Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 15.02.2017

DORËZIMI I ARMËVE. 1Drejtoria PPSH.1

Policia e Shtetit

Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake.

Gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 31 armë zjarri, 35.078 fishekë, 8 granata, 5 mina kundërtank si dhe 29 krehëra fishekësh.

Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë takimet sensibilizuese në të gjithë vendin në kuadër të ndërgjegjësimit për dorëzimin vullnetar të armëve.

Takimet po zhvillohen në të gjitha Njësitë Administrative, me të gjithë Kryetarët e fshatrave ku pjesë e këtyre takimeve janë bërë dhe nxënësit e shkollave të mesme, studentët si dhe stafet pedagogjike.

Krahas takimeve sensibilizuese, Policia e Shtetit në të gjithë vendin po vijon fushatën e trokitjes derë më derë nga Specialistët e Policisë së Zonave për të ndërgjegjësuar banorët për domosdoshmërinë e dorëzimit të armëve që mbajnë pa leje.

Policia e Shtetit vlerëson si shumë të sukseshme këtë nismë dhe në këtë kuadër falënderon të gjithë ata banorë që iu përgjigjën thirrjes duke dorëzuar vullnetarisht armët.

Policia e Shtetit vlerëson si shumë të vlefshëm kontributin e nxënësve dhe studentëve të cilët janë bërë pjesë e fushatave ndërgjegjësuese dhe sensibilizuese për dorëzimin vullnetar të armëve dhe municioneve duke kontribuar në rritjen e parametrave të sigurisë

Policia e Shtetit edhe një herë iu bën thirrje banorëve që mbajnë armë pa leje, ti dorëzojnë ato brenda datës 30 Prill.


DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 14.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi H.S, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi, te rreth rrotullimi i i një qendre tregtare, iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale 52.6 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 14.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.S, vjeç 18, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Gani Kryeziu”, iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale 39.6 gr lëndë e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për korrupsionin
Më datë 14.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.R, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Myslym Keta”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, për mos vënie të një gjobe, ka tentuar ti ofrojë 200 lekë, punonjësit të policisë. Neni 244 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 14.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.Ll, vjeç 42, banues në Tiranë,  pasi dyshohet se para një viti, për punimet hidraulike, që ka kryer në një firmë, nuk i ka dhënë pagesën, shtetasit G.L, vjeç 49, banues në Tiranë. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Më datë 14.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.K, vjeç 37, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Reshit Çollaku”, në dyqan, ju gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale disa celularë pa faturë tatimore. Nenet 178 e 180 të Kodit Penal.

Më datë 14.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.P, vjeç 65, banues në Vorë, pasi dyshohet se ka falsifikuar aktin e pronësisë të tokës, të shtetasit E.P, vjeç 58. Nenet 186 e 248 të Kodit Penal.

Më datë 14.02.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit A.T dhe Th.T, vjeç 41 e 52, banues në Pogradec, me detyrë shofer dhe administrator i një shoqërie, pasi dyshohet se në kryqëzimin e rrugës “Komuna e Parisit ”, në mjetin tip ”Benz”, pronë e kësaj shoqërie, ju gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 1120 kg kafe e 400 kg kikirikë, pa faturë tatimore dhe të dyshuara kontrabandë, gjithashtu dyshohet se shtetasi Th.T ka falsifikuar faturat e shoqërimit të mallit. Nenet 178, 180 e 190 të Kodit Penal.

Seksioni për krimet ndaj pronës
Drejtoria e Policisë Tiranë, Drejtoria Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit “Patriot”, pas hetimeve intensive, zbuluan, dokumentuan dhe arrestuan autorët e dy grabitjeve të vlerave monetare bankare në transport, në aksin Tiranë- Rinas.
2 grabitjet ndodhën në: 3 dhjetor 2015, ku u sulmuan me armë një eskortë e vlerave monetare, në aksin Tiranë – Rinas, në afërsi të Qafës së Kasharit.
9 shkurt 2017, ku u sulmuan me armë një eskortë e vlerave monetare, në aksin Tiranë-Rinas, afër një  universiteti.
Pas veprimeve intensive hetimore, informacioneve të marra në rrugë operative, provave shkencore të mbledhura nga ekspertët e policisë, u arrit të provohej dhe dokumentohej impklikimi i të paktën 6 shtetasve të mëposhtëm në këto 2 ngjarje:  
• F.Xh , 33 vjec, lindur në Lushnje banues në Tiranë, ish punonjës në një Shpsf.
• D.M, 31 vjec, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, ish efektiv në forcat ushtarake.
• N.A, 28 vjec, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, ish ushtar profesionist në forcat ushtarake.
• E.K, me banim në Krujë, me biznes privat.
U shpallën në kërkim shtetasit me iniciale A.M dhe Ç.A dhe po punohet për kapjen e tyre.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, vlera monetare të konsiderueshme në valutën paund, dollarë amerikane, kanadezë dhe australianë, euro dhe lekë shqiptare, (kartmonedha këto të deklaruara në transportet monetare të vlerave të bankave respektive).
Është provuar tërësisht mekanizmi dhe roli i gjithë të dyshuarve të përfshirë në këto 2 ngjarje, duke nisur nga marrja e informacionit mbi lëvizjen e eskortës, vëzhguesit dhe personat që kanë kryer goditjen me armë.
Grupi hetimor vijon me intensitet punën për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm, të implikuar në këto ngjarje, por edhe për zbardhjen e ngjarjeve të tjera kriminale.
Gjithashtu, po vijon puna për dokumentimin e grabitjes se ndodhur në datë 13.02.2015, në një bankë të nivelit të dytë pranë stacionit te trenit.
Operacioni policor po vazhdon…

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 14.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetësia M.K, vjeç 24, banuese në Tiranë, pasi, në rrugën e “Kosovarëve”, pranë kompleksit “Dinamo”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 14.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.M, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 10:30, te ura e “Vasil Shanto”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin R.Xh, vjeç 57, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 14.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen A.S, vjeç 45, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Dritan Hoxha”, te një pallat, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin A.K, vjeç 69, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 14.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin Sh.D, vjeç 62, banues në Krujë, pasi dyshohet se rreth orës 07:15, në Tapizë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Seat”, me drejtues shtetasin M.B, vjeç 37, banues në Tiranë, më pas ky mjet ka goditur shtetasin këmbësor E.L, vjeç 23, i cili ka marrë ndihmën e parë në spital dhe më pas është larguar për në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 14.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin V.P, vjeç 62, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në vitin 2010, me anë të mashtrimit, për ndërtimin e një apartamenti, i ka marrë  një sasi eurosh, shtetases T.B, vjeç 41, banuese në Elbasan. Neni 143 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 10.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin Th.T, vjeç 52, banues në Pogradec, pasi dyshohet se, në lagjen Nr.1, në subjektin e tij iu gjetën e sekuestruan 30 kg kafe pa dokumentacionin përkatës. Nenet 149/a dhe 190 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 14.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasit A.M dhe A.D, vjeç 47 e 31, banues në Fier. Nenet 248, 186 e 143/2 të Kodit Penal.

Më datë 14.02.2017, u ndalua shtetasi në kërkim K.C, vjeç 31, banues në Fier, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, e ka dënuar me 12 muaj burg, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”. Neni 186 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për narkotikët
Nga specialistët e seksionit Kundër Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.Ç, 30 vjeç, banues në Lushnje. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi:
Në datë 14.02.2017, në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije nga kontrolli personal i ushtruar këtij shtetasi, nga punonjësit e policisë kufitare, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 qese me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva me peshë totale 50 gram.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetim të mëtejshëm në ngarkim të shtetasit të mësipërm, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” parashikuar nga neni 283  i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni për narkotikët
Më datë 14.02.2017, u ndalua shtetasi në kërkim M.S, vjeç 21, banues në fshatin Torovicë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 14.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për të dënuarin, në I.E.V.P Shënkoll, shtetasin P.B, vjeç 43, pasi dyshohet se në këtë institucion, kur i është kërkuar për kontroll fizik, ka hedhur në tokë një qese me 33.39 gr  lëndë narkotike të llojit Marijuanë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 14.02.2017, referohen materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin B.B, vjeç 37, banues në Mirditë, pasi dyshohet se rreth orës 12:40, në Nenshet Mirditë, duke drejtuar mjetin tip “ Mitsubishi”, ka dalë nga rruga për pasojë është aksidentuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeret D.B dhe D.L vjeç 68 e 63, banuese në Rubik, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 14.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin Xh.D, vjeç 61, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në lagjen “Partizani”, ju sekuestruan disa steka cigare pa pullë fiskale. Neni 178/2 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Në vijim të komunikatës datë 14.02.2017, që bënë fjalë për mos kallëzim krimi, më datë 14.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin K.N, vjeç 59, banues në Shkodër. Neni 300 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Mat
Seksioni për krimet e rënda
Në vijim të informacionit të dhënë më datë 05.02.2017, që bënë fjalë për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e mbetur në tentativë, më datë 14.02.2017, u ndalua shtetasi në kërkim A.M, vjeç 17, banues në Burrel. Nenet 139 e 22 të Kodit Penal.


DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 04.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.M, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi, në Sauk, në rrugën e “Xhabrahimëve”, iu gjet e sekueastrua 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1  i Kodit Penal.

Më datë 14.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh.Gj, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi, në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes V.Gj, vjeç 29, të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet u referuan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 14.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen N.A, vjeç 51, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se kishte në përdorim telefonin celular, të shtetases M.V, vjeç 25, banuese në Tiranë. Neni 287 i Kodit Penal.
 
Më datë 14.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit L.M, vjeç 56, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Vëllezërit Manastirli”, me anë të mashtrimit, i ka marrë një sasi lekësh, shtetasit Xh.Xh, vjeç 54, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 14.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen shtetasve A.S dhe L.S, vjeç 44 dhe 41, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, pranë një pallati, kanë goditur me grusht shtetasin F.M, vjeç 46, banues në Tiranë. Nenet 90 e 25 të Kodit Penal.
 
Më datë 14.02.2017, rreth orës 16:00, në rrugën “Franko Bardhi”, punonjësit e një firme duke kryer punime për të hapur një gropë, kanë konstatuar të mbuluara nga dheu një sasi municionesh, që u sekuestruan me cilësinë e provës material; 11 granata, 360 fishekë model 56 dhe një kuti me ndezësa të granatave. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 278 i Kodit Penal.

Më datë 14.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.G, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën e “Kosovarëve”, iu gjet dhe sekuestrua me cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.  

Më datë 14.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.H, vjeç 19, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Njazi Demi”, iu gjet dhe sekuestrua me cilësinë e provës materiale 1 dozë  lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 14.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen M.L, vjeç 54, banuese në Tiranë, pasi shtetësia M.B, vjeç 53, banuese në Tiranë, kallëzon se i ka dhënë me qera një ambient, ku kontrata ka 2 muaj që ka mbaruar, por shtetaseja M.L kërkon t’i paguhet gjysma e investimit që ka bërë. Nenet 200 e 277 të Kodit Penal.

Më datë 14.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.R, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Don Bosko”, në lokal, ka kanosur shtetasin R.B, vjeç 57, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim,  më datë 14.02.2017, në rrugën “Don Bosko”, u ndalua shtetasi në kërkim M.D, vjeç 20, banues në Tiranë. Nenet 300, 88 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 14.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.P, vjeç 61, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën e ‘’Ballçeve’’, në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE-së, kanë konstatuar rilidhje të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 14.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin T.Z, vjeç 38, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën”Princ Vidi”, për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin Q.Q, vjeç 19, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 14.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen F.A, vjeç 47, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën ”Foto Janku”, ka zënë hapësirën publike, pa lejen e organeve kompetente, në hyrje të banesës së shtetases L.B, vjeç 56, banuese në Tiranë. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 14.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin T.N, vjeç 42, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në sheshin “Austria”, pranë një banke, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës.  Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 14.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen P.B, vjeç 22, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Pal Hasi”, në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Dhuna në familje”, më datë 14.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.D, vjeç 28, banues në Tiranë. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 14.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.H, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Xhanfize Keko”, iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 14.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Y.T, vjeç 52, banues në Paskuqan, pasi dyshohet se në rrugën “Mbretëreshë Teuta”, në banesë, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar rilidhje të energjisë elektrike. Punohet për kapjen e tij. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 14.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.P,  vjeç 17, banues në Tiranë, pasi dyshohet se te Ura e Babrrusë, në mjetin tip “Volkswagen”, iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale 1 dorezë hekuri. Neni 279 i Kodit Penal.

Më datë 14.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh.S, vjeç 49, banues në Tiranë, pasi, në banesë, ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten R.T, vjeç 41, dhe fëmijët S.S dhe I.S, vjeç 22 e 21, të cilëve iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Në lidhje me këtë ngjarje, dyshohet se shtetasi Sh.S ka bërë kallëzim të rremë, ku ka pretenduar se është goditur me thikë nga bashkëshortja. Nenet 130/a/3 dhe 305 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 14.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.A, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Teodor Keko”, ka dëmtuar dy porta prej xhami të dyqanit në pronësi të shtetasit L.B, vjeç 41, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 14.02.2017, rreth orës 13:00, në lagjen Nr. 1, në banesë, është gjetur i vdekur shtetasi R.B, vjeç 61. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për vdekje natyrale.

Më datë 14.02.2017, në banesë, ka pirë disa medikamente, shtetasi E.B, vjeç 22, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është larguar në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë
Më datë 14.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin A.D, vjeç 43, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në Spille, në lokal, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 14.02.2017, u ndalua shtetasi në kërkim E.B, vjeç 39, banues në Ishëm, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj  burg, për veprën penale “ Moskallëzimi i krimit”. Neni 300/1 i Kodit Penal.

Më datë 14.02.2017, u bë ekzekutimi i vendimit penal, në ambientet e  I.E.V.P, Tiranë, për shtetasin D.Sh, vjeç 34, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale ”Prishje e rendit e qetësisë publike” e kryer në bashkëpunim. Nenet 274 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 14.02.2017, shtetasi F.H, vjeç 49, banues në Durrës, kallëzon se i është larguar nga banesa vajza shtetasja N.H, vjeç 17. Punohet për gjetjen e saj. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Më datë 14.02.2017, në fshatin Fllakë, shtetasit L.M dhe P.N, vjeç 47 e 52, banues në Shënavlash, duke udhëtuar të dy në një biçikletë, janë rrëzuar dhe kanë pësuar dëmtime të ndryshme, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 14.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin Gj.K, vjeç 49, banues në fshatin Mallkuç, pasi dyshohet se, pranë banesës, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetases E.J, më datë 14.02.2017, u gjet dhe ju dorëzua familjarëve, e cila deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Më datë 14.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin E.B, vjeç 23, banues në Elbasan, pasi dyshohet se, në lagjen “5 Maj”, iu gjetën  e sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa fishekë model 56, pa leje. Neni 278 i Kodit Penal.

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë ndalimin e shtetasit A.S, 43 vjeç, banues në fshatin Shushicë. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal më datë 14.02.2017 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 139 dhe 25 të Kodit Penal.
Më datë 14.02.2017 shtetasi K.P, vjeç 30, banues në Elbasan, kallëzon se në lagjen “5 Maji”, në lokalin e tij disa persona, dyshohet se, në gjendje të dehur i kanë dëmtuar disa pajisje. Punohet për kapjen e identifikimin e autorëve. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 14.02.2017 në lagjen “5 Maji”, një shtetase në murin rrethues të një shkolle, ka lënë një armë zjarri dhe ka njoftuar policinë për ta marrë.

Më datë 14.02.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit M.K dhe G.K, vjeç 18 e 29, banues në  Elbasan, pasi më datë 14.02.2017, në lagjen “11 Nëntori”, dyshohet se për motive të dobëta kanë kanosur e goditur me sende të forta shtetasin E.A, vjeç 23, banues në Pogradec. Nenet  89, 84 e 25  të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 14.02.2017, gjatë natës, në Përrenjas, në stacionin e trenit, janë vjedhur 4 kabllo elektrike të lokomotivës, e cila është jashtë funksionit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 14.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh.B, vjeç 30, banues në fshatin Neshtë, pasi, në fshatin Togëz, u kap  duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin motoçikletë pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 14.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasit S.H e M.Z, vjeç 32 e 15, banues në fshatin Pojan e Kreshpanj, pasi dyshohet se, më datë 27.01.2017, në Pojan, pranë banesës, shtetasit A.F, vjeç 35, i kanë vjedhur 1 pajisje. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 14.02.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen V.M, vjeç 33, pasi dyshohet se bashkëshorti A.M, vjeç 40, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë  14.02.2017, në fshatin Zharrëz, Bashkia Patos Fier, vazhdon greva e urisë e 9 banorëve të fshatit Zharrëz, me pretendimin se nuk janë dëmshpërblyer për banesat e dëmtuara nga kompania e nxjerrjes së naftës. Nga Komisariati i Policisë Patos janë marrë masat e nevojshme të sigurisë. Informacion Paraprak.

Më datë 14.02.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi N.Sh, vjeç 44,  banues në Fier, pasi, në hyrje të qytetit Fier, në Bishanak, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 14.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin G.K, vjeç 39, banues në fshatin Allkaj, pasi dyshohet se më datë 13.02.2017, në këtë fshat, në lokalin e shtetasit M.S, ka goditur me grusht, shtetasit B.D e Y.D, vjeç 39 e 34. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 14.02.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së  menjëhershëm për shtetasen E.C, vjeç 39, pasi dyshohet se bashkëshorti I.D, vjeç 39, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 14.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin F.S, vjeç 67, banues në Divjakë, pasi dyshohet se në Gungas, ka pushtuar 3400 m2. tokë të shtetases N.Ç, vjeç 66, banuese në Tiranë. Neni 200 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 11.02.2017, gjatë natës, në lagjen “28 Nëntori”, është vjedhur kioska pronë e shtetasit Q.D, vjeç 62, ku kanë marrë sende të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2017, në lagjen “Partizani”, është konstatuar vjedhja e banesës së shtetasit E.M, vjeç 60, ku kanë marrë bizhuteri e sende të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe  kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 14.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin Dh.M, vjeç 39, banues në fshatin Qeparo Himarë, pasi dyshohet se, në Qeparo, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin V.K, vjeç 34, dhe ka plagosur me mjete të mprehta në këmbë shtetasin G.L, vjeç 36, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 15.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.H, vjeç 27, banues në Vlorë, pasi, në lagjen “28 Nëntori”, u kap, pasi ishte me masë sigurimi “Arrest shtëpie” dhe ishte larguar nga vendi i qëndrimit. Neni 323 i Kodit Penal.

Më datë 15.02.2017, rreth orës 03:00, në lagjen “Partizani”, pranë banesës së shtetasit V.B, vjeç 28, është djegur pjesërisht mjeti tip “Ford Fiesta”. Punohet për përcaktimin e shkakut të djegies së mjetit. Informacion Paraprak.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 14.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin P.Ç, vjeç 36, banues në fshatin Çepun, pasi dyshohet se, në këtë fshat ka goditur me grusht, shtetasin V.L, vjeç 65. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 14.02.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen G.K, vjeç 44, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se bashkëshorti B.K,  vjeç 48, banues në Gjirokastër, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.  

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 14.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.Gj, vjeç 31, banues në Lezhë, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait, Gj.Gj, vjeç 63, i cili ka kanosur nusen e djalit, shtetasen M.Gj, vjeç 26, të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. Neni 130/a i Kodit Penal. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
 
Më datë 14.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi N.M, vjeç 42, banues në Lezhë, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases A.M, vjeç 37. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 14.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për vlerësim, për ndërtimin e një banese në vitin 2011, nga shtetasi G.G, vjeç 25, banues në Laç.

Komisariati i Policisë Mirditë
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për mbytjen në lumin Fan i Vogël, të shtetasit F.B, më datë 14.02.2017, u gjet kufoma dhe ju dorëzua familjarëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 14.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.M, vjeç 29, banues në fshatin Kuç, pasi dyshohet se në këtë fshat, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 14.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin T.N, vjeç 62, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në lokal, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 14.02.2017, rreth orës 14:02, në Sallën e Komandimit Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, një shtetas i pa identifikuar me anë të telefonit, ka njoftuar se te banesat e shtetasve P.Ç dhe K.V, në kasollen e bagëtive kanë lëndë narkotike. Pas kontrollit të ushtruar nga forcat e policisë në dy banesat, rezultoi njoftim i rremë pasi nuk u konstatua asnjë gjë e kundërligjshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 272 i Kodit Penal.

Më datë 14.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, dhe punohet për kapjen e shtetasit S.B, vjeç 43, banues në Shirokë, pasi dyshohet se rrugën Shirokë-Zogaj, ka ndërtuar një kioskë me profile metalike, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 14.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin F.D, vjeç 53, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 14.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, dhe punohet për kapjen e shtetasit L.Z, vjeç 35, banues në fshatin Guci e Re, pasi dyshohet se, në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 14.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, dhe punohet për kapjen e shtetasit L.Z, vjeç 27, banues në fshatin Guci e Re, pasi dyshohet se, në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 14.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, dhe punohet për kapjen e shtetasit L.Z, vjeç 61, banues në fshatin Guci e Re, pasi dyshohet se, në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 14.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, dhe punohet për kapjen e shtetasit N.P, vjeç 57, banues në fshatin Guci e Re, pasi dyshohet se, në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 14.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, dhe punohet për kapjen e shtetasit D.Z, vjeç 36, banues në fshatin Guci e Re, pasi dyshohet se në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 14.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.N, vjeç 20, banues në fshatin Karmë, pasi, në këtë fshat, për motive të dobëta, ka djegur me dashje banesën e babait T.N, vjeç 42. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 14.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.U, vjeç 23, banues në Has, pasi, në qytet, për shkak të detyrës ka kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit publik. Neni 236/2 i Kodit Penal.

Më datë 14.02.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.H, vjeç 36, banues në Kukës, pasi, në qytet, ka kanosur me thikë shtetasin S.U, vjeç 24. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika. Nenet 279 e 84 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 14.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin M.Sh, vjeç 20, banues në fshatin Vrenjt, pasi dyshohet se, në vendin e quajtur Kuben, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Volkswagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit&Migracionit Rinas
Më datë 14.02.2017, në P.K.K Rinas, u kap shtetasi në kërkim K.C vjeç, 31, banues në Fier, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, e ka dënuar me 1 vit burg, për veprat penale "Falsifikimi i dokumenteve", "Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve". Nenet 186/1, 190/1 të Kodit Penal.

Më datë 14.02.2017, në P.K.K Rinas, u kap shtetësia S.H, vjeç 28, banuese në Fier, e shpallur në kërkim për veprën penale ''Braktisja e fëmijëve të mitur''. Neni 124/1 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Korçë
Më datë 14.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për shtetasin Sh.S, vjeç 52, banues në Librazhd, pasi dyshohet se në S.P.K Qafë Thanë, në mjetin tip “Benz”, u konstatua një serbator shtesë për të transportuar naftë kontrabandë. Neni 172 i Kodit Penal.

Më datë 14.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin B.H, vjeç 23, banues në Bushat, Kukës, pasi dyshohet se, mbi doganën Kapshticë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 14.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin L.M, vjeç 39, pasi dyshohet se në automjetin, në pronësi, iu gjetën 3 bagëti të trasha, që dyshohet se janë futur kontrabandë. Neni  174 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Gjirokastër
Më datë 14.02.2017, në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije u arrestua shtetasi E.Ç, vjeç 29, banues në Lushnjë, pasagjer në autobusin e një linje, pasi gjatë kontrollit personal, iu gjetën e sekuestruan 2 qese me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva me peshë totale 50 gram. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Shkodër
Më datë 14.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin M.B, vjeç 36, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se, në afërsi të P.K.K Muriqan, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal. 


Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në  Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 40 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 3 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 13 persona për narkotikët, krimin ekonomik e financiar dhe trafiqet e paligjshme.
Janë kapur 11 persona për vjedhje, dhunë në familje, kundërshtim i punonjësit të policisë, dëmtim prone dhe largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit.
5 persona për krime ndaj personit dhe 1 person për kanosje.
6 persona në kërkim dhe 1 person për mitëdhënie.
Janë sekuestruar 11 granata, 360 fishekë, një kuti me ndezësa të granatave, 1 armë e ftohtë dhe 1 dorezë hekuri.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 97 persona.
Gjatë 24 – Orëve u finalizuan Operacionet konkretisht:
Drejtoria e Policisë Tiranë, Drejtoria Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit “Patriot”, pas hetimeve intensive, zbuluan, dokumentuan dhe arrestuan autorët e dy grabitjeve të vlerave monetare bankare në transport, në aksin Tiranë- Rinas. 2 grabitjet ndodhën në: 3 dhjetor 2015, ku u sulmuan me armë një eskortë e vlerave monetare, në aksin Tiranë – Rinas, në afërsi të Qafës së Kasharit. 9 shkurt 2017, ku u sulmuan me armë një eskortë e vlerave monetare, në aksin Tiranë-Rinas, afër një universiteti.
Është arritur të provohet dhe dokumentohet impklikimi i të paktën 6 shtetasve.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, vlera monetare të konsiderueshme në valutën paund, dollarë amerikane, kanadezë dhe australianë, euro dhe lekë shqiptare, (kartmonedha këto të deklaruara në transportet monetare të vlerave të bankave respektive).
Grupi hetimor vijon me intensitet punën për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm, të implikuar në këto ngjarje, por edhe për zbardhjen e ngjarjeve të tjera kriminale.


Finalizohet me sukses Operacioni policor "Kolaudimi".
Janë vënë në pranga 6 shtetas .
Për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të pa ligjshëm i kryer në bashkëpunim”.
Janë sekuestruar 1 automjet mercedez benz  si dhe disa dokumenta të automjeteve të cilat nuk i përkasin personave të ndaluar si dhe 10 telefona celularë të markave të ndryshme.
Nga Seksioni i Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Njësinë Task Forcë, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.

Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...