Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 14.02.2017

 

Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake.1Drejtoria PPSH.1

Në të gjithë vendin ka vijuar nga banorët dorëzimi i armëve që mbanin pa leje.

Paralelisht me dorëzimin e armëve ka vijuar gjithashtu trokitja derë më derë nga Specialistët e Policisë së Zonave për të ndërgjegjësuar banorët për domosdoshmërinë e dorëzimit të armëve që mbajnë pa leje.

 

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 13.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasja M.Sh, vjeç 22, banuese në Tiranë, pasi, në rrugën e “Dajtit”, në mjetin tip “Toyota”, iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale 45.2 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 13.02.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit Xh.Gj e M.Gj, vjeç  57 e 23, banues në fshatin Brar, pasi, në banesë, iu gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 29 kg e 95 gr lëndë e dyshuar narkotike dhe 3 kg e 500 gr farë e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/2 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 13.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.V, vjeç 31, banues në Tiranë,  pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, për 2 muaj nuk i ka paguar rrogat e sigurimet shoqërore, shtetases M.A, vjeç 28, banuese në Tiranë. Nenet 143, 170/a e 180 të Kodit Penal.

Më datë 13.02.2017, shtetasi E.H, vjeç 25, banues në Tiranë, punonjës i një restoranti, kallëzon se më datë 06.02.2017, në rrugën “Komuna e Parisit“, kur ka dërguar një porosi, një person i ka dhënë për të këmbyer 50 euro, e dyshuar e falsifikuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 183 i Kodit Penal.

Më datë 13.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen Xh.Z, vjeç 56, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në dyqanin në rrugën “Çamëria“, iu gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale, pajisje të ndryshme elektronike pa dokumentacionin përkatës. Nenet 178 e 180 të Kodit Penal.
 
Më datë 13.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.Sh, vjeç 59, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, pranë një banke u konstatua duke kryer këmbim valutor pa lejen përkatëse. Me cilësinë e provës materiale iu gjetën e  sekuestruan një sasi lekësh. Neni 170/ç i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 13.02.2017, rreth orës 11:00, në rrugën “Gjergj Legisi”, shtetasi F.M, vjeç 21, banues në fshatin Domje, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen L.H, vjeç 47, banuese në Tiranë, e cila pas ndihmës mjekësore në spital, u largua pa probleme për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 13.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.N, vjeç 55, banues në Tiranë pasi dyshohet se rreth orës 13:30, në rrugën “Llambi Bonata”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar  një fëmijë vjeç 5, banues në Tiranë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Më datë 13.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.Sh, vjeç 19, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 18, iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 13.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin V.K, vjeç 45, banues në Përrenjas, pasi shtetasja M.B, vjeç 43, banuese në Librazhd, ka bërë kallëzim ndaj tij, se me mashtrim e duke falsifikuar dokumentet, ka përfituar pronësinë e banesës së përbashkët. Nenet 143 e 186 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit E.T 32 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për veprat penale: “Vjedhja” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”).
Arrestimi i tij u bë pasi më datë 13.02.2017, në lagjen nr 8 në Korçë, në banesë dyshohet se ky shtetas pas një konflikti për motive të dobëta me  nënën e tij shtetasen M.T, 52 vjeç, i ka hedhur kësaj të fundit lëndë djegëse (benzinë) në trup dhe më pas i ka vënë flakën.
Për pasojë shtetasja M.T, ka pësuar djegie trupore dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
E.T, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, por falë veprimeve të shpejta e të mirëkoordinuara të shërbimeve policore, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij, si i dyshuar për veprën penale : “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, e mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 79/c dhe 22 të Kodit Penal. Materialet  proceduriale iu referuan Prokurorisë të Rrethit  Gjyqësor Korçë, për hetime të mëtejshme.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 13.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.D, vjeç 42, banues në Korçë, pasi,  në fshatin Çiflig, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”.
Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 13.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin F.Y, vjeç 59, banuese në Fier, pasi dyshohet se në dyqanin në Fier, ushtronte veprimtari financiare të këmbimit valutor, pa licensë. Neni 170/ç e 180 të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Policia brenda një kohe të shkurtër kap dhe arreston në flagrancë autorin e dyshuar të plagosjes së sotme në Portëz. Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në Portëz, ku pas një grindje të çastit mbeti i plagosur në këmbë shtetasi A.K, menjëherë Policia bëri të mundur identifikimin e autorit dhe u vu në ndjekje të tij. Gjatë ndjekjes së autorit, në mënyrë të organizuar, Strukturat e Komisariatit të Policisë Fier, bën të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit, shtetasit:
G.B, 40 vjeç, banues në Portëz.
Gjatë kapjes së autorit, i'u sekuestrua edhe arma tip Pistoletë me të cilën dyshohet se ka qëlluar shtetasin A.K.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për aksidentimin e shtetasit M.K, më datë 13.02.2017, u ndalua shtetasi M.R, vjeç 56, banues në Sarandë. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për narkotikët
Më datë 13.02.2017, u ndaluan shtetasit në kërkim H.V e T.V, vjeç 47 e 40, banues në Gjirokastër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Nenet 283/2 e 137/2 të Kodit Penal.  

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 13.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin Gj.M, vjeç 50, banues në fshatin Merqi, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka marrë një sasi lekësh, shtetasit P.M, vjeç 67. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Bitter sugar".
Arrestohen në flagrancë dy doganier dhe një shtetas konkretisht shtetasit: A.O 42 vjeç, banues në Shkodër. G.K 42 vjeç, me detyrë Doganier Fizikin në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, banues në Shkodër, A.M 28 vjeç, me detyrë përgjegjës turni në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, banues në Shkodër.
Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi rreth orës 18.40, shtetasi A.O ka kaluar nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan Shkodër, me mjetin e tij “Ford", pa ju nënshtruar procedurave doganore me 13 thasë me sheqer me peshë 650 kg, dhe 19 qese me kikirikë me peshë 135 kg.
G.K, me detyrë Doganier Fizikin në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan.
A.M me detyrë përgjegjës turni në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, të cilët kanë lejuar të kalojë me mjetin e tij shtetasin A.O, pa ju nënshtruar procedurave doganore.
Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.O, për veprën penale "Kontrabanda me mallra të tjera" neni 174 i Kodit Penal dhe për shtetasit G.K dhe A.M për veprën penale "Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore" ,"Shpërdorim i detyrës"  neni 175 dhe 248 të Kodit Penal.

Sektori i SHÇBA-së  
Sektori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Shkodër ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë, Inspektor R.M 57 vjeç, me detyrë ndihmës specialist, kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare në Muriqan.
Arrestimi i tij është bërë pasi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të ‘’Shpërdorimit të Detyrës’’ në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.
Nga verifikimet e kryera në sistem rezulton se punonjësi i policisë R.M nuk ka regjistruar në hyrje të pikës kufitare të Muriqanit shtetasin A.O me automjetin e tij.
Shtetasi A.O është arrestuar në një largësi prej 300 metrash nga pika e Kalimit të Kufirit Muriqan nga forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë, Shkodër duke transportuar me automjetin e tij tip “Ford’’,  13 thasë sheqer dhe 19 qese transparente me kikirikë.
Materialet proceduriale i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 13.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.A, vjeç 30, banues në fshatin Kaçë, Vau Dejës, pasi, në aksin rrugor Mjedë-Kryebushat, në Stajkë, duke drejtuar kamionin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Skoda”, me drejtues shtetasin E.L, vjeç 48, banues në fshatin Mjedë, për pasojë është aksidentuar rëndë drejtuesi i mjetit shtetasi E.L, i cili vdiq në spital. Neni 290/3 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit Q.M, 60 vjeç, banues në Maqellarë-Dibër
A.Ç, 55 vjeç, banues në Bulqizë, Xh.Sh, 57 vjeç, banues në Bulqizë, R.H, 57 vjeç, banues në Klos
Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi këta shtetas dyshohet se nëpërmjet paraqitjes së të dhënave të rreme kanë përfituar pension në mënyrë të pa drejtë.
Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën ”Mashtrime në sigurime”, parashikuar nga neni 145 i Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Në vijim të komunikatës për ngjarjen e ndodhur më datë 04.02.2017 në një pikë karburanti në zonën e  Ibës: Identifikohet dhe ndalohet një nga autorët e vjedhjes me dhunë.
Më datë 13.02.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.1 në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit E.Sh, 20 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi u arrit  të dokumentohet me prova ligjore se ky shtetas është një nga autorët e dyshuar të vjedhjes me dhunë në pikën e karburantit në fshatin Ibë ndodhur më  datë 04.02.2017.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
- Tre telefona të markave të ndryshme.
-  Një portofol në të cilin gjendeshin njëqind e gjashtë dhjetë e një mijë lekë të vjetra dhe dhjetë Euro (valute).
Specialistët e hetimit të krimeve po vazhdojnë hetimet për identifikimin e autorit të dytë të përfshirë në këtë ngjarje dhe vënien e tij para përgjegjësisë penale.
Materialet i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të ‘’ Vjedhjes me Dhunë e kryer në bashkëpunim‘’,parashikuar nga Neni 139 e 25 i Kodit Penal.   

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 13.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.P, vjeç 63, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, pranë sheshit “Willson”, ka kanosur shtetasin E.Ç, vjeç 44, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 13.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.M, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Perlat Rexhepi”, iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale, 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 12.02.2017, gjatë natës, në rrugën “Isa Boletini”, shtetasit I.N, vjeç 61, banues në Tiranë, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Më datë 13.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin O.P, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se te kthesa e Kazmës te një pallat iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis  Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 13.02.2017, në rrugën “Mine Peza“, kanë vjedhur bizhuteri, 2 lap-top e një sasi lekësh, në banesën e shtetasit Y.B, vjeç 63. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Më datë 13.02.2017, në bulevardin “Zogu I-rë”, afër një dyqani, në mjetin tip “Hyndai”, pronë e shtetasit M.B, vjeç 45, banues në Tiranë, i kanë vjedhur një çantë dore ku ka patur sende personale e një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 13.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.Sh, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në sheshin “Karl Topia”, në një pallat në matësin e energjisë elektrike, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua vjedhje e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 13.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.P, vjeç 57, banues në Durrës, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, ndaj vajzës P.M, vjeç 33. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 13.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E.M, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 11.02.2017, ka dhunuar psikologjikisht babain S.M, vjeç 64, banues në Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 13.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.S, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi në  ambientin në rrugën “Xhanfize Keko”, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 13.02.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes, për shtetasin S.M, vjeç 64, banues në Tiranë, pasi dyshohet se djali E.M, vjeç 32, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 13.02.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E.Z, vjeç 48, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti G.Z, vjeç 53, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 13.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.Sh, vjeç 63, banues në Dajt, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht nipin E.Sh, vjeç 31. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 13.02.2017, gjatë natës, në Kamzë, është tentuar vjedhja e një agjencie udhëtimesh në pronësi të shtetasit A.B, vjeç 33, banues në Kamzë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 13.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasja E.B, vjeç 40, banuese në Tiranë, pasi, te një supermarket në pronësi, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar vjedhje të energjisë elektrike. Neni 137/2 i Kodit Penal.

Më datë 13.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.K, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në një lavazh në Kamzë, ka plagosur lehtë me grusht e shqelma shtetasin Y.C, vjeç 32. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për goditje me grusht të shtetasit G.Sh, më datë 13.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.Ç, vjeç 45, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 13.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit O.Z, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Haki Stërmilli”, ka hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit F.B, vjeç 62. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 13.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit Festim e B.M, vjeç  25 e 43, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 12.02.2017, në lagjen nr. 15, për motive të dobëta, kanë goditur me grusht shtetasin M.P, vjeç 38, banues në Durrës. Nenet 90 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 12.02.2017, në banesë, është vetëhelmuar me medikamente mjekësore, shtetasja R.H, vjeç 17 e cila pas ndihmës mjekësore në spital, u largua pa probleme për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim. Neni 99 i Kodit Penal.

Më datë 13.02.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 12,  shtetases M.L, vjeç 41, banuese në  Durrës, i kanë vjedhur kasetofonin në mjetin tip “Volkswagen”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 13.02.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin B.S, vjeç 44, banues në Shijak, pasi dyshohet se, në fshatin Armadh, me mjetin tip “Benz”, u kap duke transportuar 5 m³  lëndë drusore, pa leje. Neni 205 i Kodit Penal.

Më datë 13.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin K.D, vjeç 52, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 18, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin G.S vjeç 43, banues në Durrës. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 13.02.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes, për shtetasin A.S, vjeç 23, pasi dyshohet se xhaxhai S.S, vjeç 55, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 13.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.S, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi, në fshatin Bradashesh, u kap  duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Kawasaki”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 14.02.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin M.V, vjeç 26, banues në fshatin Shmil, pasi shtetasi Sh.P, vjeç 48, ka bërë kallëzim ndaj tij, se më datë 11.02.2017, në fshatin Benë, e ka goditur me grusht për motive pronësie. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Peqin
Më datë 13.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin B.T, vjeç 50, banues në fshatin Pajovë, pasi dyshohet se në Pajovë, ka ndërtuar themelet e një banese, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 13.02.2017, gjatë natës, në  varrezat e fshatit Mborje, kanë dëmtuar pllaka varresh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 118 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 13.02.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin R.U, vjeç 63, pasi dyshohet se djali, shtetasi Xh.C, vjeç 21, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 13.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.B, vjeç 34, banues në fshatin Selcë. Arrestimi i tij u bë pas, kallëzimit të bërë nga një shtetase 50 vjeçe, e cila pretendon se është përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, nga shtetasi i mësipërm. Neni 121 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 13.02.2017, u ndalua shtetasi A.G, vjeç 53, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht shtetasen F.E, vjeç 17. Neni 108/a i Kodit Penal.

Më datë 13.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.Gj, vjeç 56, banues në Berat pasi, mbas një konflikti, gjatë shoqërimit ka kundërshtuar me dhunë e goditur me grusht punonjësin e patrullës së përgjithshme. Neni 236/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 13.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin J.Xh, vjeç 62, banues në  Kuçovë, pasi dyshohet se u kap duke ndërtuar pranë banesës, një mur rrethues pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 13.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin N.B, vjeç 54, banues në  Kuçovë, pasi dyshohet se më 12.02.2017, në lagjen “11 Janari”, ka vjedhur kapak pusete të kullimit të ujërave. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 13.02.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së  menjëhershme, për shtetasin D.A, vjeç 27, pasi dyshohet se kunati R.Ll vjeç 23, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 13.02.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së  menjëhershme, për shtetasen M.H, vjeç 35, pasi dyshohet se bashkëjetuesi L.Gj, vjeç 26, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 13.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.E, vjeç 47, banues në Fier, pasi, te “Kryqëzimi i parkut” në unazën e qytetit, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Opel”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 13.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin  P.B, vjeç 50, banues në Divjakë, pasi dyshohet se, në Divjakë, për motive të dobëta, ka plagosur lehtë me grusht shtetasin O.K, vjeç 30. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 13.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasen R.R, vjeç 58, banuese në Divjakë, pasi, shtetasit A.R, T.R e L.R, vjeç 55, 53 e 57, kallëzojnë se me vetëgjyqësi, nuk i lejon të futen në banesën e përbashkët. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 13.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim, pasi më datë 09.02.2017, është djegur lokali i shtetases E.Gj, vjeç 49, banuese në Radhimë. Punohet për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 13.02.2017, gjatë natës, në lagjen ”Kushtrimi”, kanë tentuar të vjedhin dyqanin e shtetases V.M, vjeç 58. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 07.02.2017, gjatë natës, në fshatin Panaja, kanë vjedhur banesën e shtetasit R.K, vjeç 36, ku kanë marrë sende të ndryshme. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 13.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin R.H, vjeç 36, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 11.02.2017, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj të fejuarës shtetases D.L,  vjeç 25. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 13.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasen M.M, vjeç 34, banuese në  Sarandë, pasi dyshohet se më datë 12.02.2017, në rrugën “Mitat Hoxha”, për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë shtetasen J.Gj, vjeç 54, banuese në Sarandë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 13.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin V.L, vjeç 65, banues në fshatin Çepunë,  pasi dyshohet se, te “Ura e Lumit”, për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin Ç.Ç, vjeç 60. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 13.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin E.D, vjeç 33, banues në Gjirokastër pasi dyshohet se në lagjen “Dunavat”, për motive të dobëta, ka goditur me grusht e sende të forta, shtetasin F.K, vjeç 45. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 13.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet, për shtetasin F.M, vjeç 61, banues në fshatin Leskovec, pasi dyshohet se më datë 10.02.2017, ka  hapur një gropë në tokën e shtetasit A.H vjeç 66, banues në fshatin Sukë. Neni 150 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 13.02.2017, rreth orës 06:40, afër “Kryqëzimit të Shëngjinit”, ka vdekur shtetasi K.D, vjeç 63, banues në Lezhë. Nga veprimet e kryera rezulton, se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë  13.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin K.U, vjeç 30, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në lagjen “Perash”, në ambientet e lokalit ushtronte aktivitet të paligjshëm lojëra fati. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan dy pajisje, pa dokumentacionin përkatës. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal.

Më datë 13.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin Sh.M, vjeç 75, banues në fshatin Guri Zi, pasi dyshohet se, për motive pronësie, i ka prerë disa pemë frutore dhe e ka penguar të futet në banesë, vëllain shtetasin D.M, vjeç 70. Nenet 150 e 112 të Kodit Penal.


Dokumentohet ngjarja e ndodhur dje, rreth orës 16:10, në vendin e quajtur “Breg Lumi” Shalë, Shkodër, ku mbeti i plagosur me armë të ftohtë (thikë), shtetasi A.N.
Policia e Shkodrës arreston në flagrancë 3 shtetas:
Më datë 13.02.2017, falë veprimeve të shpejta hetimore dhe policore si dhe vlerësimit të informacioneve në lidhje me ngjarjen, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i punës së tyre, për një kohë të shkurtër, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, identifikimin e autorëve të dyshuar si dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve, konkretisht:
* P. L, 14, banues në Nenmavriq Shale Shkodër, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
*P.N, 54 vjeç, banues në Gimaj Shalë Shkodër, “Moskallëzim të Krimit”.
* D.M, 47 vjeç, banues në Gimaj Shalë Shkodër, për veprën penale “Moskallëzim të Krimit”.
Në momentin e ngjarjes, shtetasi A.N (i dëmtuari), ka mbërritur në Spitalin Rajonal Shkodër, i cili ka patur dëmtime në anën e majtë të trupit dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e kryera rezulton se autori i dyshuar i kësaj ngjarjes është shtetasi P.L,  i cili  gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, pranë Shkollës “Breg Lumi” Shalë, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A.N,  për veprën penale “Plagosje e Rëndë me Dashje" e parashikuar nga Neni 88/1, i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për goditje me mjete prerëse të shtetasve Gj.P e Z.P, më datë 13.02.2017, u ndalua shtetasi në kërkim B.Gj, vjeç 43, banues në fshatin Dardhë, Fushë Arrës. Nenet 90 e 274 të Kodit Penal.  

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 13.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin K.Gj, vjeç 52, banues në Kukës, pasi, shtetasi A.T, vjeç 35, banues në Tiranë, ka bërë kallëzim se nuk ka lejuar punëtorët e një kompanie, për të riparuar disa avari. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 13.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin G.R, vjeç 18, banues në Peshkopi, pasi dyshohet se më datë 12.02.2017, në qytet, për motive te dobëta, ka goditur me dorezë metalike shtetasin B.Z, vjeç 25, banues në Peshkopi. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 12.02.2017, në vendin e quajtur “Ura Mat”, është gjetur i braktisur mjeti tip “Cheverlot”, në pronësi të shtetasit E.D, vjeç 37, banues në Burrel, i vjedhur më datë 18.04.2016, në Fushë Krujë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 14.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.D, vjeç 47, banues në fshatin Fullqet, Klos, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, pasi më datë 13.02.2017, në rrugën Burrel-Klos, duke drejtuar pa leje drejtimi e në gjendje të dehur, motoçikletën tip “Lonxia”, pa targë, është përplasur me motoçikletën tip “Yamaha”, pa targë, që drejtohej me leje drejtimi nga shtetasi G.H, vjeç 25, banues në fshatin Mishter. Nenet 323 e 291 të Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Korçë
Më datë 13.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për shtetasin M.D, vjeç 42, banues në Pogradec, pasi dyshohet se, në PKK Qaf-Thanë, në mjetin tip “Benz”, u konstatua naftë kontrabandë. Neni 172 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Gjirokastër
Më datë 13.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe punohet për kapjen e shtetasit P.A, vjeç 58, banues në Tepelenë, pasi dyshohet se, në PKK Kakavije, në kamionin tip “Man”, u konstatuan produkte të ndryshme, të pa deklaruara. Neni 174 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Shkodër
Më datë 14.02.2017, në PKK Kakavije, u kap shtetasja në kërkim S.D, vjeç 19, banuese në Berat, e cila është larguar nga banesa më datë 04.09.2016.  

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në  Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 26 personave dhe janë sekuestruar lëndë narkotike dhe armë zjarri.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 6 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 7 persona për narkotikët dhe krimin ekonomik e financiar.
Janë kapur 4 persona për vjedhje, OSHEE dhe goditje për shkak të detyrës.
5 persona për krime ndaj personit dhe 1 person për përndjekje.
3 persona në kërkim.
Janë sekuestruar rreth 30 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva dhe 1 armë zjarri.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 86 persona.
Gjatë 24 – Orëve u finalizua Operacioni konkretisht:
Finalizohet me sukses Operacioni i koduar "Bitter sugar".
Janë arrestuar në flagrancë tre shtetas.
Për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjera" ,"Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore" dhe "Shpërdorim i detyrës.
Nga Efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

 

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...