Policia e Shtetit. Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake 15.02.2017

Policia e Shtetit. Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake. (per video kliko mbi link)15armet

Gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 31 armë zjarri, 35.078 fishekë, 8 granata, 5 mina kundërtank si dhe 29 krehëra fishekësh.

Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë takimet sensibilizuese në të gjithë vendin në kuadër të ndërgjegjësimit për dorëzimin vullnetar të armëve.

Takimet po zhvillohen në të gjitha Njësitë Administrative, me të gjithë Kryetarët e fshatrave ku pjesë e këtyre takimeve janë bërë dhe nxënësit e shkollave të mesme, studentët si dhe stafet pedagogjike.

Krahas takimeve sensibilizuese, Policia e Shtetit në të gjithë vendin po vijon fushatën e trokitjes derë më derë nga Specialistët e Policisë së Zonave për të ndërgjegjësuar banorët për domosdoshmërinë e dorëzimit të armëve që mbajnë pa leje.

Policia e Shtetit vlerëson si shumë të sukseshme këtë nismë dhe në këtë kuadër falënderon të gjithë ata banorë që iu përgjigjën thirrjes duke dorëzuar vullnetarisht armët.

Policia e Shtetit vlerëson si shumë të vlefshëm kontributin e nxënësve dhe studentëve të cilët janë bërë pjesë e fushatave ndërgjegjësuese dhe sensibilizuese për dorëzimin vullnetar të armëve dhe municioneve duke kontribuar në rritjen e parametrave të sigurisë

Policia e Shtetit edhe një herë iu bën thirrje banorëve që mbajnë armë pa leje, ti dorëzojnë ato brenda datës 30 Prill.

 

15armet2

15armet3

15armet4

Arkiva

Korrik 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...