O.Z, vjeç 33, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, rrugën “Hamit Shijaku”, në banesën e tyre në bashkëpronësi, me vetëgjyqësi, nuk ka lejuar të hyjë, shtetasin J.Gj, vjeç 64. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 12.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.A, vjeç 33, banues në Dibër, pasi, në rrugën “Sejdini”, gjatë kontrollit fizik, iu gjet e sekuestrua 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 12.02.2017, shtetasi O.Z, vjeç 37, banues në Tiranë, kallëzon se, rreth orës 21:00, në rrugën e “Dibrës”, te një kazino, një person i paidentifikuar, me një pistoletë lodër ka tentuar të vjedh 20.000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 12.02.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen Z.L, vjeç 47, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti H.L, vjeç 51, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare“.

Më datë 12.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi H.L, vjeç 51, banues në Tiranë, pasi në mënyrë të vazhdueshme, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes Z.L, vjeç 47. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 12.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.A, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, te një lokal në Unazën e Re, iu gjet e bllokua një thikë, që plotëson kushtet e armës së ftohtë, pa leje. Neni 279 i Kodit Penal.

Më datë 12.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen S.A, vjeç 31, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “3 Dëshmorët”, për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasen A.B, vjeç 26, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 12.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasit F.D dhe S.Z, vjeç 23 e 20, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në në Fushë-Mëzez, për motive të dobëta, kanë goditur me mjete të forta shtetasit Sh.B, Y.P, dhe E.P, vjeç 53, 17 e 17, banues në Tiranë. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 12.02.2017, u plotësua kërkesë-pasia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin Xh.L, vjeç 75, pasi dyshohet se djali M.L, vjeç 42, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006.

Më datë 12.02.2017, rreth orës 05:00, në fshatin Kuçok-Manzë ka rënë zjarr në lokalin e mishit, pronë e shtetasit K.S, vjeç 49, banues në Manzë, ku ka dëme materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim. Neni 151 Kodit Penal.

Më datë 12.02.2017, u gjet dhe dorëzua familjarëve shtetasja V.M, vjeç 21, banuese në Gjirokastër, e larguar nga banesa më datë 07.01.2016, e cila deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Më datë 12.02.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.N, vjeç 31, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 11, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit publik. Neni 242 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për vjedhje në servisin të shtetasit S.Th, më datë 12.02.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit A.G, vjeç 31, banues  në Durrës. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.02.2017, u plotësua kërkesë-pasia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për  shtetasen R.K, vjeç 34, banuese në Durrës, pasi dyshohet se bashkëshorti L.K, vjeç 43, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 12.02.2017, në fshatin Sallmone, në breg të lumit Erzen, është gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale, një pushkë snajper austriake, model “SSG”, me silenciator e dylbi, me 5 fishekë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. Neni 278/4 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 12.02.2017, shtetasi J.Ç, vjeç 69, banues në Elbasan, kallëzon se më datë 08.02.2017, në lagjen “Dyli-Haxhire”, në parcelën me pemë frutore në pronësi të tij, i kanë prerë disa pemë frutore. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 12.02.2017 shtetasja R.F, vjeç 40, banuese në Elbasan, kallëzon se, më datë 11.02.2017, i është larguar nga banesa vajza E.J, vjeç 19. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Më datë 12.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasit S.S, J.M e M.F, vjeç 24, 26 e 28, banues në Elbasan, pasi dyshohet se, në lagjen “Visarion Xhuvani”, kanë tentuar të vjedhin dyqanin ushqimor të shtetases A.Ç, vjeç 41, banuese në Elbasan. Nenet 134/2 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 12.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për vlerësim, pasi shtetasi K.M, vjeç 47, banues në Elbasan, ka bërë kallëzim se në Gusht 2016, në banesë, i kanë vjedhur një pajisje. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për vlerësim, pasi shtetasja B.Gj, vjeç 29, banuese në Elbasan, ka bërë kallëzim se më datë 28.01.2017, ka dalë nga banesa për të blerë sende ushqimore dhe kur është kthyer nuk ka gjetur aparatin celular “Iphone 5”.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 12.02.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen N.F, vjeç 69, banuese në Korçë, pasi dyshohet se djali L.F, vjeç 48, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 12.02.2017, rreth orës 08:30, në qendrën për të pastrehët në Bilisht, ka vdekur shtetasi S.O, vjeç 77, banues në fshatin Ponçarë. Nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe vdekja dyshohet të jetë natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Ersekë
Më datë 12.02.2017, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj.Sh, vjeç 29, banues në Ersekë, pasi, në banesë, ka goditur me thikë në dorë vëllain shtetasin E.Sh, vjeç 21. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 12.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasit Q.Rr, A.S dhe M.S, vjeç 50, 38 e 32, banues në fshatin Selitë, Elbasan e Luzaj, Kuçovë, pasi dyshohet se më datë 11.02.2017, në fshatin Luzaj, u kapën duke transportuar, dru zjarri, pa leje. Nenet 205 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 12.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin F.B, vjeç 14, banues në fshatin Gora, pasi dyshohet se në këtë fshat ka vjedhur një sasi lekësh në banesën e shtetasit P.R, vjeç 49. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, pasi dyshohet se gjatë natës, në fshatin Perondi, në garazhin e shtetases E.B, vjeç 59, kanë vjedhur vegla të ndryshme. Neni 134 i Kodit Penal. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Komisariati i Policisë Lushnjë
Më datë 12.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasit Sh.H, L.H dhe F.H, vjeç 66, 69 e 67, banues në fshatin Çermë Shkumbin, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, janë goditur me njëri tjetrin. Neni 130/a/ i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 12.02.2017, në lagjen ‘’29 Nëntori’’, shtetasit A.K, vjeç 50, i kanë thyer xhamin e derës së mjetit tip “Renault”, në pronësi. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 154 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 12.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit D.N dhe M.T, vjeç 83 e 62, banues në fshatin Ças e Baks i Ri, pasi dyshohet se, kanë organizuar një protestë me disa persona, përpara njësisë administrative Velipojë, pa leje. Neni 262 i Kodit Penal.

Më datë 12.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin Gj.Gj, vjeç 61, banues në fshatin Reç i Ri, pasi dyshohet se në këtë fshat, i ka pushtuar tokën shtetasit Gj.M, vjeç 57. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 12.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.L, vjeç 49, banues në fshatin Ças, pasi dyshohet se, në këtë fshat, për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta shtetasen F.V, vjeç 59. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 12.02.2017, rreth orës 15.35, njoftohemi se në fshatin Dragoç, Njësia Administrative Postrribë, Shkodër, në një kanal vaditës është konstatuar në ujë një trup i pajetë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilët kanë konstatuar se trupi i përkiste shtetasit Gj. B 61 vjeç, lindur në Theth, Shkodër dhe banues në Bathore, Tiranë.
Nga veprimet paraprake të kryera në trupin e viktimës nuk u konstatuan shenja dhune.
Shkaku paraprak i vdekjes dyshohet se është mbytja në ujë në kanalin vaditës.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.i Informacion paraprak.

Më datë 12.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi N.N, vjeç 59, banues në Shkodër, pasi, te një supermarket, ka vjedhur biçikletën e shtetasit A.L, vjeç 27. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.02.2017, rreth orës 21.00, në lagjen “Salo Halili”, në banesë, shtetasi A.L, vjeç 40, në gjendje të dehur, aksidentalisht, është rrëzuar në tokë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 12.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë dhe punohet për kapjen e shtetasit B.Gj, vjeç 43, banues në fshatin Dardhë, pasi dyshohet se, në qendër të fshatit Dardhë, për motive të dobëta, ka goditur me mjete prerëse shtetasit Gj.P dhe Z.P, vjeç 43 e 39. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 12.02.2017, gjatë natës, në lagjen “Gjok Doçi”, te “Kryqëzimi Bolonja”, kanë vjedhur mallra, në dyqanin e shtetasit Sh.C, vjeç 32, banues në Peshkopi. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit&Migracionit Rinas
Më datë 12.02.2017, në PPK Rinas, u kap shtetasi në kërkim V.K, vjeç 50, banues në Tiranë, pasi më datë 09.02.2017, në Tiranë, ka goditur e kanosur shtetasin L.D. Nenet 90 e 84 të Kodit Penal.

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë fundjavës.


Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë fundjavës në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 61 personave, janë sekuestruar armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 17 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 18 persona për narkotikët, trafiqet e paligjshme dhe krimin ekonomik e financiar.

19 persona në flagrancë për vjedhje, OSHEE, dhunë në familje, ndërtim pa leje dhe kundërshtim të punonjësit të policisë.
2 persona për krime ndaj jetës dhe 2 persona për shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie.
3 persona për mitëdhënie.
Janë kapur 15 persona në kërkim.

Janë sekuestruar rreth 106 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva, 4 armë zjarri dhe 3 armë të ftohta.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 122 persona.

Gjatë 48-orëve janë finalizuar Operacionet konkretisht :
Finalizohet me sukses Operacioni Anti Cannabis.
Janë sekuestruar 41 kg lëndë e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Është arrestuar në flagrancë 1 shtetas.
Nga Seksioni kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë.

Finalizohet me sukses Operacioni policor i koduar “DERMENAS”.
Shtrëngojnë me anë të kanosjes për dhënie pasurie një shtetas, policia ka arrestuar në
flagrancë 2 autorët.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3000 euro, 1 karikator pistolete dhe
aparatet e celularëve të përdorur nga autorët e dyshuar.
Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në
bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë.

Finalizohet me sukses Operacioni i koduar "Apollonia".
Vjedhin objektet e lashta në Parkun Arkeologjik të Apollonisë, janë arrestuar në flagrancë 2 prej autorëve dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerët.
Nga Sektori për Narkotikët dhe Trafiqet në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

Finalizohet me sukses Operacioni antidrogë " QELQI".
Janë arrestuar në flagrancë 5 shtetas.
Janë sekuestruar rreth 30 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva dhe një armë pa leje.
Nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me forcat Operacionale.

Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

Arkiva

Shkurt 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 1 2 3 4 5

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...